Monthly Archives: June 2024

Mirosllav Lajcak thotë se BE-ja e ka thënë qartë që marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe në Ohër në janë ligjërisht të obligueshme

Miroslav Lajcak

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka folur në një panel diskutimi në Forumin e Dubrovnikut rreth procesit të negociatave mes dy vendeve dhe për letrën që ish-kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ia ka dërguar BE-së duke mos e konsideruar Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit si ligjërisht obligative. …

Më shumë...

Agim Shahini: Moratoriumi i ri, i krijuar në dialogon Kosovë Serbi është rezultat i tri kushteve të Kryeministrit të Kosovës

Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

Kryetari i Aleancës Kosovare për Biznes, Agim Shahini, ka thënë se Moratoriumi i ri, i krijuar në dialog Kosovë Serbi është si rezultat i tri kushteve të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti para se të fillojë bisedimet triraterial nê mese Borrel,Kurti e Vuçiçi në Bruksel. “Moratoriumi i ri, i krijuar …

Më shumë...

Kryetarja e Maqedonisë së Veriut, Gordana S. Davkova, ka shkarkuar Erolld Musliun nga posti i drejtorit të Agjencisë së Zbulimit

Kryetarja, Gordana Silianovska, gjatë betimit në Kuvend nuk pranoi të thotë Maqedonia e Veriut, por vetëm Maqedonia

Krytarja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, ka shkarkuar Erolld Musliun nga posti i drejtorit të Agjencisë së Zbulimit. Është e qartë se presidentja u dorëzua para presionit të partisë, u përgjigj ish-shefi i inteligjencës maqedonase, Erolld Musliu, përmes një reagimi. Ai tha se është i zhgënjyer me vendimin, duke …

Më shumë...

BDI: Skandal i radhës, asnjë shqiptar në drejtimin e Agjencisë për Zbulim në Maqedoninë e Veriut

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

Bashkimi Demokratik për Integrim konstaton që nuk mund të kalojë një ditë pa veprime të njëpasnjëshme skandaloze të defaktorizimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe devalvimin sistematik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit nga ana e humbësve të zgjedhjeve dhe qeverisë monoetnike në vend. Pas ndryshimit të formulës së “Balancuesit” …

Më shumë...

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, nuk mendon që do të ketë ndërrim të administratës amerikane

Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Xhejmes O’Brajen, në Forumin e Dubrovnikut, është pyetur për zgjedhjet në SHBA dhe ka folur edhe për qasjen e administratës Biden sa i përket rajonit të Ballkanit Perëndimor. O’Brien ka thënë se nuk mendon që do të ketë ndërrim të administratës amerikane dhe ka potencuar …

Më shumë...

O’Brien: Serbia ka premtuar se Radoiçiq do të përballet me ligjin për ngjarjet e shtatorit në Banjskë

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien është cituar të ketë thënë se Serbia ka premtuar se Millan Radoiçiq do të përballet me ligjin lidhur me ngjarjet e shtatorit në Banjskë të Zveçanit. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian në mënyrë të vazhdueshme kanë thënë se krimet e …

Më shumë...

Rritje e ndjeshme e shkëmbimeve të prodhimeve bujqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë

Serbia dhe Maqedonia reagojnë pas taksës që Kosova ka vendosur për importin e pemëve, perimeve dhe misrit

Shkëmbimet e prodhimeve bujqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë sa vijnë e rriten. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Shqipërisë, Anila Denaj ka bërë të ditur se produktet bujqësore mes të dyja vendeve gjatë vitit 2023 kanë shënuar rritje prej 15 për qind. Ajo ka saktësuar më tutje …

Më shumë...

Në Deçan edhe këtë vit u organizua edicioni i 13-të i Panairit Tradicional Veror

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim edhe këtë vit organizuan edicionin e 13-të të Panairit Tradicional Veror. I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili tha se, ky panair na bashkoj me vëllezërit tanë nga …

Më shumë...

Në Deçan u mbajt mbledhja e rregullt e KKSB- së

Në Deçan u mbajt mbledhja e rregullt e KKSB- së, mbledhjen e kryesoi, z. Izet Zenuni – Drejtor për Mbrojtje Shpëtim dhe Shërbime Publike. Të pranishëm ishin shumica e anëtarëve e KKSB-së, ku pikat e rendit të ditës të cilat u diskutuan ishin: Çështja e sigurisë në Komunën e Deçanit; …

Më shumë...

Sekuestrohen tre mijë e dyqind e pesëdhjetë pako cigare 

  Me datën 29 qershor 2024, reth ores 08:20 në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë,njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, kanë ndalur një automjet Skodame targa vendore, i cili drejtohej nga i dyshuari F. L., mashkull i moshës madhore. Gjatkontrollimit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar një sasi prej tre mijë e dyqind epesëdhjetë (3250) pako  cigare. Prej të cilave 1500 pako të llojit Marlboro, ndërsa pjesa tjetër e llojit Winston.   Pasi që i dyshuari nuk posedonte dokumente përkatëse për cigaret që transportonte, nëkonsultim me prokurorin e shtetit, ato janë sekuestruar, mbi dyshimin se të njëjtat ishin të  kontrabanduara.   Lënda dhe malli i sekuestruar i është dorëzuar autoritetit Doganorë të Kosovës për  procedurë të mëtejme.   

Më shumë...

Sadik Halitjaha: ” U bë nami, dështoi festivali në Beograd! -Mirdita-Dobërdan”

Sadik Halitjaha: Çka donë Serbia për veti, në dëm të Kosovës!

 Këto 24 orët e fundit gjëmojnë mediat e moderatorët se si e përse dështoi ky festival i përbashkët me disa shqipfolës e sllavofilë! Mendohet se Europa paska shtyrë në këtë drejtim, me qëllim të pajtimit mes shqiptarëve e serbëve! Por më shumë për ta favorizuar dhe krijuar imazh pozitiv për …

Më shumë...

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, po vazhdojnë patrullimet e tyre në Urën e Ibrit, që ndanë qytetin e Mitrovicës

Për KFOR-in mbetet e paqartë se ku kanë qenë policët e Kosovës në kohën e kidnapimit nga forcat serbe

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it, në Kosovë, janë duke vazhduar patrullimet në Urën e Ibrit. Në njoftim thuhet se KFOR-i vazhdon të ofron mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet. Njësitë e Specializuara Shumëkombëshe të misionit të udhëhequr nga NATO-ja kanë prani të vazhdueshme në Urën e Ibrit, dhe kryejnë patrullime …

Më shumë...

Sazan Ibrahimi: Shumica absolute e kryetarëve të komunave thonë se Qeveria nuk është duke i përkrahur në mënyrë të duhur

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi deklaroi se shumica absolute e kryetarëve të komunave janë ankuar se niveli qendror nuk është duke i përkrahur në mënyrë të  sinqertë. Ndër sfidat kryesore, Ibrahimi përmend kontratat kolektive, të cilat po zbatohen padrejtësisht në kurriz të komunave, duke u kushtuar …

Më shumë...

Sonja Biserko: Vuçiq po pret ndryshimin e rrethanave politike dhe ardhjen në pushtet të ish-kryetarit amerikan, Donald Trump

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, thotë se Aleksandër Vuçiq nuk është i gatshëm për zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. Sipas saj, Vuçiq po pret ndryshimin e rrethanave politike në kontekstin ndërkombëtarë, veçmas ardhjen në pushtet në …

Më shumë...

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, paraqiti një varg aktivitetesh trajnuese të Forcës së Sigurisë së vendit tonë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje lidhur me një varg aktivitetesh trajnuese të Forcës së Sigurisë së Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Ai, ka pohuar se edukimi dhe trajnimi, krahas furnizimeve me sisteme armatimi janë elementë kyç në zhvillimin e aftësive luftarake për …

Më shumë...

Nënkryetari i AAK-së, Smajl Latifi ka deklaruar se duhet të rritet bashkëpunimi me partnerët tanë ndërkombëtarë

Smajl Latifi

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetar i Rahovecit, Smajl Latifi ka deklaruar se duhet të rritet bashkëpunimi me partnerët tanë ndërkombëtar në mënyrë që sa më parë vendi të anëtarësohet në NATO. Latifi  ka thënë se anëtarësimi në NATO është i rëndësishëm për Kosovën, pasi që sipas …

Më shumë...