Monthly Archives: September 2024

Paralajmërohet bllokada e vendkalimeve në Kosovë nga asociacioni i qytetarëve të qarkut të Mitrovicës

Kryetari i Asociacionit të Qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se të premten, më 6 shtator, do të fillojë një bllokadë e plotë e të gjitha vendkalimeve në Kosovë. Bllokada, sipas Rojeviq, do të zgjasë derisa forcat policore të Kosovës të tërhiqen nga veriu i vendit dhe …

Më shumë...

Ramush Haradinaj ka mirëpritur më takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në një takim ku ka shprehur falënderimet për kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin dhe konsolidimin e Kosovës. Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi …

Më shumë...

Arbër Ademi akuzon koalicionin qeveritar për shfuqizimin e ligjit për përdorimin e barabartë të gjuhëve

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka akuzuar koalicionin qeveritar të Maqedonisë së Veriut se po përgatitet të shfuqizojë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të zhbërë statusin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në vend. Ai theksoi se koalicioni VMRO-VLEN-ZNAM duket se ka …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Do farë ndihmash humanitare megjithatë arrijnë falë përkujdesjes së njerëzve tanë, (E enjte 3 shtator, 1998)

Ahmet Qeriqi: Do farë ndihmash humanitare megjithatë arrijnë falë përkujdesjes së njerëzve tanë, (E enjte 3 shtator, 1998)

Qysh në mëngjes Shyqri Iballi, Idriz Qeriqi vëllai i Luanit, Ramadan Rizani e të tjerë kanë shkuar në Nekovc, pasi është bërë me dije se atje kanë arritur dy kontingjente me ndihma humanitare dhe artikuj ushqimorë për popullatën e zhvendosur. Këtu ka arritur edhe një ekip gazetarësh nga Asoshieted Pres. …

Më shumë...

Ursula Von der Leyen: Së shpejti do të emërohet një komision i dedikuar për zgjerimin e Bashkimit Europian

Ursula von der Leyen: E mbështes propozimin për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, tha se së shpejti do të emërohet një komision i dedikuar për zgjerimin e Bashkimit Europian, pasi zgjerimi duhet të jetë  një punë me kohë të plotë. Plani për rritjen e Ballkanit Perëndimor ka dhënë rezultatet e para. Ju duhet të jeni krenar, …

Më shumë...

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj postoi një mesazh për Parlamentin me rastin e hapjes së sesionit vjeshtor

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj postoi një mesazh për Parlamentin me rastin e hapjes së sesionit vjeshtor. Ai shkroi. Sesioni i ri parlamentar hapet në një kohë që do ta cilësoja shpresash e pritjesh. Ne shqiptarët kemi treguar se dimë të arrijmë rezultate kur duam dhe kur bëhemi bashkë. Plotësimi …

Më shumë...

Ambasadori, Jonathan Hargreaves, bisedoi me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza

Ambasadori, Jonathan Hargreaves, bisedoi me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka biseduar  me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kandidatin e kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza. Ambasadori  anglez tha se me krerët e PDK-së diskutuan për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe rajon, planet për zgjedhjet  e përgjithshme të shlurtit  të …

Më shumë...

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë kundër dy të pandehurve serbë M.P dhe Zh. Z për krim lufte në Burim, në vitet 1998-1999

Kriminelet serbe

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dy të pandehurve M.P dhe Zh.Z, të nacionalitet serb, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale Krimi i luftës kundër popullsisë civile. Aktakuza është ngritur në …

Më shumë...

Sonja Biserko, pohoi se ia ka përcjellë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, shqetësimet për disa informacione nga Serbia

Sonja Biserko: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Kosovën Lindore është çështje politike

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka thënë se ia ka përcjellë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, shqetësimet për disa informacione nga Serbia, se në rajonin e Sanxhakut në këtë vend, “janë duke u ndërtuar shtëpi dhe banesa për serbët e Kosovës, …

Më shumë...

Më 3 shtator të vitit 1987, në dalje të Kazermës së Paraçinit, në Serbi, është vrarë Aziz Kelmendi

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Më 3 shtator 1987 është vrarë Aziz Kelmendi.  Ai kishte lindur në fshatin Karaçicë të  Drenicës. Ishte vrarë në dalje të Kazermës së Paraçinit, në Serbi më 3 shtator të vitit 1987, pasi paraprakisht dyshohej se kishte vrarë katër  ushtarë jugosllavë.  Kjo vrasje mbeti enigmatike për faktin se u krijuan dy versione krejtësisht të …

Më shumë...

Shkolla në Gexhë, gati për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me bashkëpunëtor kanë  përuruar renovimin e plotë të hapësirave të brendshme të ShFMU “Skënder Kastrati”, paralelja e ndarë në Gexhë. Ky objekt shkollor duket si të jetë i ndërtuar tani. Aty janë krijuar kushte të mira për mësim për nxënësit dhe për mësimdhënësit. …

Më shumë...

Shkollat e Ferizajt vizitohen nga zyrtar të Ministrisë së Arsimit dhe të Drejtorisë së Arsimit 

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2024-2025, disa shkolla të komunës së Ferizajt u vizituan nga zyrtari i lartë i MASHTI-t, Arian Mustafa dhe Bashkim Bytyçi, zyrtar i arsimit në Drejtorinë e Arsimit në Ferizaj. Zyrtarët në fjalë duke i uruar për një fillim të mbarë të …

Më shumë...

Kastrati: Urime vitin e ri shkollor për të gjithë nxënësit tanë

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, është shprehur i lumtur shumë që, në të gjitha shkollat e komunës së Malishevës, të vegjlit tanë do të hapin një kapitull të ri të jetës, e një pjesë e madhe do të vazhdojnë ta pasurojnë edhe më tej atë. Ky vit i …

Më shumë...

Intervista e ekspertit, Charles Kupchan, ish-drejtor në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Amerikës, dhënë Radios Evropa e Lirë

Charles Kupchan: Qeveria duhet të tërhiqet nga përpjekjet për instalimin e kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe

Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, beson se veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit, janë të motivuara nga politika e brendshme, përpara zgjedhjeve të shkurtit, por thekson se ato janë të rrezikshme për Kosovën.   Radio Evropa e Lirë: Kosova u …

Më shumë...

Filluan punimet në ndërtimin dhe zgjerimin e rrugës në segmentin Isniq – Lëbushë – Strellc të Deçanit

Në segmentin Isniq – Lëbushë – Strellc, filluan punimet në ndërtimin dhe zgjerimin e rrugës, e kështu dalëngadalë gjithë qendrës së Deçanit po i dhurohet një pamje krejtësisht tjetër. Komuna e Deçanit është e angazhuar në ndërtimin e infrastrukturës moderne në mënyrë që të gjithë qytetarët dhe bizneset ta kenë …

Më shumë...

Karvani shëndetësor “përSHËNDETje” organizon aktivitet në komunën e Skenderajt

Sot në Sheshin “Adem Jashari” të komunës së Skenderajt është realizuar aktiviteti i karvanit shëndetësor i quajtur “përSHËNDETje”, në kuadër të projektit Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor nga OJQ “Mundësia”, në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale në komunën e Skenderajt, në të cilin qytetarët kanë pasur …

Më shumë...