Monthly Archives: June 2025

Erdogan: KFOR-i turk në Kosovë është për paqe – Shpresoj të mos ketë probleme në veri

Turqia e vlerëson vendimin e gjykatës së BE-së si një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe rolin e trupave turke në kuadër të KFOR-it. Gjatë një konference për media pas Samitit të NATO-s në Hagë, Erdogani tha se prezenca e KFOR-it turk në Ballkanin Perëndimor ka për qëllim ruajtjen e paqes …

Më shumë...

Ambasadori Rohde mbështet protestën për institucione funksionale: Së pari shteti, pastaj politika

Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur mbështetje të plotë për protestën e shoqërisë civile që u zhvillua para Kuvendit të Kosovës, në seancën e 37-të konstitutive të radhës që dështoi sërish të prodhojë institucione. Rohde tha se Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale dhe u bëri …

Më shumë...

Enver Hoxhaj konfirmon gatishmërinë për të kandiduar për kryetar të PDK-së

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj ka konfirmuar se është i gatshëm të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme të brendshme të partisë. Hoxhaj tha se do ta shqyrtojë me seriozitet kandidaturën e tij sapo të shpallen zgjedhjet reale të PDK-së në çdo nivel. “Nëse më pyet se …

Më shumë...

Daut Haradinaj: Një pjesë e mirë e deputetëve janë përdorues të substancave narkotike

Haradinaj: Jam i befasuar me qëllimet e disa medieve që ta komprometojnë mbështetjen e dhënë të familjes Rugova për Ramushin kryeministër

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se një pjesë e mirë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë përdorues të substancave narkotike. Haradinaj tha se nëse partia e tij vjen në pushtet, kushti i parë do të jetë testimi …

Më shumë...

Sanksionet ndaj Kosovës në fokus të takimit Abdixhiku–Mathisen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur  në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas Mathisen. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, sfidat institucionale dhe domosdoshmërinë e krijimit të institucioneve funksionale. Abdixhiku përsëriti qëndrimin e LDK-së se formimi i …

Më shumë...

Përurohen Kabinetët e lëndëve shkencore në Ratkoc, në kuadër të bashkëpunimit me IOM dhe ZKK

Si rezultat i bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit të komunës së Rahovecit me Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe Zyrën Komunale për Komunitete, sot, u realizua edhe një projekt shumë i nevojshëm dhe i rëndësishëm për nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Katër Dëshmorët” në Ratkoc, ku present ishte …

Më shumë...

Malisheva planifikon buxhetin bashkë me qytetarët

Në kuadër të hartimit të projekt buxhetit për vitin 2026, Komuna e Malishevës, përkatësisht kryetari Ekrem Kastrati, bashkë me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, z. Blerim Thaqi kanë filluar mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, apo konsultimeve me qytetarë për planifikimin e buxhetit dhe orientimin e investimeve kapitale, duke u bazuar në …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

Sot u mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e komunës së Deçanit e udhëhequr nga kryesuesi, Hajdar Sutaj. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, drejtori për Urbanizëm, z. Ramë Melaj, drejtori për Bujqësi, z. Rifat Stojkaj, shefi i Personelit, z. …

Më shumë...

Komiteti për Komunitete mbajti mbledhjen e gjashtë të rregullt

Mbledhjen e gjashtë të rregullt të Komitetit për Komunitete të komunës së Malishevës e udhëheqi, Amrush Helshani, ku para anëtarëve pjesëmarrës paraqiti rendi e punës, i cili rend u miratua pa ndryshime. Anëtarët e komitetit për komunitete gjatë diskutimit ngriten disa çështje të interesit komunitar që përfaqësojnë, ku përmes kërkesave …

Më shumë...

Maqedonci dhe nënkoloneli Butler diskutojnë për operacionin Interflex, synohet zgjerimi i bashkëpunimit ushtarak

Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, është takuar me nënkolonelin Mike Butler, me të cilin ka diskutuar rreth zhvillimeve dhe bashkëpunimit në kuadër të operacionit “Interflex”, që vlerësohet si misioni më i rëndësishëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës, jashtë vendit. Maqedonci tha se takimi ka qenë …

Më shumë...

Avni Arifi: Krizë institucionale në Kuvend, Kurti po saboton shtetin për pushtet absolut

Kryesuesi i ekipit që përfaqëson Kosovën në dialogun teknik me Serbinë, Avni Arifi, i ka deklaruar të papranueshme kërkesat e listuara në procesverbale

Analisti politik dhe ish-diplomati kosovar, Avni Arifi, ka komentuar situatën aktuale në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar atë si një “krizë institucionale” të thellë. Përmes një reagimi në Facebook, Arifi ka kritikuar ashpër qasjen e kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se akuzat e tyre ndaj opozitës …

Më shumë...

Mbi 16 milionë euro për vetura luksi: Qeveria Kurti në qendër të akuzave për keqpërdorim të buxhetit

Institucionet qendrore dhe lokale në Kosovë kanë shpenzuar mbi 16 milionë euro për blerje dhe marrje me qira të veturave gjatë katër viteve të fundit, periudhë kjo që përkon me qeverisjen e Albin Kurtit. Këto shpenzime janë kryer përmes vetëm dy operatorëve ekonomikë: “AutoMita” dhe “Mercom Company”, raporton FrontOnline. Sipas …

Më shumë...

Shoqata humanitare “Entr-Aides” nga Zvicra shpërndan 400 pako ushqimore për qytetarët në nevojë

Shoqata humanitare “Entr-Aides” nga Zvicra ka vazhduar sot me shpërndarjen e 400 pako ushqimore për qytetarët në nevojë në komunën e Vitisë, duke përfshirë të gjitha komunitetet pa dallime. Kjo nismë humanitare është udhëhequr nga z. Cédric Bonnébault i përkrahur edhe kryesisht edhe nga studentë zviceranë si vullnetarë të kësaj …

Më shumë...

Vlora Çitaku: Bllokada është pasojë e kryeneçësisë dhe papërgjegjësisë së Kurtit

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bllokimin e institucioneve dhe thellimin e krizës politike në vend. “Në këtë situatë jemi si rezultat i kryeneçësisë dhe papërgjegjësisë së Albin Kurtit. Kjo situatë nuk ka nevojë për koment”, deklaroi ajo. Çitaku i …

Më shumë...

Në Stubëll të Epërme po vazhdojnë punimet në asfaltimin e rrugëve

Në Stubëll të Epërme po vazhdojnë punimet në asfaltimin e rrugëve. Sot ka nisur vendosja e shtresës së dytë të asfaltit në rrugën kryesore të fshatit, si dhe në rrugët e lagjeve brenda këtij lokaliteti. Ky projekt po realizohet në kuadër të angazhimeve të Komunës së Vitisë për përmirësimin e …

Më shumë...

Lumir Abdixhiku: Kurti po flet pa fije inteligjence, është jolegjitim dhe pa mandat

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për shpenzimin e parasë publike në qeverisjen e Kurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili një ditë më parë tha se “opozita po ia zgjat mandatin qeverisë Kurti”. Abdixhiku e cilësoi këtë deklaratë si të pavend dhe të papërgjegjshme. “Mos i dëgjoni të gjithë …

Më shumë...