Komuna e Rahovecit njofton qytetarët se, sipas informatave zyrtare të pranuara nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit Rajonala “Gjakova”, përkundër që furnizimi me ujë të pijshëm aktualisht është i qëndrueshëm, ekziston rreziku i përballjes me vështirësi serioze, si pasojë e keqpërdorimeve masive të ujit, përfshirë ujitjet ilegale dhe shpenzimet joracionale në …
Më shumë...Yearly Archives: 2025
Çdo abuzim me ujin e pijshëm ndikon drejtpërdrejt në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve
Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, priti në takim përfaqësuesit e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidrodrini”, me të cilët u diskutua rreth shqetësimeve të qytetarëve për mungesën e ujit të pijshëm në disa zona të komunës sonë. Në takim, kryetari Ramosaj theksoi domosdoshmërinë që kompania të ndërmarrë masa …
Më shumë...Altin Krasniqi: Sqarim për opinionin publik
E dëgjova emisionin Politiko, ku u përmend emri im. Dua të theksoj se një bisedë private dhe e sinqertë me babain tim rreth përfshirjes në politikë nuk mund të barazohet me deklaratat publike të ish-Kryeministrit, lidhur me ndikimin e supozuar të ish-liderëve të PDK-së. Biseda ime mbetet një komunikim familjar …
Më shumë...Reagon djali i Kadri Veselit ndaj deklaratës së Kurtit: “Deklarim i padinjitetshëm që rëndon familjet tona”
Klestori Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-udhëheqësit të UÇK-së, Kadri Veseli, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili përmendi babain e tij në një kontekst politik gjatë një interviste televizive. Në një reagim publik, Klestori Veseli e ka cilësuar këtë përmendje …
Më shumë...Ka filluar korrja e grurit në Malishevë – rendimentet të kënaqshme
Në territorin e Komunës së Malishevës ka filluar fushata e korrje shirjeve të grurit, e cila po zhvillohet me rendimente të kënaqshme sipas të dhënave fillestare. Këtë proces e ka ndjekur nga afër edhe kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati, i cili është takuar me bujq dhe kombajnerë, duke i uruar …
Më shumë...86 bletarë përfitojnë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve dhe 13 pajisje speciale për shkrirjen e dyllit
Përmes Drejtorisë së Bujqësisë të komunës së Ferizajt, paraditen e sotme për bletarët ferizajas u shpërndanë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve dhe 13 pajisje speciale për shkrirjen e dyllit. Përfitues nga kjo mbështetje janë 86 bletarë nga komuna e Ferizajt që posedojnë mbi 40 shoqëri bletësh dhe që …
Më shumë...Haiking në Viti për nder të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së
Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 4 Korrikut, sot në komunën e Vitisë u organizua një aktivitet simbolik e sportiv – Haiking në gjatësi prej 13 kilometrash, në itinerarin Viti – Beguncë – Lubishtë – Parku Ilir. Kryetari i Komunës së …
Më shumë...Nasim Haradinaj, reagon ashpër ndaj deklaratës së Kurtit për Thaçin dhe Veselin: “Ligësi dhe sulm ndaj luftës”
Deklarata e ish-kryeministrit Albin Kurti, se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli po japin “instruksione politike nga burgu në Hagë”, ka nxitur reagime të ashpra nga figura të dala nga lufta dhe organizatat përfaqësuese të veteranëve. Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, e ka cilësuar këtë deklaratë si një …
Më shumë...Kastrati: Viti 2026, vit i përkushtimit ndaj fshatrave
“Viti 2026 dhe vitet në vijim do të jenë vite të përkushtimit ndaj fshatrave, me synim urbanizimin dhe rregullimin e të gjitha vendbanimeve rurale,” deklaroi kryetari Ekrem Kastrati gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2026 në Këshillat Lokale të Dragobilit dhe Maxharrës. “Hartimi i buxhetit, përkatësisht orientimi i investimeve kapitale, …
Më shumë...PDK dorëzon rast të ri në Kushtetuese: Krasniqi kërkon trajtim urgjent pas tri shkeljeve të reja të Kushtetutës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se kjo parti do të dorëzojë sot një lëndë të re në Gjykatën Kushtetuese, pas siç tha ai, tre shkeljeve të reja radhazi të Kushtetutës që kanë ndodhur gjatë procesit të konstituimit të Kuvendit. Krasniqi theksoi se këto shkelje janë …
Më shumë...Ramush Haradinaj: Kurti po i shpenzon qëllimisht 30 ditët pa zgjedhur kryetarin e Kuvendit
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas dështimit të 41-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e akuzuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për vazhdim të një skenari të qëllimshëm bllokues. Në një deklaratë për media, Haradinaj tha se është bërë e …
Më shumë...Hykmete Bajrami: Kuvendi është bllokuar nga ata që punojnë për “mafinë energjetike”, do t’i drejtohemi sërish Kushtetueses
Pavarësisht dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë qëndruar në sallë, duke shprehur shqetësim për krizën institucionale që po vazhdon. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka mbajtur një fjalim para deputetëve të pranishëm, ku ka paralajmëruar …
Më shumë...Sot u certifikuan mësimdhënës dhe udhëheqës të shkollave të mesme të ulëta të komunës së Malishevës
Në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e cilësisë në sistemin arsimor, mësimdhënësit dhe udhëheqësit e shkollave të mesme të ulëta të komunës së Malishevës, sot u certifikuan nga trajnimi i përfunduar në projektin KosED. Në kuadër të projektit:’INSTITUCIONALIZIMI I PRAKTIKËS REFLEKTUESE DHE VENDIMMARRJES SË BAZUAR NË DËSHMI: MODELI I SIGURIMIT …
Më shumë...Pensionohet mësimdhënësi Milazim Zuka, nderohet me mirënjohje nga kryetari Haliti
Pas një karriere të gjatë në arsim, mësimdhënësi Milazim Zuka është pensionuar, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në edukimin e brezave të rinj. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e ka nderuar atë me mirënjohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e …
Më shumë...Përmbyllet turniri “2 Korriku” në Beguncë me një manifestim kulturor e sportiv në nder të 35-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese
Mbrëmë në Beguncë u përmbyll Turniri tradicional “2 Korriku”, i cili tashmë është bërë pjesë e pandashme e aktiviteteve kulturore e sportive për nder të kësaj date historike për Kosovën. Në kuadër të këtij organizimi, krahas ndeshjeve sportive, u mbajt edhe një manifestim kulturor e sportiv, ku morën pjesë qytetarë …
Më shumë...Dështimi i 41-të për konstituimin e Kuvendit: VV refuzon zbatimin e aktgjykimit, opozita kërkon kthim te skenari i 8 prillit
Edhe sot ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke shënuar kështu herën e 41-të që ky proces mbetet i bllokuar. Shkak për këtë ngecje ka qenë sërish refuzimi i Lëvizjes Vetëvendosje për të zbatuar Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton mënyrën e votimit për zgjedhjen e …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
