Yearly Archives: 2023

Përkujtohet Dëshmori Lumni Musa Surdulli në 25 vjetorin e rënies

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dega Vushtrri, njofton të gjitha familjet e Dëshmorëve, Veteranë e invalid të UÇK-së, bashkëluftetar të dëshmorve e qytetar, se me datë 6 korrik 2023, në orën 18:00, do të mbahet Akademi përkujtimore në Palestren Sportive, në Samadrexhë të Vushtrrisë në përvjetorin e 25 të Dëshmorit …

Më shumë...

Kosova, Mali i Zi dhe Republika serbe në Bosnje e Hercegovinë, janë përjashtuar nga grantet që ka ndarë Bashkimi Evropian

Kosova, Mali i Zi dhe Republika serbe në Bosnje e Hercegovinë, kanë mbetur jashtë granteve që Bashkimi Evropian ka miratuar për projektet në kuadër të Kornizës për Investime në Ballkanin Perëndimor. Nga këto investime përfituan Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina, Federata boshnjako-kroate. Korniza Investuese e Ballkanit …

Më shumë...

Ursula von der Leyen thotë se Ballkani Perëndimor nuk do të lihet në ndikimin e Rusisë dhe Kinës

Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, mori pjesë në ceremoninë e nisjes së presidencës spanjolle të BE-së. Ajo foli dhe për zgjerimin e bllokut duke konfirmuar se Ballkani Perëndimor nuk do të lihet nën influencat ruse e kineze.“Dëshiroj ta vazhdoj eksperimentin duke u përpjekur se si do të …

Më shumë...

Memli Krasniqi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë zëri i drejtësisë për popullin e Kosovës gjatë dhe pas luftës për liri

Memli Krasniqi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë zëri i drejtësisë për popullin e Kosovës gjatë dhe pas luftës për liri

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar ShBA-në në 247 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Ai ka thënë se SHBA-ja është vendi më mik i Kosovës, e që shërbejnë si udhërrëfyes për paqe e barazi kudo në botën demokratike. Tutje i pari i kësaj partie ka theksuar se pavarësia e …

Më shumë...

YLLI MEÇE: SERBIA, E DASHURA DHE E PËRKËDHELURA E EVROPËS

Ylli Mece

Është për tu habitur, por kjo është e vërteta. Evropa, kjo zuskë plakë e cila kurrë nuk i ka dashur e nuk i do shqiptarët dhe sot e kësaj ditë nuk resht pa i vendosur kushte shqiptarëve dhe popullit të tonë. Ne kemi përjetuar tragjedi të tmerrshme nga Evropa e …

Më shumë...

Aleanca Veri-atlantike ka konfirmuar se Jens Stoltenberg do të shërbejë edhe më tej në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

Jens

Aleanca Veri-atlantike ka konfirmuar se Jens Stoltenberg do të shërbejë  edhe më tej në postin e Sekretarit të Përgjithshëm, duke mos dhënë dorëheqjen deri në tetor të vitit 2024. Ky vendim do të miratohet nga krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s në Samitin e Vilniusit. Stoltenberg, ish-kryeministri i Norvegjisë, …

Më shumë...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, në Kosovë, Jeff Hovenier, ka uruar ditën e Pavarësisë së Amerikës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, në Kosovë, Jeff Hovenier, ka uruar ditën e Pavarësisë së Amerikës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, në Kosovë, Jeff Hovenier ka uruar ditën e Pavarësisë së Amerikës. Ai ka shkruar me këtë rast se në këtë ditë 247 vjet më parë themeluesit e Shteteve të Bashkuara deklaruan të drejtat e patjetërsueshme. Sot, amerikanët në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë globin …

Më shumë...

Kryeministri Shqipërisë, Edi Rama me 6-7 korrik, do ta vizitojë Prishtinën, Beogradin, Shkupin, Sarajavën dhe Podgoricën

Kryeministri shqiptar, Edi Rama me datat 6-7 korrik, do ta vizitojë Prishtinën, Beogradin, Shkupin, Sarajavën dhe Podgoricën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me 6-7 korrik, do të zhvillojë një vizitë ballkanik në kuadër të Procesit të Berlinit, dhe nismës “Ballkani i Hapur”. I shoqëruar dhe nga një pjesë e kabinetit qeveritar, Rama pritet të vizitojë Prishtinën, Beogradin, Shkupin, Sarajavën dhe Podgoricën. Ai do të zhvillojë takime me …

Më shumë...

Kanë filluar punimet në betonimin e pllakës për parkingun e madh nëntokësor në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka vizituar punimet të cilat kanë filluar që nga orët e hershme të mëngjesit në betonimin e pllakës për parkingun e madh nëntokësor, i cili është duke u ndërtuar në Sheshin qendrorë në Rahoveci. Ai me këtë rast i ka përshëndetur dhe falënderuar …

Më shumë...

Kryetari Latifi uron SHBA-të me rastin e 4 korrikut ditës së Pavarësisë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, uron SHBA-të me rastin e 4 korrikut ditës së Pavarësisë. Ai ndër të tjera tha: 4 Korriku shënon përvjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, demokracisë më të zhvilluar në glob, që i kontribuon paqes dhe sigurisë në botë si asnjë …

Më shumë...

Azgan Haklaj: Gëzuar ditëlindjen Amerikë!

Azgan Haklaj

Mirënjohje përmes reflektimit në festën kombëtare të SHBA-së! Memoria, sidomos ajo historike është jetike për një komb. Natyrisht që e kam fjalën për kombin tonë. Pa ju qasur lashtësisë e gojëdhënave folklorike vetëm 3 dekada më parë  tabloja faktike e shqiptarëve në trojet etnike në Gadishullin Ilirik ishte e tillë: …

Më shumë...

Rrjeti i Grave të Kosovës organizon ekspozitën, “Dhuna nuk fshehet mrena mureve” 

RrGK publikon Raportin Analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”  

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) më 05 korrik nga ora 10:00-16:00 te Sheshi “Adem Jashari” në Vushtrri organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”. Kjo ekspozitë ka për qëllim të ngrisë vetëdijen e qytetarëve të Republikës së Kosovës në lidhje me dhunën në familje dhe për t’i njoftuar ata …

Më shumë...

U mbajt konsultimi publik për Draft – Statutin e Ansamblit Komunal të këngëve dhe valleve në Rahovec

Në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, udhëhequr nga drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Afrim Dina, u mbajt konsultimi publik për Draft – Statutin e Ansamblit Komunal të këngëve dhe valleve në Rahovec. Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Rahovec, Afrim Dina para të pranishmëve e paraqiti draft-statutin …

Më shumë...

U formua Këshilli Lokal për Gurbardh dhe Mirushë

Në kuadër të procesit të formimit apo themelimit të këshillave lokal në territorin e Komunës së Malishevës, ka përfunduar edhe formimi i këshillit të njëmbëdhjetë me radhë, përkatësisht Këshilli Lokal i Gurbardhit, që përfshin fshatrat Gurbardh dhe Mirushë. Edhe ky këshilli përbëhet nga nëntë anëtar të zgjedhur nga kuvendi i …

Më shumë...

Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) feston ditëlindjen e saj të 7-të

RYCO u krijua më 4 korrik 2016 nga qeveritë e Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë (i njohur si Ballkani Perëndimor 6), në kuadër të Procesit të Berlinit. Me një zyrë qendrore në Shqipëri dhe degë lokale në Tiranë, Sarajevë, Prishtinë, Podgoricë, Shkup …

Më shumë...