Janë bërë dy dekada që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë policore e ushtarake serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm. Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri. Nga dëshmitarët mësohet se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve. Familjarë dhe qytetarë të tjerë kujtojnë çdo vit këto viktima, e ashtu do të ndodhë edhe këtë vit. Për t’i nderuar viktimat do të jetë në Studime sot edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur gëzimin dhe urimin e tij për Kosovën pasi iu hap rruga për anëtarësim në KiE
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur gëzimin dhe urimin e tij për Kosovën pas …