Yearly Archives: 2016

Mediet shkruajnë për hapjen e konsullatës së Kosovës në Iowa

Mediet lokale në shtetin Iowa, kanë pasqyruar gjerësisht hapjen e konsullatës së Kosovës në kryeqytetin e këtij shteti, Des Moines. Kjo është konsullata e dytë e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas asaj në New York. “Përshtypjet e mia me të rinjtë dhe të rejat kosovare …

Më shumë...

Opozita vazhdon tubimet mobilizuese

Opozita po i vazhdon tubimet mobilizuese gjithandej vendit. Subjektet opozitare kanë njoftuar se sot, në orën 16:00, do të mbahet një tubim mobilizues me gra në Pejë. Në këtë tubim do të jenë të pranishme përfaqësueset e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku dhe Albulena Haxhiu, Donika Kadaj dhe Magbule Shkodra nga Aleanca …

Më shumë...

Jahjaga nuk e ka themeluar ende komisionin për demarkacionin

Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga ende nuk i ka përfunduar procedurat për themelimin e Komisionit me ekspertë ndërkombëtarë për të shqyrtuar shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Javë më parë, e para e shtetit kishte paralajmëruar themelimin e një komisioni ad-hoc me ekspertë ndërkombëtarë për të vlerësuar procesin e …

Më shumë...

Policia zbardh detaje të reja mbi mjetin shpërthyes në xhaminë e Drenasit

Policia e Kosovës ka zbardhur hollësi të reja në lidhje me mjetin e dyshuar shpërthyes që u gjet dje në xhaminë e Drenasit. Sipas Policisë, mjeti shpërthyes nuk ka pasur detonator. Njësia për trajtimin e materialeve eksplozive dhe deminim, ka bërë tërheqjen në mënyrë të kontrolluar të mjetit shpërthyes të …

Më shumë...

Shala: Deputetët opozitarë bojkotojnë Kuvendin, ndërsa marrin mëditje

Deputetët e opozitës vazhdojnë të marrin pjesë në udhëtimet zyrtare jashtë vendit, ndonëse ata prej muajsh po bojkotojnë seancat e rregullta të Kuvendit dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare. Në kohën kur Kuvendi ka hyrë në muajin e pestë të bllokadës, deputetët e partive opozitare vazhdojnë t’i shfrytëzojnë udhëtimet jashtë vendit, …

Më shumë...

Edhe 16 sirianë kanë vdekur urie në qytetin Madaja

Në Madaja, qytetin e rrethuar nga forcat ruse dhe Assadite, kanë vdekur urie edhe 16 sirianë dhe rrezikohen të vdesin edhe  qindra të tjerë. Rusët dhe assaditët nuk po i lejojnë organizatat humanitare të dërgojnë ndihma në ushqime, me qëllim që banorët dhe luftëtarët e opozitës të dorëzohen. Zyrtarët ndërkombëtarë …

Më shumë...

Amerika heq dorë nga Siria, zgjidhjen ia lë në duar rusëve dhe Assadit

Administrata amerikane po heq dorë nga Siria dhe zgjidhjen e çështjes atje po u lë në duar rusëve dhe forcave të Assadit. Edhe  pse fillimisht ishte pikërisht Amerika ajo që i kishte trimëruar sirianët të luftonin regjimin e Assadit, madje duke i ndihmuar me armë, logjistikë  dhe duke i ushtruar, …

Më shumë...

Veteranët protestojnë të hënën

Këshilli për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, ka njoftuar se të hënën në orën 12:00 do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për shkak të parregullsive që po ndodhin me dhënien e pensioneve për veteranët e UÇK-së. Kryetari i këtij Këshilli, Xhevdet Qeriqi tha se përkundër marrjes së …

Më shumë...

Xhandarmëria serbe shfaqet sërish në fshatin, Karaçevë

Xhandarmëria serbe nuk po ndalet së patrulluari edhe në brendësi të territorit të Kosovës, sidomos në fshatrat e brezit kufitar. Kështu, fshati Karaçevë i Dardanës mbetet vendi më i pasigurt në Kosovë, pasi që banorët ndihen të rrezikuar nga pjesëtarët e xhandarmërisë serbe. Një patrullë e xhandarmërisë serbë është fotografuar …

Më shumë...

Përurohet hidrocentrali ‘Albaniku III’, investim i diasporës

Në fshatin Selac të Shalës së Bajgorës, sot është përuruar hidrocentrali ‘Albaniku III’, i cili do të ketë një kapacitet prej 4.3 megavatësh. Krye-investitori, Gani Nuhiu, tha se ndihet i nderuar që të shpalos një punë që është bërë me shumë mund dhe sakrificë. Ai shtoi se ky hidrocentral u …

Më shumë...

Fetnete Ramosaj: Lufta e UÇK-së dhe epopeja e lavdishme e 27, 28 dhe 29 janarit 1999

 Lufta e UÇK-së dhe epopeja e lavdishme e 27, 28 dhe 29 janarit 1999 në Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit    Përderisa gjatë dekadës së fundit të shekullit XX, Serbia për të satën herë ishte harlisur për të jetësuar ëndrrën e saj shoviniste për Serbinë e Madhe, duke kryer …

Më shumë...

Fetnete Ramosaj: Lufta e UÇK-së dhe epopeja e lavdishme e 27, 28 dhe 29 janarit 1999

Përkujtohet 19 vjetori i rënies heroike të 30 dëshmorëve të kombit të rënë në Bishtazhin, Goden e Rogovë të Hasit

Në mbrëmjen e 27 janarit të vitit 1999, nëntëdhjetë e gjashtë pjesëtarë të UÇK-së (të Zonës Operative të Dukagjinit dhe një njësit i Zonës Operative të Pashtrikut) u nisën nga baza e UÇK-së në Zhebel të Gjakovës në drejtim të Shqipërisë, me detyra të furnizimit me armatim dhe teknikë lufte. …

Më shumë...

Akademi përkujtimore në 2-vjetorin e vdekjes së dr. Muhamet Pirrakut ( 1944-2014)

Në përkujtim të jetës dhe veprës së doktor, profesor Muhamet Pirrakut, nesër më 30 janar 2016, në orën 11.00, në sallën e Institutit Albanologjik të Prishtinës, mbahet Akademi përkujtimore. Po nesër në orën 13.00 në vendlindjen e tij në Flamuras, (ish Sankoc) të Drenicës zbulohet edhe përmendorja.  Muhamet Pirraku ka …

Më shumë...

Akademi përkujtimore për heronjtë e UÇK-së: Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zajnullahu

Klubi letrar, “Zahir Pajaziti” në Besianë, nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti mban Akademi përkujtimore  në nderim dhe përkujtim të jetës dhe veprave të heronjve të parë të UÇK-së:  Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zajnullahu.  Akademia mbahet nesër më 30 janar 2016, në amfiteatrin e …

Më shumë...

Kadare i habitur me festimet në 80-vjetorin e lindjes së tij ndërkohë që nuk u përkujtua as Skënderbeu

Në 80-vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë, në Shqipëri, por edhe në mërgatë janë organizuar festime të shumta, ndërsa urimet për të kanë qenë të panumërta. Kadare iu është shmangur festimeve. Ai madje ka thënë se është habitur me këto festime, pasi sipas Kadaresë, vetëm pak ditë më parë, askush …

Më shumë...

ASK: Eksporti i mallrave në dhjetor 2015 kishte vlerën 23.5 milionë Eu, ndërsa importi 253.6 milionë

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikoi të dhënat Tregtisë së Jashtme, lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin dhjetor 2015. Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për muajin dhjetor 2015 prej 230.0 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej …

Më shumë...