Yearly Archives: 2025

Pesë vjet nga arrestimi i Salih Mustafës – dënimi prej 15 vjetësh mbetet në fuqi

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-eprorit të lartë të UÇK-së dhe FSK-së, Salih Mustafa

Sot shënohen pesë vjet nga arrestimi dhe dërgimi në Hagë i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa – i njohur me nofkën “Cali”. Mustafa ishte arrestuar më 24 shtator të vitit 2020, si i dyshuar për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë. Procesi ndaj tij ka qenë ndër …

Më shumë...

Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Kërkesa është dorëzuar më 22 shtator 2025 dhe është nënshkruar nga prokurorja Kimberly West. Sipas Prokurorisë, ekziston ende dyshimi i bazuar se Thaçi ka kryer vepra penale që hyjnë në …

Më shumë...

Christian Böttcher kritikon bllokadën politike: Vonesat rrezikojnë investimet dhe mirëqenien

Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher, ka shprehur kritika të qarta ndaj situatës politike në vend, duke theksuar nevojën për respektimin e Kushtetutës dhe përgjegjësinë institucionale të përfaqësuesve politikë. Në fjalën e tij gjatë Forumit të Energjisë Kosovare dhe Panairit “Green Business Expo 2025”, Böttcher u shpreh se është …

Më shumë...

Në Viti u mbajt takim për fuqizimin e grave dhe qeverisjen lokale me ndjeshmëri gjinore

Komuna e Vitisë mirëpriti sot një delegacion nga Shqipëria, në kuadër të vizitës së shkëmbimit që po zhvillohet në Kosovë, me synim ndarjen e përvojave dhe praktikave më të mira për barazinë gjinore në nivel lokal. Delegacioni përfshinte përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Shtetit për …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e 9-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) nën udhëheqjen e kryesuesit Bekim Azizi, ka mbajtur sot mbledhjen e 9-të e rregullt. Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e Komitetit fillimisht parashtruan pyetje dhe çështje që janë në interes të qytetarëve vitias dhe më pas shqyrtuan dhe votuan me shumicë votash të gjitha pikat …

Më shumë...

Zyrtar i DASh-it: Kurti kaloi “vijën e kuqe”, SHBA pezulloi Dialogun Strategjik

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit ka thënë për gazetën KOHA se veprimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, kanë çuar në pezullimin e Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara. Sipas tij, vendimi erdhi pas “kalimit të vijës së kuqe”, përfshirë përpjekjet për të penguar pjesëmarrjen e Listës …

Më shumë...

Hisen Berisha: Gjykimi në Hagë është sulm ndaj luftës çlirimtare, jo ndaj individëve

Hisen Berisha

Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hisen Berisha, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e cilësuar atë si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj luftës çlirimtare, e jo ndaj individëve. Berisha shprehu besimin se, pavarësisht zvarritjeve të procesit, ai duhet të përfundojë me pafajësinë …

Më shumë...

BDI: Qeveria me uniforma vetëm në gjuhën maqedonase konfirmon qasjen diskriminuese ndaj shqiptarëve

BDI: Uniforma vetëm në maqedonisht, fytyra e vërtetë e diskriminimit institucional

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatën më të thellë për faktin se, me vendimin e fundit për uniformat njëgjuhëshe të policisë, Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE konfirmoi edhe një herë qasjen e saj diskriminuese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve. Ky nuk është thjesht një vendim politik i bazuar në diskriminim, por …

Më shumë...

Burim Ramadani: Serbia organizoi dhe financoi sulmin terrorist në Banjskë

Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka reaguar pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, duke akuzuar drejtpërdrejt shtetin serb për organizimin dhe financimin e këtij akti. Ramadani theksoi se përgatitjet për këtë ngjarje janë bërë nga Serbia qysh dy vite më parë. “Serbia edhe e ka …

Më shumë...

Dedë Gjo Luli ( 1840-1915), “pushkë e ngrehur për Shqipërinë”

Dedë Gjo Luli ( 1840-1915)

Dedë Gjo Luli ka qenë udhëheqës i shquar i Malësisë së Mbishkodrës në luftën për çlirimin kombëtar dhe për ruajtjen e tërësisë territoriale të atdheut. Është i shpallur  “Hero i Popullit”. Në vjeshtën e vitit 1840, në Traboin, Gjon Lulit i kishte lindur djali i parë dhe i vetëm në …

Më shumë...

Besim Qeriqi sjell në vëmendje shkrimin e hershëm të Hashim Thaçit për heronjtë e lirisë

Historiani nga Universiteti i Zagrebit, Besim Qeriqi, ka rikujtuar një shkrim të rrallë të ish-presidentit Hashim Thaçi, të botuar në vitin 1992, kur ai ishte vetëm 24 vjeç. Teksti, i titulluar “Afrim Zhitia – Yll i Pashuar i Lirisë”, i kushtohet figurave emblematike të rezistencës shqiptare kundër pushtetit jugosllav: Afrim …

Më shumë...

Edi Rama nga Vjena: Kosova duhet të bëjë detyrat për BE-në, jo të merret me Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë konferencës “Shqipëria, Horizonti i ri” në Vjenë, u shpreh se Kosova duhet të fokusohet në përmbushjen e kritereve të Bashkimit Evropian dhe jo në veprimet e Serbisë. Rama tha se është i trishtuar nga mungesa e përparimit të Kosovës në këtë drejtim, duke theksuar …

Më shumë...

Xhavit Haliti: Delegacioni i Kosovës në SHBA propagandoi kundër UÇK-së dhe Shqipërisë

Xhavit Haliti

Ish-anëtari i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Xhavit Haliti, ka deklaruar se disa figura politike të njohura nga Kosova kishin zhvilluar propagandë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Shqipërisë gjatë qëndrimit të tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Haliti ka theksuar se delegacioni i përbërë nga Ibrahim Rugova, Veton …

Më shumë...

Marie Kraja (1911-1999) Sopranoja e mirënjohur e muzikës popullore dhe operistike shqiptare

Marie Kraja (1911-1999) Sopranoja e mirënjohur e muzikës popullore dhe operistike shqiptare

Marie Kraja u lind në Zarë të Dalmacisë, në vitin 1911. Në moshën 6 vjeçare, familja e saj vendoset në Shkodër. Studimet e larta për kanto i kreu në Konservatorin e Graz-it, në Austri, në vitet 1930-1934. Aktiviteti i saj koncertal fillon më 1934 së bashku me pianistin Tonin Guraziu, …

Më shumë...

Ejup Maqedonci: Investimet në ushtri për mbrojtjen e territorit dhe forcimin e paqes

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se investimet e Qeverisë së Kosovës në fushën e mbrojtjes kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve ushtarake, me synim mbrojtjen e territorit të vendit dhe kontributin në siguri e paqe në rajon dhe më gjerë. Ai i bëri këto deklarata gjatë …

Më shumë...

Marta Kos: Presim formimin e qeverisë së re për të fuqizuar dialogun Kosovë-Serbi

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, tha se Brukseli po pret formimin e një qeverie të re në Prishtinë për t’u angazhuar më shumë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Kos theksoi se normalizimi …

Më shumë...