Yearly Archives: 2025

Gjykata Kushtetuese mbetet vendimmarrëse për zgjedhjen e kryeparlamentarit, masa e përkohshme ende në fuqi

Pavarësisht disa ditëve që kanë kaluar nga njoftimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e kryeparlamentarit, masat e përkohshme që ndalojnë mbajtjen e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës vazhdojnë të jenë në fuqi. Nga Gjykata Kushtetuese bëjnë me dije se aktgjykimi për rastet KO193/25 dhe KO196/25 do të publikohet …

Më shumë...

Gjenerali amerikan Sean Flynn viziton Kosovën për të diskutuar sigurinë dhe bashkëpunimin ushtarak

E Ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Anu Prattipati, ka mirëpritur gjeneral-brigadierin Sean Flynn, përfaqësues ushtarak i SHBA-së në detyrë në Komitetin Ushtarak të NATO-s. Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, vizita e gjeneralit Flynn ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet SHBA-së, Ministrisë së …

Më shumë...

Hykmete Bajrami paralajmëron Komision Hetimor për sektorin e energjisë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se puna e parë e Kuvendit pas konstituimit dhe formimit të Komisioneve Parlamentare do të jetë ngritja e një Komisioni Hetimor për sektorin e energjisë. Bajrami ka theksuar se ky komision do të hetojë në veçanti veprimtarinë e …

Më shumë...

Ambasada e Shqipërisë mohon ta ketë ftuar Mefail Shkodrën në aktivitetin festiv

Mefail Shkodra, i dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë që ndodhi të dielën në Gjilan, ka qenë subjekt i spekulimeve pasi disa fotografi të publikuara treguan të njëjtin person pranë presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe kryetarit …

Më shumë...

Bashkim Ramosaj: Është kënaqësi të ndaj me ju lajmin për suksesin e bashkëatdhetarit tonë, Gëzim Berisha

Është kënaqësi të ndaj me ju lajmin për suksesin e bashkëatdhetarit tonë, Gëzim Berisha, i cili punon dhe vepron në Gjermani si përgjegjës për projektimin dhe prodhimin e Pneumatron 200 pranë kompanisë Pneumed GmbH. Falë punës dhe përkushtimit të tij, kjo teknologji moderne për terapi efektive, fizioterapi dhe mirëqenie afatgjatë …

Më shumë...

Agim Aliu: Ferizaj nis punën për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se kanë filluar konsultimet e para për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), dokument strategjik që do të përcaktojë drejtimin e zhvillimit urban të qytetit në vitet e ardhshme. Sipas Aliut, takimi u zhvillua me grupin e ekspertëve nga Komuna e …

Më shumë...

Bashkim Ramosaj: Të kuptosh zemrën e qytetarëve, duhet të jetosh pranë tyre

Mirëmëngjesi Foto album nga vizita në Prapaqan Të kuptosh zemrën e qytetarëve, duhet të jetosh pranë tyre. Të shohësh mëngjeset e këtij vendi, të rritësh fëmijët në rrugët e tij, të ndash gëzimet dhe vështirësitë. Pata kënaqësinë të takoj banorët e fshatit Prapaqan, të bisedoj me ta për sfidat dhe …

Më shumë...

Kryetari Kastrati ndjek nga afër garën memoriale “Esmir Shala” dhe nderohet nga Federata e Notit

Në ambientet e pishinës së Banjës, u zhvillua gara memoriale e notit “Esmir Shala”, e organizuar nga Klubi i Notit Besa nga Malisheva, në bashkëpunim me Federatën e Notit të Kosovës. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë 17 ekipe nga mbarë Kosova, me gjithsej 120 notarë, duke e bërë këtë …

Më shumë...

Smajl Latifi pret komandantin e ri të KFOR-it italian për Rajonin Perëndim

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mirëpritur  komandantin e ri të KFOR-it italian për Rajonin Perëndim, Kolonel Lorenzo Mangia. Gjatë takimit, biseda u përqendrua tek çështjet e sigurisë, forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe trupave të KFOR-it, si dhe mundësitë për mbështetje në projekte që ndikojnë drejtpërdrejt …

Më shumë...

Milazim Krasniqi: Qeveria ka mashtruar qytetarët për situatën në veri

Profesori dhe publicisti Milazim Krasniqi ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka mashtruar opinionin publik lidhur me zhvillimet në veri të vendit. Ai ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe disa zyrtarëve të lartë qeveritarë, duke thënë se deklaratat e tyre për “suksese në veri” nuk përputhen …

Më shumë...

Adri Nurellari: Kurti godet Kushtetuesen sa herë që ka vendime kundër tij

Analisti politik Adri Nurellari ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për qasjen ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe sjelljen e tij në raport me institucionet e pavarura. Në një intervistë për ABC News, Nurellari tha se Kosova prej muajsh gjendet në një “ngërç politik” për shkak të moskonstituimit të Kuvendit …

Më shumë...

Rrustem Mustafa, përdor një metaforë të Dritëro Agollit për të kritikuar politikën në Kosovë

Mustafa: Prioritetet kryesore rendi, ligji, normalizimi i vendit, të lidhemi fort me interesat shtetërore

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ka reaguar ndaj zhvillimeve politike në vend me një mesazh të koduar përmes letërsisë shqipe. Mustafa ka cituar thënien e njohur të shkrimtarit Dritëro Agolli: “Zuri dëbora krimba”, një metaforë që përdoret për të përshkruar …

Më shumë...

Ali Ahmeti për 24-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit: “Të na gjejë ballë-lartë si dje, jo të përkulur si sot”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka kujtuar sot 24-vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, duke e cilësuar si një moment historik ku shqiptarët dhe maqedonasit “ia shtrinë dorën njëri-tjetrit për të ndërtuar një Maqedoni të re, të barabartë dhe të integruar në NATO e BE”. Në një …

Më shumë...

Çështja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës në fokus të Konferencës së Ambasadorëve

Deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, Prokuroria Speciale e Nishit ka propozuar që t’i ngrihet aktakuzë

Në ditën e tretë të Konferencës së Ambasadorëve, që po mbahet në Prishtinë për të tetin vit radhazi, vëmendja është përqendruar tek çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në një panel të dedikuar, përfaqësues nga Lugina – deputeti Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Enkel Rexhepi – kanë paraqitur para …

Më shumë...

Ish-kandidati i VV-së për deputet, Mentor Hyseni, emërohet drejtor në ATK – kundërshtitë me qëndrimet e dikurshme të partisë

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në zgjedhjet e vitit 2019, Mentor Hyseni, është emëruar drejtor në Administratën Tatimore të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Financave, e cila ka njoftuar se konkursi është zhvilluar sipas procedurave “të rregullta dhe transparente”. Megjithatë, ky emërim ka hapur debat …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Përpjekjet për ta mjegulluar dhe deformuar origjinën e Hasan Prishtinës, janë të papërgjegjshme dhe antihistorike

Hasan Prishtina

Më 13 gusht të vitit 1933, në Çimisqi të Vogaxhikut, përpara një bakallhaneje, në Selanik u vra tradhtisht dhe pabesisht, atdhetari dhe politikani më emblematik i kohës, Hasan Prishtina. Vrasësi ishte një vegël qorre e Ahmet Zogut, mbretit të vetëshpallur të Shqipërisë, i cili, patriotin Hasan Prishtina e kishte dënuar …

Më shumë...