Në një konferencë për medie të mbajtur në Beograd, politikanë dhe intelektualë serbë kanë akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për organizimin e sulmit në Banjskë, duke theksuar se kjo çështje po instrumentalizohet gjeopolitikisht nga Rusia. Ish-zyrtari i Partisë Progresive Serbe, Dragan Shormaz, ka deklaruar se sulmi në Banjskë, i …
Më shumë...Monthly Archives: August 2024
Sot Hani i Elezit shënon 29 Gushtin – Ditën e Dëshmorëve
Sot Hani i Elezit shënon 29 Gushtin – Ditën e Dëshmorëve. Në këtë ditë kujtohen me respekt, nderim e mos-harrim, të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për më shtrenjtën liri.25 vjet më parë në Puset e Nikës u bë rivarrimi i ushtarëve të rënë në fronte të ndryshme …
Më shumë...I emëruari Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin sot do të qëndrojë për vizitë në vendin tonë
I emëruari Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin sot do të qëndrojë për vizitë në vendin tonë. Ambasada Gjermane në Kosovë njofton se emisari nga Gjermania, Sarrazin do të ketë takime zyrtare, mirëpo nuk ka dhenë informacione se me kë do të takohet. Pas takimeve zyrtare, Sarrazin do …
Më shumë...KQZ ka miratuar Raportin e Listës Preliminare të Votuesve, listën e qendrave të votimit jashtë Kosovës dhe numrin maksimal të votuesve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar Raportin e Listës Preliminare të Votuesve, listën e qendrave të votimit jashtë Kosovës, numrin e vendvotimeve dhe numrin maksimal të votuesve. Në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm, të drejtë vote kanë dy milionë e 47 mijë e 148 votues, pra 161 mijë …
Më shumë...Institucionet e zbatimit të ligjit kanë dështuar në luftimin e korrupsionit dhe Kosova po dështon që të ofrojë një qasje strategjike
Institucionet e zbatimit të ligjit kanë dështuar në luftimin e korrupsionit dhe Kosova aktualisht po dështon që të ofrojë një qasje strategjike dhe sistematike për luftimin e korrupsionit. Kështu është thënë në publikimin e raportit “Raporti i shoqërisë civile mbi zbatimin e kapitullit II (Masat Parandaluese) & kapitullit V (Rikuperimi i …
Më shumë...Veton Surroi, kandidati i Kosovës, për RCC ka marrë vetëm një votë duke zbuluar izolimin diplomatik që ka vendi ynë në rajon
Në mars të vitit 2024, Maqedonia e Veriut, si kryesuese e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, kishte shpallur garën për pozicionin e sekretarit të ri të përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, për periudhën 2025-2027. Ky pozicion, që ka një mandat prej tre vitesh me mundësi për rinovim, është …
Më shumë...Në vendet e Bashkimit Evropian, Shqipëria radhitet e parafundit për pagën minimale, duke lënë pas vetëm Kosovën
Në vendet e Bashkimit Evropian, Shqipëria renditet e parafundit për pagën minimale, duke lënë pas vetëm Kosovën. Sipas të dhënave të bëra publike nga Eurostat dhe që janë përpunuar nga Radio Evropa e Lirë, vendi ynë e ka pagën minimale 399 euro, ndërsa Kosova 350 euro. Më lart se Shqipëria …
Më shumë...Ish-kryetari amerikan, Donald Trump paralajmëroi se ofensiva e Ukrainës në Rusi mund të nisë Luftën e Tretë Botërore
Ish-kryetari amerikan, Donald Trump paralajmëroi se ofensiva e Ukrainës në Rusi mund të nisë Luftën e Tretë Botërore. Trump gjatë fjalimeve në një konferencë të Shoqatës së Gardës Kombëtare në Detroit dukej se kundërshtoi shtytjen e fundit të Ukrainës në Rusinë perëndimore. Shikoni se çfarë po ndodh në Ukrainë. Ata po …
Më shumë...Ka arritur në 40.534 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës
Është rritur në 40 mijë e 534 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 327 ditësh ndaj Rripit të Gazës. Në …
Më shumë...Kryetari Haliti ka vizituar klubin “KF Vllaznia”, në stadiumin “Ibrahim Kurteshi” në Pozheran
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar klubin “KF Vllaznia”, në stadiumin “Ibrahim Kurteshi” në Pozheran, ku ka pa entuziazëm të jashtëzakonshëm për rikthim të madh të këtij klubi me traditë 51 vjeçare. Kryetari Haliti publikisht ju ka garantuar mbështetje, e gjithashtu së bashku me kryetarin e fshatit …
Më shumë...Kryetari Kastrati takoi rektorin e Universitetit të Pejës
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Armand Krasniqi, me bashkëpunëtorë. Në këtë takim, kryetari Kastrati dhe rektori Krasniqi, kanë biseduar për ecurinë e mirë të bashkëpunimit mes Komunës së Malishevës dhe Universitetit “Haxhi Zeka”, veçmas pas …
Më shumë...Në komunën e Malishevës filloi inspektimi i shkollat para fillimit të vitit të ri shkollor 2024/2025
Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, e shoqëruar edhe nga, Sabit Berisha shef i kësaj drejtorie si dhe nga shefi i drejtorisë së urbanizmit, Ahmet Morina, inspektuan nga afër shkollat, ‘Bajram Curri’ Drenoc dhe ‘Lasgush Poradeci’, Kijevë, ku nga drejtorët e shkollave u …
Më shumë...KPF në Ferizaj ka mbajtur mbledhjen e tetë të rregullt
Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Ferizajt ka mbajtur mbledhjen e tetë të rregullt. Në fillim të kësaj mbledhje drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani, ka bërë propozim-vendimin për dhënien afatshkurtër të objekteve institucioneve parashkollore-çerdheve. Ndërkaq Arbër Bytyqi drejtor i urbanizimit, ka bërë propozim-ndryshimin e vendimit 01 …
Më shumë...Kryetari Aliu ka pritur në takim autorin Biser Mehmeti
Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në takim autorin Biser Mehmeti. Ai ka shkruar: “Mirëprita autorin ferizajas, Biser Mehmeti i cili së fundmi ka botuar romanin e tij të radhës “Statuja prej akulli”, vepër letrare kjo që pasuron vitrinën e lexuesve ferizajas e më gjerë”.
Më shumë...Alban Asllani kritikon Qeverinë për injorimin e vlerave të Luftës Çlirimtare
Alban Ismet Asllani, ushtruesi i detyrës së Kryetarit në Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, për Prishtinë, ka bërë një reagim të fortë publik përmes një postimi, ku ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me trajtimin e vlerave të luftës nga ana e Qeverisë. Ai ka kritikuar vendimin për …
Më shumë...Pulla postare me figurën arkeologjike “Cjapi i bronztë
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Cjapi i bronztë”. Tema e trajtuar në emisionin e ri të pullës postare i përket trashëgimisë sonë arkeologjike, që dëshmon kulturën dhe nivelin zhvillimor ekonomik të të parëve tanë. Pulla postare nga …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
