Yearly Archives: 2022

Drejtori Emini takon zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale

Gjatë ditës së sotme drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Ferizajt Dr. Kemajl Emini, është takuar me ushtruesen e detyrës së drejtoreshës së Qendrës për Punë Sociale Adelina Rexhepi-Braha dhe zyrtarin e shërbimeve sociale Musa Baftiu. Me këtë rast drejtori Emini është njoftuar nga afër …

Më shumë...

KGJK ka vendosur suspendimin e  Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, nga pozita e saj si kryetare

Keshilli Gjyqesor i Kosoves

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), njofton opinionit publikë, se në mbledhjen e 281-të ka vendosur për suspendimin e  Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, nga pozita e saj si kryetare. Ky Vendim është marrë sipas kërkesës së Autoritetit Kompetent për Kryetar të Gjykatave, në përputhje me Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore …

Më shumë...

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë, e cila kërkon mbrojtjen e civilëve dhe infrastrukturës civile, në Ukrainë

OKB

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë, e cila kërkon mbrojtjen e civilëve dhe infrastrukturës civile në Ukrainë, si dhe ndaljen e menjëhershme të luftës. Rezoluta, e cila është miratuar më 24 mars në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ka siguruar 140 vota …

Më shumë...

Çedomir Jovanoviq: Kosova është krejtësisht e pavarur nga Serbia, serbët e Kosovës janë pengje të pamundësisë së Beogradit

Çedomir Jovanoviq

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq, deklaroi se është plotësisht i vetëdijshëm që Kosova është krejtësisht e pavarur nga Serbia tashmë me vite dhe se është i sigurt që serbët e Kosovës janë pengje të pamundësisë në Beograd, e që sot transmetohet në mënyrë tjetër, e gjatë …

Më shumë...

Inspektorati Policor i Kosovës shqyrton çështjen e pjesëmarrjes së eprorëve të Policisë së Kosovës në takim me kryetarin e Serbisë, Vuçiq

IPK:

Inspektorati Policor i Kosovës është duke shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së eprorëve të Policisë së Kosovës, nga veriu i vendit  në takim me kryetarin  e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku u diskutua për vendimin e Qeverisë e Kosovës që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë. Zëdhënësi i Inspektoratit Policor …

Më shumë...

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati sot ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës,  myftiun Naim Tërrnava

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati sot ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës,  myftiun Naim Tërrnava

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati  ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës,  myftiun Naim Tërrnava, i shoqëruar nga kryetari i BI-së në Malishevë, Sead Pacarizi. Në këtë takim, kryetari Kastrati dhe myftiu Tërnava kanë diskutuar rreth bashkëpunimit të mirë që në vazhdimësi ka Komuna e …

Më shumë...

Fondi i Grave të Kosovës ndan mbi 276,000€ për 28 organizata dhe strehimore në Kosovë

Fondi i Grave të Kosovës ndan mbi 276,000€ për 28 organizata dhe strehimore në Kosovë

Më 24 mars, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) mbajti sesion orientues me ç ‘rast ndau grante për 28 organizata dhe strehimore në Kosovë, në kuadër të Fondit të Grave të Kosovës (FGK), në shumë të përgjithshme prej 276,548€. Më saktësisht, këto grante u dhanë 19 Organizatave të Shoqërisë Civile …

Më shumë...

Krerët e shteteve dhe qeverive të 30 vendeve aleate të NATO-s, nxorën një Deklaratë e përbashkët lidhur me pushtimin rus të Ukrainës

Krerët më të larë të shteteve dhe qeverive të 30 vendeve anëtare të NATO-s në një deklaratë në fund të takimit kanë saktësuar se: Krerët e shteteve dhe qeverive të 30 vendeve aleate të NATO-s, u takuam  për të shqyrtuar agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, kërcënimi më i madh për …

Më shumë...

Kryetari i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje NATO-s që t’i japë 1 % të armëve të saj për luftën e Ukrainës kundër Rusisë

Volodymyr

Kryetari i Ukrainës Zelenskij i bëri thirrje NATO-s që t’i sigurojë Ukrainës 1 për qind të të gjithë aeroplanëve të saj, të gjitha tanket, si dhe sistemin e raketave, armë kundër anijeve dhe pajisje të mbrojtjes. Gjëja më e keqe gjatë luftës është të mos kesh përgjigje të qarta ndaj …

Më shumë...

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Vladimir Putin, gaboi kur mendoi se NATO-ja është e ndarë sa i përket Ukrainës

Kryetari amerikan, Joe Biden, tha se Vladimir Putin, gaboi kur mendoi se NATO do të ishte e ndarë sa i përket Ukrainës. Në një konferencë për media, Biden tha se pushtimi rus i Ukrainës ka rritur unitetin brenda NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Grupit të shtatë vendeve më të industrializuara, G7. …

Më shumë...

Perëndimi po korr fryte të tmerrshme pas vendimit për ta armatosur Ukrainën, thonë autoritetet e larta të Kremlinit

Perëndimi po korr fryte të tmerrshme pas vendimit për ta armatosur Ukrainën, thonë autoritetet e larta të Kremlinit

Ministria e Jashtme ruse ka reaguar pas samitit të NATO-s që u mbajt në Bruksel Kjo ministri tha se vazhdimi i mbështetjes së Kievit tregon se aleanca perëndimore dëshiron që konflikti të vazhdojë,  ka raportuar agjencia ruse RIA. Perëndimi po “korr fryte të tmerrshme” pas vendimit për ta armatosur Ukrainën. …

Më shumë...

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka vazhduar akuza të ashpra ndaj Zyrës së Prokurorit në Hagë lidhur me zbulimin e provave

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe i ka dërguar një ankesë gjykatës së Apelit, i pakënaqur me gjyqtarin francez

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka vazhduar akuza të ashpra ndaj Zyrës së Prokurorit në Hagë lidhur me zbulimin e provave, duke saktësuar se kjo Zure  ka fshehur një material për 16 muaj. “Do t’ua drejtojë një pyetje që t’ia drejtoni prokurorisë. A mund të na thoni pse janë …

Më shumë...

Vuçiq: Albin Kurti ka vendosur të sulmojë serbët dhe ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, e cila nuk ekziston më

Aleksandar Vuçiq

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pasi Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka suspenduar kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, e cila të martën bashkë me disa komandantë stacionesh policore në Kosovë ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Serbisë,  në Beograd. Vuçiq …

Më shumë...

Agjencioni Kundër Korrupsionit është duke kryer verifikimin e deklarimit të pasurisë së Shefit të Stafit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi

Agjencioni Kundër Korrupsionit është duke kryer verifikimin e deklarimit të pasurisë së Shefit të Stafit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi

Kryetari i Agjencionit Kundër Korrupsion, Ylli Buleshkaj, ka konfirmuar  se Agjencia që drejton ai, është duke kryer verifikimin e deklarimit të pasurisë së Shefit të Stafit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi.  Ai në vitin 2021 nuk i ka pasqyruar tri biznese në të cilat është bashkëpronar në formularin për deklarimin …

Më shumë...

Kryetari Latifi me bashkëpunëtor, kanë bërë nderimet para varreve të heronjve në Gllogjan të Deçanit, në 24-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor, kanë bërë nderimet para varreve të heronjve në Gllogjan të Deçanit, në 24-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, një prej ngjarjeve më frymëzuese të luftës për liri. Kryetari Latifi tha se, Kjo datë ishte pikënisje për lirinë edhe sepse aleatët e NATO-s, …

Më shumë...

KK në komunën e Skenderajt ka mbajtur takimin e parë

Komiteti për Komunitete në komunën e Skenderajt ka mbajtur takimin e parë, në të cilin anëtarët e tij kanë diskutuar për pikat e rendit të ditës. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka fol për prioritetet e komunës, sa i …

Më shumë...