Yearly Archives: 2025

Arbana Qeriqi: Injorimi i kontributit të Ahmet Qeriqit përbën një padrejtësi ndaj së vërtetës historike

Unë jam e bija e profesor Ahmet Qeriqit –njeriu që i dha jetën e tij këtij vendi, kësaj gjuhe dhe kësaj kulture. Dhe sot, nuk flas vetëm si bijë, por si qytetare që nuk mund të hesht përballë padrejtësisë, përbuzjes dhe ndërhyrjes së ulët politike në një çështje që lidhet …

Më shumë...

Kryesuesi i Komisionit për Emërtime në Shtime reagon pas ndërhyrjeve politike: “Bojkoti ka emër”

Kryesuesi i Komisionit për Emërtimin e Institucioneve Publike në Kuvendin Komunal të Shtimes, profesor Ruzhdi Jashari, ka dalë me një reagim publik pas mosfunksionimit të Komisionit dhe ndërhyrjeve politike që, kanë penguar procesin e emërimit të disa institucioneve publike në këtë komunë. Në deklaratën e tij, Jashari thekson se është …

Më shumë...

Ali Ahmeti prezanton logon dhe emrin e koalicionit të ri: Aleanca Kombëtare për Integrim

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka prezantuar sot emrin dhe logon e koalicionit të ri politik shqiptar – Aleanca Kombëtare për Integrim, që përfshin figura të rëndësishme si Ziadin Sela, Arben Taravari dhe të tjerë. Ahmeti tha se ky bashkim synon të sjellë unitet mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut …

Më shumë...

PDK-ja e çon në Kushtetuese vendimin e ZRrE-së për “tregun e lirë” të energjisë

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se deri në fund të javës do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, që detyron mbi 1,300 biznese të kalojnë në “tregun e lirë” të energjisë elektrike. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se partia …

Më shumë...

Kushtetuesja vendos: Kandidati për kryeparlamentar mund të votohet vetëm deri në tri herë

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka bërë publike arsyetimin e vendimit që kufizon votimin e të njëjtit kandidat për kryetar të Kuvendit në maksimum tre raunde votimi. Në aktgjykimin e saj, Gjykata ka theksuar se propozimi i vazhdueshëm i një kandidati apo kandidateje të njëjtë nuk duhet të shndërrohet …

Më shumë...

Ruzhdi Jashari: SQARIM PUBLIK: Tre anëtarë mungojnë pa arsyetim, të ftuar nga Qemajl Aliu për të penguar votimin e Shtëpisë së Kulturës me emrin e prof Ahmet Qeriqit

Jam i detyruar të bëj një sqarim për të gjithë ata që paraqitën kërkesa pranë Komisionit të Kuvendit Komunal për emërtimin e institucioneve publike të Komunës së Shtimes; të sqarohem si Kryetar i këtij Komisioni edhe para Kuvendit Komunal dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Shtimes. Në javët që lamë …

Më shumë...

Kriza e energjisë në Kosovë: Mbi 200 biznese jashtë funksionit, Aleanca Kosovare e Bizneseve paralajmëron masa ligjore

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka ngritur alarmin për krizën serioze të energjisë që po godet bizneset në Kosovë. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se ndërprerja e dhunshme e energjisë elektrike nga KEDS, me asistencë të Policisë së Kosovës, ka lënë jashtë funksionit mbi 200 kompani me më shumë se …

Më shumë...

Poezitë e poetit Lulzim Tafa në ekspozitën ndërkombëtare poetike në Shangai, duke ndriçuar shpirtin shqiptar në zemër të Kinës

Poezitë e poetit të mirënjohur kosovar, Lulzim Tafa, po shkëlqejnë në një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare poetike të këtij viti, ekspozitën “Shi Xu” (Fije Poetike) në qytetin e kulturës, Shangai të Kinës. Kjo ekspozitë, që u hap më 13 gusht dhe do të qëndrojë e hapur deri më …

Më shumë...

LDK kritikon qeverinë Kurti për menaxhimin e buxhetit: 1 miliard euro shpenzime në nivel qendror, vetëm 13% në investime kapitale

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për mënyrën se si është menaxhuar buxheti në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, duke theksuar se niveli qendror ka shpenzuar mbi 1 miliard euro, por vetëm një përqindje minimale ka shkuar në investime kapitale. Duke iu …

Më shumë...

Daut Haradinaj akuzon Kurtin për “shkatërrim të planifikuar të Kosovës” dhe krim energjetik me përfitues Serbinë

Daut Haradinaj ka lëshuar kritika të ashpra në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç e quan ai, “shkatërrim të planifikuar të Kosovës”. Në një reagim publik, Haradinaj thotë se qeveria aktuale ka dëmtuar rëndë sektorin e energjisë duke anuluar në javën e parë të mandatit të …

Më shumë...

Ish-ministri i Ekonomisë, Ethem Çeku, ka ngritur kritika serioze ndaj mënyrës se si po zbatohet liberalizimi i tregut të energjisë në Kosovë

Ish-ministri i Ekonomisë Ethem Çeku ka kritikuar ashpër mënyrën se si është nisur procesi i liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë, duke e quajtur këtë hap të nxituar, të dëmshëm për ekonominë dhe burim të pasigurisë energjetike. Sipas tij, energjia në Kosovë ka mbetur peng i politikave ditore, ndërsa …

Më shumë...

Në Malishevë u mbajt Turneu 3×3 në Basketboll

Malisheva mbrëmë organizoj me një super atmosferë eventin e parë në Turneun 3×3 në Basketboll. Sheshi i Dëshmorëve u mbush me të rinj, sportistë e qytetarë që shijuan garën, muzikën dhe energjinë e jashtëzakonshme. Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka falenderuar përmes postimit të tij në facebook …

Më shumë...

U mbajt takimi informues me fermerët vitias për Skemën e Granteve Investuese

Sot në Viti u mbajt takimi informues me fermerët e kësaj komune lidhur me Skemën e Granteve Investuese, të cilën GIZ Kosova po e implementon në emër të Qeverisë Gjermane, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR). Në këtë takim ishte i pranishëm edhe …

Më shumë...

Arrestohet në Merdar një serb i dyshuar për krime lufte në Vushtrri

vetevendosje

Një shtetas serb, Sinisa Spasiq, është arrestuar të dielën në pikën kufitare të Merdarit, si i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimeve nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, Spasiq dyshohet për përfshirje në krime të kryera më 6 prill 1999 në komunën …

Më shumë...

KQZ-ja në fazën finale të certifikimit: 46 subjekte politike në pritje të vendimit

KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim nga jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën përfundimtare të procesit të certifikimit të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Deri më tani, nga 104 subjekte që kanë aplikuar, janë certifikuar 58, ndërsa 46 të tjera – përfshirë edhe partitë kryesore parlamentare – janë ende në pritje të vendimit. Zëdhënësi …

Më shumë...

Bedri Halimi: SI JANË NDËSHKUAR TRADHËTARËT NË EVROPË

Bedri Halimi: DISA FJALË RRETH DISA PASAKTËSIVE TË ANALIZËS SË AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË KOSOVËS

Termi kolaboracionizëm u fut në fjalorin politik pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (nga frëngjishtja collaboration-bashkëpunim). Me këtë fjalë nënkuptohej bashkëpunimi i qeverisë franceze të Vishisë (kryesuar nga mareshali Peten) me pushtuesit gjermanë, e që pastaj filloi të përdorej më gjërë. Ngjashëm me këtë term, filloi të përdorej edhe …

Më shumë...