Yearly Archives: 2025

Akademik Arsim Bajrami: Gjykata speciale në Hagë duhet të pastronte UÇK-në dhe të hapte perspektiva për Kosovën

Arsim Bajrami

Akademik Arsim Bajrami, ka dhënë analizën e tij juridike dhe politike mbi gjykatën speciale në Hagë, duke theksuar ndikimin e tyre në narrativën historike të luftës së UÇK-së. Ai theksoi se, pavarësisht sfidave të procesit të gjykimit maratonik, drejtësia duhet të triumfojë në fund. Bajrami, i cili së shpejti do …

Më shumë...

Hysni Gucati viziton Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Hagë, thekson qëndrueshmërinë e tyre

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka vizituar në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale. Gucati ka bërë të ditur se, pavarësisht kushteve të vështira të paraburgimit, Thaçi dhe Veseli mbeten të …

Më shumë...

Prokuroria Speciale: Asnjë raport për gjyqtarin Laban, pavarësisht alarmimeve nga institucionet dhe politika

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka konfirmuar se nuk ka pranuar asnjë raport, informatë apo denoncim nga AKI, PK, MPB, apo ndonjë institucion tjetër lidhur me gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban. Kjo deklaratë bie ndesh me pohimet publike të presidentes Vjosa Osmani dhe ish-ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, …

Më shumë...

Abert Prenkaj: Asociacioni obligim ndërkombëtar, por qeveria në detyrë s’ka legjitimitet për vendime të mëdha

Ish-diplomati Albert Prenkaj ka reaguar ashpër pas raundit të fundit të pasuksesshëm në Bruksel, duke kundërshtuar qëndrimet e zëvendëskryeministrit në detyrë dhe kryenegociatorit Besnik Bislimi. Ai ka theksuar se marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 dhe zotimet e Brukselit janë obligime të qarta ndërkombëtare, të cilat nuk mund të anashkalohen …

Më shumë...

Ariana Musliu-Shoshi: Dialogu me Serbinë po udhëhiqet pa legjitimitet, dobëson pozitën e Kosovës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka shprehur shqetësimin për mënyrën se si po udhëhiqet procesi i dialogut nga pala kosovare. “E ardhmja e Kosovës nuk mund të negociohet nga njerëz pa legjitimitet politik. Emërimi i Besnik Bislimit për të përfaqësuar vendin në dialog është i gabuar dhe …

Më shumë...

Altin Krasniqi: Patriotizmi sot matet me zhvillimin e vendit, jo me propagandë

Deputeti Altin Krasniqi ka kritikuar qasjen e pushtetit aktual, duke thënë se mungesa e patriotizmit në kohën e duhur ka prodhuar një masë të madhe patriotësh të rremë. Sipas tij, patriotizmi sot nuk lidhet as me Serbinë e as me Listën Serbe, por me përkushtimin për zhvillimin e vendit. “Ne …

Më shumë...

Sazan Ibrahimi kritikon qeverinë: Komunat e Kosovës mbahen peng nga vendimet e njëanshme qendrore

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka reaguar ndaj raportit “Letërnjoftimi i Komunave 2025” të Institutit GAP, duke theksuar se gjetjet e tij pasqyrojnë problemet reale me të cilat përballen komunat, por që sipas tij burojnë kryesisht nga vendimet e njëanshme të qeverisë qendrore. “Raporti vërteton se …

Më shumë...

Ekrem Kastrati: “NISMA Socialdemokrate nis fushatën zgjedhore në Malishevë nën moton ‘Përjetë Kosova’”

Nën moton “Përjetë Kosova”, më 13 shtator, në ora 14:00, familja jonë politike NISMA Socialdemokrate, do të mblidhet për tubimin e hapjës së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Ftojmë anëtarësinë dhe përkrahësit tanë në Malishevë, që këtë të shtunë të jemi bashkë rreth numrit 186, në këtë …

Më shumë...

Naim Zhitia: Më 19 shtator inaugurohet shtatorja e Afrim Zhitisë

Më 19 shtator 2025, në orën 14:00, në fshatin Llugë te Obelisku, do të inaugurohet shtatorja e Heroit të Kombit dhe Udhëheqësit të Lëvizjes Popullore të Kosovës, Afrim Zhitia. Ceremonia organizohet me nderim nga familja Zhitia, ndërsa në këtë ngjarje pritet pjesëmarrje e gjerë e qytetarëve, familjarëve, bashkëveprimtarëve dhe përfaqësuesve …

Më shumë...

Më 12 shtator, promovohet libri “Dekada e sukseseve II (2013–2020)” i autorit Hajrush Stublla

Më 12 shtator 2025, në ora 11:00, në Amfiteatrin e Shkollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan, do të mbahet promovimi i librit “Dekada e sukseseve II (2013–2020)”, të autorit Hajrush Stublla. Ky botim pasqyron zhvillimet, arritjet dhe sfidat e një periudhe të rëndësishme tetëvjeçare, duke ofruar një pasqyrë …

Më shumë...

Bedri Halimi: SI U PËRJETUAN NGJARJET E 11 SHTATORIT NGA SHQIPTARËT

Më 11 shtator 2001, bota është tronditur nga sulmet ekstremiste nga pozicionet ideologjike – fetare në territorin e Shteteve të Bashkaua të Amerikës. Historia e kësaj ngjarje, dihet botërisht: përhapja e shqetësimeve masive, pasiguria por edhe dëmet e shkaktuara në njerëz dhe ato materiale, kanë qenë objektiv i këtij sulmi. …

Më shumë...

Osmani ndryshon qëndrim ndaj Kurtit: Nga akuza për “bixhoz politik” tek bashkëpunimi për mbrojtjen e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar sot se raportet e saj me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, janë gjithmonë në linjë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Kosovës ndaj Serbisë, duke ndryshuar dukshëm qëndrim krahasuar me akuzat e mëparshme për “bixhoz politik” me aleancat strategjike të shtetit. “Jo vetëm …

Më shumë...

Bekë Berisha kritikon ashpër Osmanin dhe LVV-në: “Sulmojnë shtyllat e shtetit të Kosovës”

Bekë Berisha

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani dhe Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me deklaratat e tyre ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ai i ka cilësuar këto veprime si “çmenduri” dhe ka theksuar se sulmojnë funksionimin e institucioneve të shtetit. “Unë si deputet dhe si jurist, vlerësoj se është çmenduri …

Më shumë...

Selim Pacolli reagon ashpër ndaj Osmanit: “Pa ujë, pa rrymë, pa kanalizime – çfarë ka bërë presidentja?”

Ish-deputeti Selim Pacolli, ka reaguar me ton të ashpër ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke vënë në dyshim kontributin e saj dhe angazhimin ndaj situatës në shkollat publike. Pacolli kritikoi Osmanin për gjendjen e vështirë të infrastrukturës në disa zona, duke thënë: “Pa ujë, pa rrymë, pa kanalizime, erëra …

Më shumë...

Akuzë e fortë ndaj shefit të VLEN: Fushatë e rrezikshme kundër shqiptarëve dhe rritje e tensioneve etnike

Shefi i Shtabit të VLEN, Adnan Azizi, është kritikuar ashpër për një seri veprimesh dhe deklaratash që, sipas kritikëve, rrezikojnë jo vetëm procesin zgjedhor, por edhe stabilitetin dhe sigurinë në vend. Sipas reagimeve, Azizi ka qëndruar pa përgjigje për shtatë ditë ndaj padronit të tij, Hristian Mickoski, për ofendime ndaj …

Më shumë...

Homazh te Parku Amerikan i Lirisë në qytet, nga kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura i shoqëruar nga nënkryetari, z. Sami Lushtaku në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë bërë homazhe te Parku Amerikan i Lirisë në qytetin e Skenderajt. Sot mbushen 24 vjet nga sulmet mizore …

Më shumë...