Monthly Archives: September 2025

Kryetari Latifi ka vazhduar takimet me bizneset lokale

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari, z. Fatmir Iska, në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore të premtën vizituan kompaninë “Sylka” SH.P.K. ku u mirëpritën nga pronari Hysen Sylka. “Sylka” Sh.P.K. një kompani e themeluar në vitin 1991, që merret me prodhimin e rrjetave …

Më shumë...

Krerët e komunës së Skënderajt takuan banorët e Qubrelit

Krerët e komunës së Skënderajt, Fadil Nura dhe Sami Lushtaku kanë vazhduar takimet me banorët e fshatrave të kësaj komune. Kësaj radhe sipas një postimi të kryetarit Nura në profilin e tij në facebook, ata kanë takuar banorët Qubrelit bashkë me Vitakun, dhe të Kotorrit, ku u ndje fuqishëm besimi …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e VII-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Në Deçan u mbajt mbledhja e VII-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2025. Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e Komitetit, Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, si dhe përfaqësues të OSBE-së. Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Në rend dite ishin …

Më shumë...

FSK dhe FARSH thellojnë bashkëpunimin në fushën e logjistikës dhe mjekësisë ushtarake

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, një delegacion i Komandës Mbështetëse të FARSH-it, i udhëhequr nga Gjeneral Brigade Aleksandër Pando, zhvilloi një vizitë pune në Komandën e Logjistikës së FSK-së. Delegacioni u prit nga Zëvendëskomandanti i …

Më shumë...

Gjykata Speciale, politika mbi ligjin: Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së sfidon akuzat e ndërtuara politikisht

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Strategjia e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës po tregon më shumë se gjithçka dimensionin politik të proceseve gjyqësore. Ish-avokati i Ramush Haradinajt në Tribunalin e Hagës, Michael O’Reilly, konfirmon se taktika është e njëjtë: të provohet se nuk ka pasur komandë të plotë ose zinxhir …

Më shumë...

Nasip Kaçi: Eqrem Çabej, figurë e shquar e gjuhës shqipe dhe gjuhësisë së re shqiptare

Eqrem Çabej është figurë e shquar e gjuhës, shkencës, arësimit dhe  kulturës  sonë  kombëtare,  krenaria e albanologjisë  shqiptare.  Ai ishte  anëtar  themelues i Akademisë  së  Shkencave të Shqipërisë dhe  i Presidiumit  të saj, Mësues i Popullit.  Lindi më 6 gusht  1908 në qytetin Eskishehir të Turqisë, ku i ati i …

Më shumë...

Elisa Spiropali takon Richard Grenellin në Nju-Jork: Aleanca me SHBA mbetet objektiv strategjik

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me Richard Grenell, Emisar Special i Presidentit Donald Trump për Misionet e Posaçme, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në takim, ku morën pjesë …

Më shumë...

Skënder Liman Shala (20.8.1977 – 26.9.1998)

Skënder Liman Shala (20.8.1977 – 26.9.1998)

Drenica si gjithmonë ka qenë në ballë proceseve të rëndësisë së madhe, kur ka qenë në pyetje fati i atdheut dhe në të cilat kanë marrë rrjedhë tjeter historia kombëtare. Edhe në luftën e lavdishme dhe heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kjo trevë liridashëse i është përgjigjur thirrjes së …

Më shumë...

Fitim Dinë Jakupi (13.10.1978 – 26.9.1998)

Fitim Dinë Jakupi (13.10.1978 - 26.9.1998)

Fitimi Jakupi u lind më 13 tetor të vitit 1978, në fshatin Cerovik të Klinës. Babai Dini dhe Nënë Miradija rriten bijtë: Fitimin, Hazirin, Afrimin si dhe bijat: Hanifen dhe Violeten. Shkollën fillore e kreu në Cerovik, të mesmen në Llozicë. Në vend se të ndiqte studimet, ashtu si shumica …

Më shumë...

Sylë Ali Balaj (8.10.1961 – 26.9.1998)

Sylë Ali Balaj (8.10.1961 - 26.9.1998)

Familja Balaj e Gllarevës, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka dhënë tre dëshmorë: Sylë Ali Balajn, Idriz Halil Balajn dhe Milazim Musli Balajn. Ata, luftuan dhe qëndruan trimërisht, në mbrojtje të tokës arbërore, në mbrojtje të dinjitetit njerëzor dhe kombëtar. Dëshmori Sylë Balaj u lind më 10 tetor …

Më shumë...

Hisen Berisha: Kosova duket si klient i dorës së dytë në OKB, Kurti e Osmani larg nivelit strategjik

Hisen Berisha

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hisen Berisha, ka komentuar vizitën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në Nju-Jork, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Berisha vlerëson se aty shihen dy realitete të kundërta: Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zhvillon takime të rëndësishme me Sekretarin …

Më shumë...

Idriz Halil Balaj (8.8.1952 – 26.9.1998)

Idriz Halil Balaj (8.8.1952 - 26.9.1998)

Dëshmori, Idriz Balaj, u lind me 8 gusht të vitit 1952, në fshatin Gllarevë të komunës së Klinës, në një familje bujare e atdhetare. Idrizi, qysh në rini ishte frymëzuar me ndjenja atdhetare. Ishte punëtor dhe i përgjegjshëm, i respektuar dhe i interesuar për angazhime të ndryshme shoqërore. Babai i …

Më shumë...

Milazim Musli Balaj (4.5.1977 – 26.9.1998)

Milazim Musli Balaj (4.5.1977 - 26.9.1998)

Familja Balaj e Gllarevës, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka dhënë tre dëshmorë: Milazim Musli Balaj, Sylë Ali Balaj dhe Idriz Halil Balaj. Ata, luftuan dhe qëndruan trimërisht, në mbrojtje të tokës arbërore, në mbrojtje të dinjitetit njerëzor dhe kombëtar. Milazim Balaj u lind me 4 maj të …

Më shumë...

Afrim Fazli Hajdaraj (14.9.1975 – 26.9.1998)

Afrim Fazli Hajdaraj (14.9.1975 – 26.9.1998)

Kontribut të dalluar në luftën për lirinë e Kosovës kanë dhënë luftëtarët trima të fshatit Abri i trevës së Drenicës. Abria e Epërme, luftës për liri ia ka falur dhjetëra dëshmorë e martirë. Njëri prej luftëtarëve çlirimtar të këtij fshati, i cili pati fatin të bjerë ndër të parët në …

Më shumë...

Pal Lekaj kritikon vizitën e udhëheqësve të Kosovës në SHBA: Takime në korridore, jo në nivele të larta

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka kritikuar vizitën e presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme Donika Gërvalla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se takimet e tyre nuk po zhvillohen në nivelet më të larta institucionale. Lekaj u shpreh se …

Më shumë...

Albert Prenkaj: Kosova në pozitë të vështirë, Kurti shkel vijat e kuqe të ndërkombëtarëve

Ish-ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, ka vlerësuar se vendi ndodhet në një pozitë jashtëzakonisht të vështirë pas vendosjes së masave nga ndërkombëtarët dhe ndalimit të dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prenkaj tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po shkel në vazhdimësi vijat e kuqe …

Më shumë...