BDI-ja ka deklaruar se Qeveria në Maqedoni po vazhdon krijimin e “zonave pa shqiptarë” në institucionet shtetërore, po i largon ata nga pozicionet vendimmarrëse. Këtë herë, kjo qasje reflektohet në përbërjen e ekipit këshillues të Kryeministrit, ku pothuajse nuk ka asnjë shqiptar. Kjo politikë e majorizimit nuk është e re dhe përfaqëson një ristrukturim të njëanshëm …
Më shumë...Monthly Archives: January 2025
SPAK-u ka komentuar vendimin e administratës Trump për të ndërprerë fondet për Shqipërinë, si dhe grantet për sistemin e drejtësisë
Prokuroria e Posaçme ka komentuar vendimin e administratës Trump për të ndërprerë fondet për Shqipërinë, përfshi këtu dhe grantet për sistemin e drejtësisë në vend. SPAK në një reagim thekson se ditën e djeshme janë informuar për këtë urdhër dhe shton se prej krijimit kanë pasur mbështetjen e partnerëve amerikane. Jemi …
Më shumë...Gjatë ceremonisë mortore të Janullatosit në Tiranë, disa të pranishëm kanë brohoritur; “Rroftë Çamëria, rroftë Çamëria, poshtë Beleri”
Gjatë ceremonisë mortore të Janullatosit, dje në Tiranë, disa të pranishëm kanë brohoritur; “Rroftë Çamëria, rroftë Çamëria, poshtë Beleri. Një qytetar, i cili ishte i pranishëm jashtë ambienteve të Katedrales Ngjallja e Krishtit ka protestuar në momentin kur ka mbërritur kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Pas këtyre thirrjeve, qytetari është larguar …
Më shumë...Qindra studentë serbë kanë marshuar nga Beogradi drejt qytetit të Novi Sadit, në kuadër të protestave që kanë tronditur vendin
Qindra studentë serbë kanë nisur një marshim nga Beogradi drejt qytetit të Novi Sadit, në kuadër të protestave të vazhdueshme që kanë tronditur vendin pas shembjes së çatisë në një stacion treni, që sipas tyre ishte rezultat i korrupsionit të thellë. “Qarkullimi në rrugën e marshimit do të pezullohet dhe …
Më shumë...U shënua 35-vjetori i rënies së dëshmorëve Hisni Mazreku dhe Ali Kryeziu
Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në kuadër të shënimit të aktiviteteve të “Flaka e Janarit”, të enjtën me një akademi përkujtimore, është përkujtuar “Masakra e Malishevës”, e ndodhur më 30 janar 1990, ku ranë dëshmorë Ali Kryeziu dhe Hisni Mazreku, ndërsa u plagosën dhjetëra të …
Më shumë...Kryetari Latifi takon punëtorët e Ekoregjionit – Njësia Operative në Rahovec
Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij të enjtën është takuar me punëtorët e KRM “Ekoregjioni”- Njësinë Operative në Rahovec. Në një postim në faqen e tij facebook, kryetari Latifi ka shkruar: Takova punëtorët e KRM “Ekoregjioni”- Njësinë Operative në Rahovec, të cilët me …
Më shumë...U shënua 35-vjetori i rënies së dëshmorëve, Hisni Mazreku dhe Ali Kryeziu
Sot, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në kuadër të shënimit të aktiviteteve të “Flaka e Janarit”, me një akademi përkujtimore, homazhe dhe nderime, është përkujtuar “Masakra e Malishevës”, e ndodhur më 30 janar 1990, ku ranë dëshmorë Ali Kryeziu dhe Hisni Mazreku, ndërsa u plagosën dhjetëra …
Më shumë...Kuvendi Komunal i Skënderajt mbajti mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit
Në Skënderaj u mbajt mbledhja e parë për këtë vit e Kuvendi Komunal të Skenderajt, nën udhëheqjen e kryesueses Adelina Spahiu. Kuvendi shqyrtoj disa pika të rendit të ditës Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar Shqyrtimi i raportit financiar përfundimtar për vitin 2024 dhe Betimi i anëtarit të ri, …
Më shumë...Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2025
Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të rregullt, ku janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika të rëndësishme për qytetarët vitias. Me qenë se në Kosovë është fushatë elektorale për shkak të zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen me 9 shkurt, përfaqësuesit e subjekteve politike në Kuvend …
Më shumë...Deklarimi i liribërësit Nasim Haradinaj në Klan Kosova për deklaraten skandaloze të Donika Gërvallës
Nasim Haradinaj: Shikoni, unë e njoh Donika Gërvallën që nga fëmijëria, qysh në parashkollor. Dhe nuk është hera e parë që ajo del me deklarata të tilla. Më vjen keq, sepse nganjëherë disa artistë të Hollywood-it, kur nuk arrijnë të bëhen të njohur për ndonjë rol artistik, krijojnë skandale për …
Më shumë...Me ngrirjen e fondeve amerikane, Gjykata Speciale kundër UÇK-së, në Hagë, mund të përballet me sfida të mëdha financiare
Me ngrirjen e fondeve amerikane, Gjykata Speciale mund të përballet me sfida të mëdha financiare. Sipas burimeve jozyrtare, janë njoftuar me urdhrin ekzekutiv të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ngrirjen e financimeve për pothuajse të gjitha programet e ndihmës së huaj, deri në përfundimin e një rishikimi …
Më shumë...PZAP e ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 10 mijë euro për deklaratat millosheviqiane, të Shvarcit, kundër Ramush Haradinajt
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 10 mijë euro për deklaratat e Donika Shvarcit drejtuar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajn, gjatë një tubimi në Deçan. Sipas ankesës së paraqitur nga AAK, ajo gjatë këtij tubimi, në fjalën e saj, e ka quajtur Haradinajn “gjeneral …
Më shumë...Apeli i Gjykatës Speciale, refuzoi kërkesën e Isni Kilajt kundër vendimit të gjyqtares së procedurës paraprake, që i caktoi masën e paraburgimit
Apeli i gjykatës Speciale, në Hagë ka refuzuar kërkesën e Isni Kilajt kundër vendimit të gjyqtares së procedurës paraprake, e cila më 9 dhjetor 2024 i caktoi masën e paraburgimit. Ai, së bashku me Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun, u arrestua më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferua …
Më shumë...Ambasadori i OSBE-së, gjatë luftës në Kosovë, Viliam Voker, dëshmoi për Masakrën e Reçakut, para Gjykatës Themelore, në Prishtinë
Ambasadori i OSBE-së, gjatë luftës, në Kosovë, Viliam Voker, dëshmoi për Masakrën e Reçakut, para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ai tha se ka marrë ftesë nga gjykata dhe ka ardhur për të dëshmuar, megjithëse nuk ishte i sigurt nëse dëshmia e tij ka lidhje me ngjarjen specifike. Voker e cilësoi …
Më shumë...Kosova nuk ka shpëtuar nga urdhri ekzekutiv i kryetarit amerikan, Donald Trump, në ngrirjen e financimeve për vendet e huaja
Kosova nuk ka shpëtuar nga efektet e urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan, Donald Trump, për ngrirjen e financimeve për shumicën e programeve të ndihmës së huaj, deri në përfundimin e një rishikimi të hollësishëm të efikasitetit dhe përputhshmërisë së tyre me politikën e jashtme të SHBA-së. Ambasada amerikane në Prishtinë …
Më shumë...Ramush Haradinaj: Ekziston rreziku të merren vendime ndërkombëtare për Kosovën dhe kjo do të ishte e shumë e rëndë për vendin tonë
Kandidati për kryeministër i koalicionit “Kosova Fituese”, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se Kosova mund të përballet me vendime ndërkombëtare që do të merren pa konsultimin e saj, nëse vendi nuk angazhohet seriozisht për reformat e nevojshme. Duke folur në një tubim elektoral në Lipjan, Haradinaj theksoi se me rikthimin e …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
