Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, deklaroi se pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të forconte stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe do të mbështeste integrimin evropian të vendit. Gjatë fjalimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ai theksoi se anëtarësimi i Kosovës do …
Më shumë...Monthly Archives: June 2025
Enver Hasani: Kushtetuesja sqaron procedurat për konstituimin e Kuvendit, por hap mundësi për bllokada
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka theksuar se aktgjykimi i fundit konfirmon se procedura për konstituimin e Kuvendit përcaktohet nga Kushtetuta, Rregullorja dhe praktikat parlamentare. Ai vuri në dukje se votimi i fshehtë gjatë seancës konstituive është i jokushtetueshëm dhe nuk ishte pjesë e marrëveshjes së 8 prillit. Hasani …
Më shumë...Ramush Haradinaj: Vendimi i Kushtetueses hap rrugën për dalje nga bllokada institucionale
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me krizën politike paszgjedhore përbën një rrugëdalje të rëndësishme nga ngërçi institucional që ka paralizuar vendin. Ai tha se kërkesa e AAK-së për interpretim kushtetues është bërë në interes të vendit dhe jo për përfitime partiake. Haradinaj …
Më shumë...Ferat Shala: Vendimi i Kushtetueses, sukses serioz për rendin kushtetues
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pranoi kërkesën e iniciuar nga AAK për interpretimin e ngërçit institucional në Kosovë. Ai bëri të ditur se, në emër të PDK-së, ka qenë nënshkrues i kësaj kërkese, duke e cilësuar vendimin si një sukses serioz …
Më shumë...Abdixhiku: Aktgjykimi i Kushtetueses i jep fund bllokadës, koha për kompromis dhe votim të hapur
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me bllokadën në Kuvend. Ai ka theksuar se vendimi i Gjykatës është në përputhje me kërkesat e demokracisë, duke nxjerrë në pah rëndësinë e votimit të hapur, konsensusit dhe kompromisit. “Votim i hapur …
Më shumë...Agim Aliu konfirmon kandidimin për mandatin e tretë: “Po, gjithmonë për ju, për Ferizajn!”
Kryetari aktual i Ferizajt ka konfirmuar zyrtarisht rikandidimin për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, duke theksuar se “Po” është gjithmonë përgjigja e tij për qytetarët e Ferizajt. Në një letër të hapur emocionale drejtuar qytetarëve, ai shprehet mirënjohës për besimin e vazhdueshëm dhe thotë se bashkë me ekipin e …
Më shumë...Naser Hajriz Lani (28.2.1958 – 27.6.1998)
Llausha e Drenicës është e njohur për rezistencë kundër depërtimit serb në Kosovë. Bajraktarët e luftëtarët popullorë të këtij fshati kanë luftuar kundër forcave ekspansioniste serbe, qysh në periudhën e dëbimit masiv të shqiptarëve nga krahina e Toplicës (tash nën Serbi) në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Në rrëfimet …
Më shumë...Në Deçan u organizua një takim tematik me titull: “Gratë në bujqësi dhe zhvillim ekonomik”
Zyra për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryetarit të Komunës së Deçanit, në bashkëpunim me Drejtorinë për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, organizoi një takim tematik me titull: “Gratë në bujqësi dhe zhvillim ekonomik”. Në takim morën pjesë përfaqësues të sektorit të bujqësisë dhe bizneseve lokale. Takimin e udhëhoqi …
Më shumë...Komuna e Rahovecit dhe Universiteti “Ukshin Hoti”, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Në funksion të forcimit të partneriteteve strategjike mes institucioneve publike dhe atyre akademike, të enjtën, kryetari I komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi mirëpriti rektorin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. asoc. dr. Mentor Alishani, me të cilin nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen dhe përkrahjen e organizimit të Shkollës …
Më shumë...Kryetari Ekrem Kastrati mban takimin e parë publik me qytetarët
Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka mbajtur takimin e parë publik me qytetarët për vitin 2025, ku morën pjesë edhe drejtorët e Drejtorive komunale: Blerim Thaçi, Avdi Morina, Bashkim Krasniqi, Rifat Mazreku, Hafir Rexhaj dhe Sabit Berisha, ku u diskutua për të arriturat dhe sfidat gjatë gjashtëmujorit …
Më shumë...Agim Aliu rikandidon për kryetar të Ferizajt
Agim Aliu, kryetari i Ferizajt nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka konfirmuar rikandiimin për kryetar të Ferizajt. Ai përmes një positmi në Facebook të enjten ka shkruar se përgjigjja e tij është Po rikandidimit, për të mirën e Ferizajt. Ai ka thënë se i kanë dhënë Ferizajt atë që …
Më shumë...KKSB i Vitisë vlerësoi gjendjen e sigurisë të qetë dhe u raportua për rënie të rasteve të vjedhjeve e dhunës në familje
Është mbajtur sot mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), e cila u kryesua nga zv.kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu. Gjatë këtij takimi, gjendja e sigurisë në komunë u vlerësua e qetë dhe stabile, pa incidente që do të cënonin rendin dhe sigurinë publike. …
Më shumë...Kryetari Haliti priti ekipin e ri ndërlidhës të KFOR-it Amerikan në Viti
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti sot në një takim ekipin e ri ndërlidhës të KFOR-it Amerikan që do të veprojë në këtë komunë. Në këtë takim, togeri i mëparshëm i ekipit ndërlidhës e njoftoi kryetarin Haliti me përbërjen e re të ekipit, i cili do të vazhdojë …
Më shumë...Drejtoria e Bujqësisë në Viti inspekton përgatitjet për fushatën e korrje-shirjeve
Në prag të nisjes së fushatës së korrje-shirjeve, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Vitisë ka intensifikuar përgatitjet në terren për këtë proces të rëndësishëm bujqësor. Drejtori i drejtorisë, Naim Pira, së bashku me zyrtarë komunalë, kanë vizituar sot mullinjtë në territorin e komunës së Vitisë, …
Më shumë...Reshat Mujota: Ata varrosën gjymtyrët, ne po varrosim kujtesën
Dikush e la dorën në Koshare. Tjetri këmbën në Jezerc,e tjetrit sytë iu shuan. Ata nuk u tërhoqën. As kur plumbi iu fut në trup. As kur dhembja bërtiste më shumë se pushka. I lanë gjymtyrët nëpër llogore dhe marshuan përpara – për lirinë tonë, për këtë Kosovë që ne …
Më shumë...Ambasadori Martin Berishaj intervistohet nga Prokuroria Speciale për aferën e shpëlarjes së parave
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me dyshimet për shpëlarje parash dhe deklarim të rrejshëm të pasurisë. Pamje të publikuara nga Tëvë1 e tregojnë atë bashkë me avokatin Tomë Gashi duke u larguar nga objekti i Prokurorisë. Berishaj ishte përmendur kohë më parë …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
