Yearly Archives: 2024

Ejup Maqedonci: Unë kam ndërprerë një kontratë që ka qenë e publikuar në ministri, e cila ka pasur probleme ligjore

Opozita ka ngritur akuza në adresë të ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci, duke kërkuar dorëheqjen e tij pas asaj që e quan skandal të trajtimit ushqimor të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Maqedonci i ka dhënë përgjigje opozitës në Kosovë, duke thënë se këto të gjitha janë spekulime …

Më shumë...

Peter Stano: Nuk njoftim për ndonjë takim të ardhshëm në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës e Serbisë

Peter Stano

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, ka thënë se nuk ka asnjë njoftim për ndonjë takim të ardhshëm në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk dëshiron të komentojë mbi spekulimet se një dialog i nivelit të lartë mund të zhvillohet së shpejti. …

Më shumë...

Familja e Faton Hajrizit sot do të dorëzojë padi dhe kallëzim penal kundër, Albin Kurtit, Besnik Bislimit e Albulena Haxhiut

Familja e Faton Hajrizit sot do të dorëzojë padi dhe kallëzim penal kundër, Albin Kurtit, Besnik Bislimit e Albulena Haxhiut

Familja e Faton Hajrizit sot  do të dorëzojë padi dhe kallëzim penal ndaj kryeministrit Albin Kurtit, zëvendësit të tij, Besnik Bislimi dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për deklaratat ndaj Hajrizit, i cili është vrarë në Serbi para disa muajsh. Lajmin e ka me dije avokati i familjes, Gent Gjini, i …

Më shumë...

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes Konferencës për media ka bërë një përmbledhje tematike të zhvillimeve pas-zgjedhore

Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes Konferencës për media ka bërë një përmbledhje tematike të zhvillimeve pas-zgjedhore

Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes Konferencës për media ka bërë një përmbledhje tematike të zhvillimeve pas-zgjedhore në aspektin e sistemit politik dhe marrëdhënieve midis komuniteteve, por edhe në përgjithësi të çështjeve politike në vend. Qeveria me legjitimitet monoetnik ka përfshirë në ndërtimin e institucioneve humbësin e zgjedhjeve presidenciale dhe …

Më shumë...

Është rritur në 42.409 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës

Është rritur në 42 mijë e 409 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës. Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me gjenocidin që Izraeli po e vazhdon prej 376 ditësh në …

Më shumë...

Një investim i madh sot ka nisur, thotë kryetari Kastrati

Sot kanë filluar punimet në projektin e radhës për urbanizimin edhe më tej të qytetit të Malishevës, atë të ndërtimit, trajtimit dhe pastrimit të shtratit të lumit Mirusha nga ura e madhe në qendër të qytetit deri te ura e transitit. Ky projekt po bëhet përmes Grantit të Performancës, ku …

Më shumë...

U ndanë 67 motokultivatorë për bujqit vitias

Me qëllim të nxitjes dhe përkrahjes së fermerëve vitias, Komuna e Vitisë konkretisht, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural si dhe kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, të mërkurën kanë bërë shpërndarjen e 67 motokultivatorëve me freza dhe kosa. Me këtë rast kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, në ceremoninë …

Më shumë...

Komuna e Vitisë vazhdon punimet në pastrimin, hapjen e kanaleve, lumenjve dhe përroskave

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtori për Bujqësi, Naim Pira kanë vizituar të mërkurën  punimet që po zhvillohen në hapjen dhe pastrimin e shtratit të lumit “Morava e Binçës” dhe atë nga fshati Binçë në drejtim të Vitisë. Këto punime i kanë mirëpritur edhe kryetarët …

Më shumë...

Në Skënderaj është realizuar ecja tradicionale me qëllim të ndërgjegjësimit në luftë kundër kancerit të gjirit

Nën organizimin e Zyrës për Barazi Gjinore të Komunës së Skenderajt në bashkëpunim me OJQ “Drugëza”, të mërkurën është realizuar ecja tradicionale kundër kancerit të gjirit, aktivitet ky në të cilin kanë marrë pjesë zyrtarë të Komunës, përfaqësues të institucioneve tjera lokale, nxënës, mësimdhënës dhe qytetarë të shumtë. Edhe nxënësit …

Më shumë...

Në Vajnik të Skënderajt ka nisur asfaltimi i rrugëve brenda lagjeve të fshatit

Në kuadër të përmbushjes së zotimeve rreth realizimit të projekteve kapitale, sot në Vajnik të Komunës së Skënderajt ka nisur asfaltimi i rrugëve brenda lagjeve, fillimin e të cilës e ka ndjekur nga afër kryetari i Komunës, Fadil Nura bashkë me drejtorin për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj. …

Më shumë...

Nxënës dhe mësimdhënës nga SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj realizuan vizitën një-ditore në Manastirin e Deçanit dhe Muzeun Etnologjik në Pejë

Nxënës dhe mësimdhënës nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët  (SHFMU) “Tefik Çanga” në Ferizaj në organizimin dhe mbështetjen e Departamentit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete, Sektori për Pronë, Trashëgimi Kulturore dhe Dialog Ndërfetar, realizuan vizitën një-ditore në Manastirin e Deçanit dhe Muzeun Etnologjik dhe Institucionet tjera kulturore …

Më shumë...

Shefat e grupeve parlamentare të partive opozitare të Kuvendit kanë mbajtur fjalime para objektit të Radiotelevizionit të Kosovës

Shefat e grupeve parlamentare të partive opozitare të Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur fjalime para objektit të Radiotelevizionit të Kosovës,  pasi transmetuesi publik nuk e ka transmetuar, në kanalin kryesor seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar të dijë arsyen e mos …

Më shumë...

RKL: Për të sëmurin partiak, Arbër Vokrri, të gjithë ata që nuk mendojnë si Mihalisi e Albin Kurti, qenkan të sëmurë mendorë

Xhelal Sveçlën e demanton zyrtari i Vetëvendosjes, Arbër Vokrri, asamblist në Komunën e Prishtinës

Zëvendës-ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka deklaruar se Ramush Haradinaj, është duke u shpërfaqur si person që e ka humbur ‘shëndetin mendor’. Ai  mendon që vendi ka nevojë vërtetë për një opozitë e cila din si të kundër balancojë autoritetin e qeverisë me argumente, ‘sikur …

Më shumë...

Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e jashtëzakonshme për procesin e llogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit

Kuvendi

Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet   seanca e jashtëzakonshme për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, e thirrur nga partitë opozitare. Kuvendi filloi seancën  me një minutë heshtje …

Më shumë...

Besnik Tahiri, ka deklaruar në Kuvend se falja e borxheve për ambalazhuesit e ujit, në Kosovë, është një super skandal i qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se falja e borxheve për ambalazhuesit e ujit në Kosovë, është një super skandal i qeverisë. Sot jemi mbledhur në Kuvend si deputetë nënshkrues të kërkesë për një debat të jashtëzakonshme në …

Më shumë...

Lumir Abdixhiku: Sa më të thella skandalet, aq më të thella ofendimet, andaj skandalet do të thellohen, me to dhe ofendimet

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku,  pas përplasjeve pozitë- opozitë për çështjen e ushqimit në FSK dhe disa bisedave që janë publikuar së fundi në medie, siç është ajo e Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin dhe Mimoza Kusari-Lilës me Igor Simiqin, ka deklaruar se paniku i pushtetit pas shpërthimeve të skandaleve …

Më shumë...