Yearly Archives: 2016

OVL-UÇK: Këshilli i protestave ka dhjetëra veta, ndërsa pas OVL qëndrojnë rreth 30 mijë veteranë

Sot, duke filluar në orën 12.00 është paraparë të mbahet protestë, në Prishtinë, e një pjese të  veteranëve të UÇK-së, të drejtuar nga Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së. Me kërkesat e tyre pajtohet edhe Organizata e Veteranëve të UÇK-së, por nuk …

Më shumë...

Sllavko Simiq: Nuk kemi ndonjë obligim ta mbështesin asnjë kandidat për kryetar

Kryetari listës serbe Sllavko Simiq, shef i grupit parlamentar të kësaj partie  tha  se nuk është në ndonjë obligim t’a mbështes ndonjërin nga kandidatët potencial, i cili pretendon t’a marrë mandatin nga Atifete Jahjaga.“Nuk jemi në detyrim sepse sipas marrëveshjes së koalicionit nuk kemi asnjë detyrim ndaj askujt kur është …

Më shumë...

Prenk Gjetaj: Janë më shumë se 1 mijë e 600 të zhdukur nga Kosova fati i të cilëve nuk dihet ende

Po bëhen  18 vjet pas përfundimit të luftës dhe shumë qytetarë të Kosovës të vrarë mizorisht nga forcat serbe ende rezultojnë të zhdukur. Janë më shumë se 1 mijë e 600 trupa  të vrarë fati i të cilëve nuk dihet ende. Janë po ashtu rreth 300 mbetje mortore të tjera …

Më shumë...

Koalicioni PDK-LDK vendosi që deri më 29 shkurt ta votojë Hashim Thaçin për kryetar të Kosovës

Koalicioni PDK – LDK e ka marrë vendim që deri më 29 shkurt ta votojë Hashim Thaçin në postin e kryetarit të Kosovës. Zyrtarë të partisë më të madhe në pushtet kanë thënë të mos i kenë problem numrat, por janë duke pritur kthimin e të gjithë deputetëve disa prej …

Më shumë...

Jahjaga: Kam biseduar me liderët e opozitës, kam dërguar vendimin për AKS-së në Kushtetuese

Kryetarja, Atifete  Jahjaga, gjatë qëndrimit,  në Besianë,  është cituar të ketë deklaruar se  nuk e ka ndërmend t’ i ftojë në bisedime liderët e partivë opozitare.  Ajo ka sqaruar me këtë rast se ka biseduar me liderët e opozitës  e ka dërguar vendimin në Gjykatën Kushtetuese. Kam kërkuar prej dy …

Më shumë...

Ministri Hashim Thaçi u takua me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit  në Amerikë, është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry. Ai thotë se me të ka pasur një bashkëbisedim miqësor, duke shtuar se Kosova është e sigurt dhe e bekuar, sepse  ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të …

Më shumë...

Në moshën 96-vjeçare u nda nga jeta, akademiku dhe historiani i mirënjohur shqiptar, Kristo Frashëri

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka bërë të ditur se në moshën 96-vjeçare ënjtë ndarë nga jeta, akademiku dhe historiani i mirënjohur shqiptar, Kristo Frashëri. Akademia bën të ditur se Frashëri ndërroi jetë mbrëmjen e 31 janarit, nga një vdekje natyrale. Homazhet për akademikun do të mbahen më 3 shkurt …

Më shumë...

Gëzim Kelmendi: Murat Jashari kandidati më unifikues për postin e kryetarit të Kosovës

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, kryetar i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, në emisionin ka theksuar për Radio-Dukagjini  se ai nuk do ta votojë  Hashim Thaçi për pozitën e kryetarit. Sipas tij, “janë të pasinqerta deklaratat e disa deputetëve të koalicionit qeverisës të cilët po deklarojnë se do të …

Më shumë...

Ndërpritet greva e kardiologëve në QKUK

Sot, kardiologët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë ndërprerë  grevën disa ditore. Tash e tutje, shërbimet kardiologjike të ofrohen normalisht.  Kjo është vendosur pas takimi mes kardiologëve,   Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Dr. Imet Rrahmani,  me prezencë edhe të zyrtarëve të  Federatës Sindikale të Shëndetësisë, ku prezent ishte edhe …

Më shumë...

Abrashi: Gjatë muajit janar janë paguar 14.923 Veteranë Luftëtarë

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale iu bën të ditur të gjithë veteranëve luftëtarë, se në vazhdimësi është duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të përmbushjes së obligimeve ligjore. Në këtë kuadër, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale mirëpret të gjitha kërkesat legjitime në këtë proces.  Njëkohësisht, …

Më shumë...

Ish komisari i BE-së për bujqësi premton mbështetje për bujqit në Kosovë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti në një takim ish komisionerin e Bashkimit Evropian për Bujqësi dhe ish ministër i Bujqësisë së Austrisë, Franz Fishler. Ai shoqërohej edhe nga ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Fandler. Ministri Krasniqi e informoi zotin Fischler për politikat programore në …

Më shumë...

FSK-ja filloi aksionin humanitar të dhurimit të gjakut

Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, filloi aksioni humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, me moton: “Një pikë gjak për shpëtimin e një jete”, në organizim të Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak, Departamentit të Mjekësisë të MFSK-në, dhe në realizim të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës …

Më shumë...

Gjykata Themelore e Prishtinës refuzoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për rastin, Hasani

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për zbatimin e mundësisë së hetimit të vecantë të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i cili dyshohej për vepër penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe falsifikim të dokumentit zyrtar – nënshkrimin …

Më shumë...

Haradinaj: Është mirë të arrihet një marrëveshje politike para 17 shkurtit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se duhet të arrihet  një marrëveshje politike para 17 shkurtit. Ne do t’i reflektojmë këto diskutime edhe brenda nesh. Të gjitha që i kemi dëgjuar do t’i reflektojmë edhe në partneritet me kolegët tanë opozitarë. Shpresoj shumë se një marrëveshje politike do të …

Më shumë...

Në 19-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët:: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Sot, me rastin e 19-vjetorit të rënies së  dëshmorëve të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, në Teatrin Kombëtar të Prishtinë, duke filluar nga ora 13:00, do të mbahet Akademi Përkujtimore. Në ditë-rënien heroike të tre dëshmorëve të parë të UÇK-së, kryekuvendari, Kadri Veseli do të vendosë lule …

Më shumë...

Pren Marashi: Veteranët me fusnotë po promovojnë vetveten

Në një reagim të tij publik, veterani i luftës së UÇK-së, në Zonën e Dukagjinit, Pren Marashi, Komandant i Batalionit të Katërt i  Brigadës 138, “Agim Ramadani”, të Zonës Operative të Pashtrikut,  shprehet kundër daullexhinjve,  që deri që para dosa  vitesh njiheshin si sportistë e muziktarë, e sot identifikohen me …

Më shumë...