Monthly Archives: June 2017

Nebi Rexhepi: Basha ka lënë anash ato personalitete në PD që janë shumë më të aftë e më inteligjentë se ai

Nebih Rexhepi

Të flasësh për këtë Lulin e demokratëve  është më se komplekse sepse kemi të bëjmë me një figurë tejet të zymtë politike. Lulzim Basha karrierën e tij politike e nisi tamam ashtu sikur Sali Berisha duke i urryer të gjithë të tjerët që nuk mendonin politikisht si ai. Një veti …

Më shumë...

Me 62 vota për, 5 abstenime, 44 kundër, Kuvendi i Maqedonisë ka votuar Qeverinë e re të kryeministrit, Zoran Zaev

Me 62 vota për, 5 abstenime, 44 kundër, Kuvendi i Maqedonisë ka votuar Qeverinë e re të kryeministrit, Zoran Zaev

Me 62 vota për, 5 abstenime, 44 kundër, Kuvendi i Maqedonisë ka votuar Qeverinë e re që do të drejtohet nga kryeministri, Zoran Zaev. Qeveria e re përbëhet nga tri subjekte politike, Lidhja Sociale-Demokrate, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët. Partitë shqiptare do të drejtojnë shtatë ministri, ndërsa …

Më shumë...

Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Prindërve

Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Prindërve

Sot në mbarë botën shënohet edhe dita botërore e prindërve. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në mbledhje plenare të 17 shtatorit 2012, miratoi një rezolutë ku thuhet se 1 qershori shpallet dita botërore në nderim të prindërve në të gjithë botën. Kjo rezolutë fton shtetet anëtare të OKB-së …

Më shumë...

Haradinaj nënshkruan memorandum mirëkuptimi me sindikatën e Shëndetësisë

Haradinaj nënshkruan memorandum mirëkuptimi me sindikatën e Shëndetësisë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA Ramush Haradianj ka nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë. Haradinaj bashkë me Veselin u zotuan se do të rrisin rrogat për punëtorët e shëndetësisë si dhe përmirësimin e kushteve të tyre. Ai tha se personeli mjekësor nga mjekët …

Më shumë...

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Me aktivitete të ndryshme, sot në Prishtinë shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, do të jetë amfiteatri i hapur, duke filluar nga ora 10:00. Ndërsa edhe Muzeu i Kosovës ka përgatitur aktivitete të ndryshme për fëmijë, të cilat aktivitete fillojnë po ashtu në ora 10:00.

Më shumë...

Daka: Të respektohet Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe fushata zgjedhore të jetë demokratike

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka reaguar pas publikimit të videos nga diaspora lidhur me keqpërdorimin e votave

Me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, u ka bërë thirrje partive t’u përmbahen rregullave dhe të mos përdorin gjuhë denigruese gjatë fushatës elektorale. Ajo ka thënë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa do të shqiptojë gjoba për ata që nuk i …

Më shumë...

Rama: Nuk kemi armiqësi me PD-në dhe me askënd që e përfaqëson këtë parti

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, njëherësh kryetar i PS-së, Edi Rama zhvilloi të mërkurën një takim me të rinjtë e Laçit, ku ironizoi kreun e PD-së Lulzim Bashën dhe ftoi votuesit e djathtë që të votojnë PS-në. Ai tha se nuk kanë armiqësi me PD-në dhe me askënd që e përfaqëson këtë …

Më shumë...

Haradinaj: Zotohem se do ta ndihmojmë bujkun dhe prodhuesin e Kosovës

Haradinaj: Zotohem se do ta ndihmojmë bujkun dhe prodhuesin e Kosovës

I nominuari për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi të merkurën me banorët e fshatit Bllacë të Therandës, u zotua se gjatë mandatit të tij do të punojë afër me bujkun dhe prodhuesit vendorë për të gjetur zgjidhje për problemet që rëndojnë mbi …

Më shumë...

KFOR-i organizon Ditën e Perspektivës Gjinore

KFOR-i organizon Ditën e Perspektivës Gjinore

KFOR-i do të organizojë sot Ditën e Perspektivës Gjinore të KFOR-it 2017. Qëllimi i konferencës është të mundësojë një platformë për organizatat ndërkombëtare, organizatat joqeveritare, KFOR-in dhe NATO-n, si dhe organizatat e sigurisë të Kosovës, për të diskutuar tema të lidhura me çështjet gjinore me fokus në “Perspektivën gjinore në …

Më shumë...