Brickos

24 mars 1999 Beteja e Gllogjanit- Epopeja e Dukagjinit

24 mars 1999, Beteja e Gllogjanit – Epopeja e Dukagjinit

Epopeja e UÇK- së, në Gllogjan kishte mbledhur krerët e shtetit, familjarë dëshmorësh, invalid e veteranë të luftës, përfaqësues nga mbarë trojet shqiptare, për të shënuar 21 vjetorin e fillimit të luftës në Dukagjin, përjetësimin e tre dëshmorëve Agron Mehmetaj, Gazmend Mehmetaj dhe Himë Haradinajsi dhe fillimin e 20 vjetorit të sulmeve të Nato-s, kundër makinerisë serbe.

Fjalën e rastit para të pranishmëve i mbajti presidenti i Kosovës Hashim Thaqi i cili tha se pas fillimit të fuqizimit të UCK-së, dhe familjes Jashari ndodhi edhe ajo që pritej në Gllogjan, ngase tani strukturat ishin zgjeruar. Epopeja e Dukagjinit shënon një kthesë për luftën për Liri. Madhështia e saj është edhe me bombardimet e NATO-s. Sot kujtojmë me pietet luftën e Dukagjinit. Luftën duhet ta ruajmë si sytë tanë. Presidenti Thaqi sot kishte vendosur të ndajë 12 dekorata për Heronjtë: Ali Selmanaj, Arben Ahmetaj, Artan Mehmetaj, Burim Mustafaj, Enver Halilaj. Fatmir Nimanaj, Hasim Halilajt, Luan Nimanaj. Naim Nimanaj, Orhan Halilaj, Sokol Sejfijaj, Shpend Malaj, Shpend Malaj.

Kryministri i Kosovës Ramush Haradinaj pasi kujtoi Betejën e Gllogjanit- Epopenë e Dukagjinit, tregoi se jam rritur me historitë e lavdishme të popullit shqiptar. Historia e Dukagjinit është e lavdishme që nga Lekë Dukagjini e tutje. Ne nuk e ndalëm luftën asnjëherë.  Në UCK u bashkuam të gjithë. Në këtë ditë në vitin 1999 u pranua e drejta e jonë. Nato e prirë nga Amerika na u gjet në ditë më të vështira të popullit tonë. U jemi mirënjohës për jetë. Me 24 mars 98 në Gllogjan iu vazhdua nami komandantit Legjendar Adem Jasharit.  Tre djem tanë i mbuloi toka atë ditë. Nuk ka gjykatë që i gjen gabim luftëtarët tanë. A ka ditë me të madhe se Liria. Mos të ndalemi deri sa ta bëjmë Kosovën e Tërë, porositi Kryeministri Haradinaj.

Kryeministri në vazhdim ndau dekorata për Brigadat: Brigada 131 Jusuf Gërvalla, Brigada 132 Myrtë Zeneli, Brigada 133 Adrian Krasniqi, Brigada 134 Bedri Shala. Brigada 135 Agim Zeneli, Brigada 136 Rugova, Brigada 137 Gjakova dhe Brigada 138 Agim Ramadani, si dhe  për Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Komandanti i FSK gjeneral Rrahman Rama sot në këtë përvjetor ju drejtohem si komandant i Forcës, që ishte edhe ideal i të gjithë luftëtarëve të lirisë. Beteja e Dukagjinit ndodhi kur duhej të ruhej vazhdimësia e luftës. Trimëria e Haradinajve dhe luftëtarëve tjerë bënë që të arrihet liria.

Kryetari i komunës së Deqanit Bashkim Ramosaj kujtoi me pietet Epopenë e Dukagjinit. 24 marsi është harta e sakrificës, e luftës. Ne kujtojmë luftëtarët e Dukagjinit e mbarë Kosovës që janë themeli i lirisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …