Monthly Archives: November 2018

Cilësia e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë shqetësuese, qytetarëve u kërkohet që të mos i hapin dritaret

Shifra alarmante kanë treguar matësit e nivelit të ndotjes së ajrit në Prishtinë, në fillim të javës së parë të dhjetorit

Qysh në mëngjes, qytetarët e Prishtinës sot janë përballur me ndotjen e ajrit. Edhe në mëngjesin e sotëm, cilësia e ajrit në Prishtinë ishte mjaft shqetësuese. Në bazë të matjes së cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, edhe në mëngjesin e sotëm ndotja e ajrit ishte …

Më shumë...

Kryeministri Haradinaj merr pjesë në hapjen e edicionit të dytë vjetor të Konventës së Veshmbathjeve të Kosovës

Kryeministri Haradinaj merr pjesë në hapjen e edicionit të dytë vjetor të Konventës së Veshmbathjeve të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe e Ngarkuara me Punë Colleen Hyland do të hapin edicionin e dytë vjetor të Konventës së Veshmbathjeve të Kosovës. Fuqizimi i Sektorit Privat i USAID-it dhe Shoqata e Marketingut të Veshmbathjeve e Kosovës kanë hyrë në partneritet për të mbështetur zhvillimin dhe …

Më shumë...

Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës sot do të shqyrtojë projektligjin për Gjykatat

Masakrën e 45 civilëve shqiptarë nga shteti serb në Reçak e quajti trillim, dënohet me 2 vjet burg Ivan Todosijeviq

Komisioni për Buxhet dhe Financa do të mbajë sot mbledhje me ç’rast pritet të shqyrtohet projektligji për Gjykatat. Po ashtu, në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe projektkodi penal i Republikës së Kosovës e Projektligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Komisioni për Buxhet dhe Financa pritet që këtë …

Më shumë...

Jens Stoltenberg thotë se mbrojtja e Evropës nuk duhet të forcohet, duke i shkaktuar dëm NATO-n

Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi propozimet për formimin e një “ushtrie evropiane”, dhe u shpreh kundër çdo fortifikimi të mundshëm të mbrojtjes së Evropës në dëm të Aleancës Atlantike. “I përgëzoj përpjekjet e zgjeruara të Bashkimit Evropian në aspektin e mbrojtjes pasi është gjë e mirë nëse …

Më shumë...

MINISTRI BYTYQI MORI PJESË NË SESIONIN INFORMUES PËR PROGRAMIN “HORIZON 2020”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në hapjen e sesionit informues për mënyrën dhe mundësitë e aplikimit me projekte shkencore në programin “Horizon 2020”, i cili është organizuar nga Komisioni Evropian. Me këtë rast, ministri Bytyqi ka thënë se, shpreson se ky sesion informues për …

Më shumë...

Zëvendësministrja Bunjaku raportoi pranë Komisionit Parlamentar për zbatimin e Strategjisë dhe Planit Nacional të Veprimit për Persona me Aftësi të Kufizuara

Zëvendësministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Bunjaku, ka raportuar pranë Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, lidhur me zbatimin e Strategjisë dhe Planit Nacional të Veprimit për Persona me Aftësi të Kufizuara. Gjatë raportimit, zëvendësministrja Bunjaku tha: “Departamentet e MKRS-së duke …

Më shumë...

MTI kërkon nga prindërit që t’i largojnë nga fëmijët lodrat e rrezikshme

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke punuar vazhdimisht që produktet në treg të jenë cilësore dhe në harmoni me legjislacionin evropian. Në vazhdën e kontrollit të produkteve që shiten apo tregtohen në tregun e Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, muaj me parë ka marrë mostra të lodrave dhe …

Më shumë...

Produktet kosovare ekspozohen në SHBA

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka organizuar pjesëmarrjen e kompanive kosovare: “Prince Caffe”, “Frutex”, “Bodrumi i Vjetër” dhe “Kosova Wine” në panairin “PLMA’s 2018 Private Label Trade Show”, që po mbahet në Çikago të SHBA-së. Kompanitë kosovare që …

Më shumë...

LEKAJ KËRKOI PUNË CILËSORE NË SANIMIN E TUNELIT NË HYRJE TË MITROVICËS

Ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtor, të martën realizoi vizitë inspektuese në punimet që janë duke u zhvilluar në sanimin e tunelit në Rrugën Nacionale N2, segmenti Mitrovicë – Çabër. Ky projekt ka kosto afër 380 mijë euro dhe parashihet të përfundohet brenda 60 ditësh, por që synohet të …

Më shumë...

FILLOI PUNA NË NËNKALIMIN E VAROSHIT NË FERIZAJ

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, inauguroi fillimin e punimeve në ndërtimin e nënkalimit në rrugën Varosh – hyrje e qytetit të Ferizajt. Ndërtimi i nënkalimit të parë në këtë segment rrugor ka kosto mbi 750 mijë euro, ndërsa kostoja totale e projektit për zgjerimin e kësaj rruge me infrastrukturën përcjellëse, …

Më shumë...

Filloi ndërtimi i nënkalimit të dytë në Varosh nga projekti “Bashkimi i Qytetit”

Përkrahja e projekteve të Ferizajt, qofshin ato infrastrukturore apo të llojeve tjera nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës është dëshmi e mirëqeverisjes të të parit të Ferizajt, Agim Aliu dhe politikave të tij dhe administratës së tij në favor të qytetarëve ferizajas. E tillë, ishte edhe vizita e …

Më shumë...

Kryetari Aliu, mbajti takim lamtumirës me ekipet e LMT-së

Numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu, këtë të martë ka zhvilluar një takim lamtumirës me përfaqësuesit e LMT-së, togeren Allyson McClain dhe rreshterin Isaiah Valdez të cilët për një kohë punuan në rajonin e Ferizajt, ndërkaq tashmë kanë përfunduar mandatin e tyre. Me këtë rast Kryetari Aliu, këta …

Më shumë...

Komuna e Vitisë vazhdon me aksione të pastrimit, pjesa prapa shtëpisë së kulturës do të shndërrohet në park

Me nismën e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka filluar një aksion për pastrimin e hapësirës prapa Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani “ në Viti. Këtij aksioni përveç zyrtarëve komunal ju janë bashkangjitur edhe vullnetarë të shumtë të cilët kanë mirëpritur rregullimin e kësaj hapësire. Kryetari …

Më shumë...

Fillojnë punimet në rregullimin e një pjese të qytetit të Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar punimet që po bëhen në qendër të qytetit të Vitisë, konkretisht në rrugët “Idriz Seferi” dhe “Brigada 173”. Për gjatë këtyre rrugëve falë një projekti të përbashkët të Komunës së Vitisë me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal është duke u …

Më shumë...

Janë dhuruar 20.000 fidane

Komuna e Suharekës, përkatësishtë Drejtoria e Bujqësisë, sot ka dhuruar 20.000 fidane për pemëtarë në Komunën e Suharekës. Janë 60 fermerë që kanë përfituar nga 15-20 ari për t’i mbjellur në parcelat e tyre bujqësore. Pemëtarët janë ndarë të kënaqur nga ky donacion dhe e kanë falënderuar Drejtorinë e Bujqësisë …

Më shumë...

Po inspektohen punimet në Mushtisht

Në fshatin Mushtisht janë duke u zhvilluar shumë punë, në disa segmente, për rregullimin e infrastrukturës. Për të parë ecurinë e punimeve në këtë fshat ka shkuar kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, i cili gjatë vizitës së punimeve ka thënë se: “Në Mushtisht projektet për rregullimin e infrastrukturës, …

Më shumë...