Monthly Archives: September 2025

KMSHK: Raportimi për tragjedi të bëhet me kujdes, ndjeshmëri dhe profesionalizëm

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, ka bërë thirrje për kujdes dhe ndjeshmëri në raportimin e tragjedive, duke u kërkuar gazetarëve dhe redaksive që të respektojnë dinjitetin e viktimave dhe ndjenjat e familjarëve të tyre. Në reagim, KMSHK ka theksuar se raportimi duhet të bëhet vetëm kur ka interes …

Më shumë...

Kosova në OKB: Përfaqësim i munguar dhe diplomaci të pafuqishme

OKB

Edhe pse presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti kanë vizituar New Yorkun gjatë sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Kosova mbetet jashtë saj, pasi Rusia dhe Kina kanë paralajmëruar përdorimin e vetos në Këshillin e Sigurimit. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, theksoi se Kosova …

Më shumë...

Sylë Ukshini: Gjykata Speciale po gjykon çlirimtarët mbi shpifje, ndërsa amniston krimet e Serbisë

Politikologu Sylë Ukshini ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si Gjykata Speciale në Hagë po trajton luftën çlirimtare të UÇK-së, duke e quajtur këtë proces “një projekt të deformuar drejtësie, ku shqiptarët dalin të akuzuar e Serbia e amnistuar”. Në një analizë të tij, tek gazetarja Esmeralda Mulaj, Ukshini vlerësoi …

Më shumë...

Fondacioni Jahjaga forcon rolin e grave dhe shoqërisë civile në siguri përmes partneritetit me GIZ-in në Kosovë

Fondacioni Jahjaga, i udhëhequr nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, vazhdon të jetë një ndër zërat më të fuqishëm për fuqizimin e grave dhe ndërtimin e një shoqërie më të drejtë e më gjithëpërfshirëse në Kosovë. Sot, Fondacioni nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me GIZ-in në Kosovë, i përfaqësuar nga drejtori David Oberhuber, …

Më shumë...

Shoqatat e dala nga lufta: Partitë politike po e çojnë vendin drejt ngërçit të rrezikshëm

Priten protesta masive pas deklaratave fyese të ministrave të Albin Kurtit dhe arrestimit pa shkas të Faik Fazliut

Këshilli Koordinues i Shoqatave të dala nga Lëvizja dhe Lufta Çlirimtare ka lëshuar një deklaratë të ashpër ndaj partive politike parlamentare, pasi këto nuk iu përgjigjën ftesës për tryezën e 26 shtatorit, me temën “Konstituimi i institucioneve qendrore – zgjidhja e ngërçit politik”. Në deklaratë thuhet se mosfunksionimi i institucioneve …

Më shumë...

Sylë Ukshini: Carla del Ponte- libri i saj me pikëpamje raciste ndaj shqiptarëve

Carla del Ponte- libri i saj me pikëpamje raciste ndaj shqiptarëve Gazetarja Esmeralda Mulaj diskuton për dëshminë e ish-zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dhënë në Gjykatën Speciale, duke analizuar rëndësinë e saj juridike, politike dhe historike në kontekstin e rivendosjes së narrativës së luftës çlirimtare të UÇK-së si pjesë …

Më shumë...

U përkujtua 27-vjetori i Masakrës së Gollubovcit

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot u shënua 27-vjetori i Masakrës së Gollubovcit, njëra nga masakrat më të mëdha e më çnjerëzore të kryera në Komunën e Malishevës dhe në vend, gjatë luftës së fundit në Kosovë, përkatësisht më 26 shtator 1998. Masakra e 26 …

Më shumë...

Të shtunën me 27 shtator zbulohet Lapidari i Dëshmorit Ilaz Javori

Komuna e Malishevës përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook fton të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në ceremoninë e zbulimit të lapidarit të dëshmorit të kombit, Ilaz Javori, në fshatin Llazicë. Organizimi është nën përkujdesjen e Kryetarit Ekrem Kastrati, në bashkëpunim me përfaqësues nga familja e …

Më shumë...

Pensionohet zyrtari komunal, Xhelal Hoxha

Kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim zyrtarin komunal, Xhelal Hoxha me rastin e pensionimit të tij. Me këtë rast ai e ka falënderuar atë për kontributin te tij shumëvjeçar në institucionin komunal të Vitisë duke i uruar edhe pensionim të rehatshëm dhe …

Më shumë...

Kosova dhe Shqipëria mes vendeve me tkurrjen më të madhe të popullsisë në botë

Popullsia e Shqipërisë, në vitin 2021 u pakësua me mbi 36 mijë banorë

Rritja e popullsisë historikisht ka qenë shenjë e prosperitetit, por një trend i ri global tregon rënie të dukshme në shumë vende. Sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2024, 42 vende dhe territore po përjetojnë tkurrje demografike, disa prej të cilave me ritme alarmante. Një pjesë e konsiderueshme …

Më shumë...

Më 26 shtator të vitit 1998, në Abri të Epërme  të Drenicës, forcat serbe kryen një nga masakrat më mizore, më barbare e më gjakatare gjatë luftës në Kosovë.

Më 26 shtator të vitit 1998, në Abri të Epërme  të Drenicës, forcat serbe kryen një nga masakrat më mizore, më barbare e më gjakatare gjatë luftës në Kosovë. Në atë ditë forcat policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga …

Më shumë...

Fjala e presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme Kombeve të Bashkuara – New York 24 shtator 2025

Nga Bajram Begaj* President i Republikës Është nder për mua t’i drejtohem kësaj Asambleje në emër të Republikës së Shqipërisë në këtë përvjetor të rëndësishëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ky është, njëkohësisht, një moment me domethënie të veçantë për vendin tim, ndërsa shënojmë 70-vjetorin e anëtarësimit tonë në …

Më shumë...

Deputetët në aktivitete ndërkombëtare, Kuvendi pa raporte financiare

Në kohën kur legjislatura e kaluar kishte përfunduar mandatin, anëtarët e delegacioneve të Kuvendit të Kosovës vazhduan të marrin pjesë në aktivitete ndërkombëtare, me vendim të Kryesisë së Kuvendit.  Në dokumentin e siguruar nga KALLXO.com, figuron se vendimi ishte marrë më 25 nëntor 2024, duke u lejuar delegacioneve të përhershme …

Më shumë...

Hykmete Bajrami: Hetimet për importin e energjisë nisën pas ankesave në Vjenë e Lubjanë – tani pritet veprimi i Prokurorisë Speciale

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se hetimet për importin e energjisë në Kosovë kanë nisur pas ankesave të adresuara në Komunitetin e Energjisë në Vjenë dhe në Zyrën e Rregullatorëve të Energjisë në Lubjanë Sipas saj, kërkesa për hetim ka pasur në fokus kostot e …

Më shumë...

SHBA hap “Dialogun Strategjik” me Serbinë – Vuçiq përfiton, Kosova dhe rajoni në rrezik

Beogradi dhe Uashingtoni kanë paralajmëruar nisjen e një “Dialogu Strategjik” për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ky zhvillim, i cilësuar si “fitore diplomatike” për Aleksandar Vuçiqin, po ndodh në një kohë kur Serbia vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës. Ndërsa Uashingtoni flet për “partneritet strategjik”, realiteti është i qartë: …

Më shumë...

Serbia provokon me dronë në veri të Kosovës – Policia njofton KFOR-in, por heshtja ndërkombëtare shqetëson

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka konfirmuar se ditëve të fundit janë regjistruar fluturime të dyshimta të dronëve mbi pjesën veriore të Kosovës, për të cilat dyshohet fuqishëm se vijnë nga territori i Serbisë. “Kohën e fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë …

Më shumë...