Brickos

Sulmet e NATO-s

20 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër Serbisë dhe Malit të Zi

20 vjet më parë kanë filluar  sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake, policore, ekonomike e strategjike  të Serbisë dhe Malit të Zi. Në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan raketat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë. Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë. “Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes, kishte thënë Clinton. Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, si dhe kapitullim pa kusht i makinerisë fashiste të  kriminelit Millosheviq. Sipas marrëveshjes prej 11 deri më 21 qershor forcat policore e ushtarake serbe duhej ta lëshonin territorin e Kosovës. Kjo është ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s, në 50-vjetorin e themelimit, cila me të drejtë konsiderohet si ndërhyrja historike, sepse kishte ndëshkuar një regjim të egër kriminal e fashist.

Kontrolloni gjithashtu

Andin Hoti: Serbia nuk po e zbaton deklaratën për personat e pagjetur, të nënshkruar me 2 maj të vitit të kaluar, në Bruksel

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Ukshin  Hoti deklaroi se Serbia nuk po …