Monthly Archives: February 2026

Thirrje nga Sadik Halitjaha: Kuvendi i Kosovës u konstituua, tani duhet ta nxjerrë një rezolutë të këtillë sa më parë, sa nuk u bë tepër vonë! E nesërmja na pyet: ku ishit dje!

Sadik Halitjaha

Deklaratë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë: Për pafajësinë e udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në ushtrimin e kompetencave të veta kushtetuese dhe në përmbushje të rolit të vet si përfaqësues i vullnetit të popullit shqiptar, shpreh shqetësimin e thellë për kërkesën përfundimtare të …

Më shumë...

Mbrojtja e Rexhep Selimit: Qëllimi i tij ishte çlirimi i popullit, jo pushteti personal

Avokati mbrojtës i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, ka deklaruar para trupit gjykues në Hagë se klienti i tij nuk ka vepruar për përfitim pushteti, por me motivin e çlirimit të popullit të tij. Sipas Roberts, Selimi nuk ka kërkuar poste autoritare dhe nuk ka synuar emërime në pozita drejtuese për …

Më shumë...

‘Liria ka Emër’ përshëndet Deklaratën e Kuvendit të Shqipërisë: Mbështetje e fuqishme për pafajësinë e liderëve të UÇK-së”

Platforma “Liria ka Emër” ka përshëndetur Deklaratën e miratuar sot nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë lidhur me pafajësinë e ish-liderëve të UÇK-së. Përmes një njoftimi për media, platforma e cilëson këtë veprim si një hap të rëndësishëm politik dhe institucional në mbrojtje të së vërtetës historike dhe …

Më shumë...

Shukri Buja: Kam kundërshtuar Gjykatën Speciale që në fillim

Luftëtari i lirisë, Shukri Buja, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor në Hagë, duke theksuar se shumë prej atyre që dikur, sipas tij, i etiketonin ish-çlirimtarët si kriminelë, sot flasin për mbrojtjen e luftës çlirimtare. Buja ka rikujtuar qëndrimin e tij kundër krijimit të Gjykatës Speciale, duke thënë se e …

Më shumë...

Taulant Balla thirrje për tubim më 17 shkurt në Prishtinë në mbështetje të UÇK-së dhe ish-drejtuesve në Hagë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla, ka bërë thirrje nga foltorja e Kuvendit që më 17 shkurt, në orën 14:00, qytetarët shqiptarë të mblidhen në Prishtinë për të shprehur mbështetje ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-drejtuesve të saj që po përballen me proces gjyqësor …

Më shumë...

Michael Doyle: Deklaratat përfundimtare mbyllen javën e ardhshme

Zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle, ka njoftuar se deklaratat përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të përfundojnë të mërkurën e ardhshme, pas së cilës rasti do të konsiderohet i mbyllur për shqyrtim nga trupi gjykues. Sipas Doyle, vendimi i gjykatës pritet të merret brenda një afati …

Më shumë...

Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Kërkesa e Prokurorisë rrezikon shtrembërimin e historisë

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një deklaratë zyrtare në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke theksuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte lëvizje legjitime për liri dhe të drejta të njeriut. Në tekstin e deklaratës thuhet se kërkesa e Prokurorisë së Specializuar për …

Më shumë...

Komuna e Skenderajt ka publikuar e agjendën e aktiviteteve për shënimin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Komuna e Skenderajt ka publikuar të enjtën agjendën e aktiviteteve për shënimin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës pasqyron përkushtimin për të nderuar sakrificën, për të kujtuar rrugëtimin drejt lirisë dhe për të forcuar unitetin …

Më shumë...

Filluan punimet për rehabilitimin dhe rikonstruimin e rrugës Sarosh – Polluzhë – Pastasel – Senoc – Drenoc – Rahovec

Drejtoria e Shërbimeve Publike e komunës së Rahovecit njofton se kanë filluar punimet për rehabilitimin dhe rikonstruimin e rrugës Sarosh – Polluzhë – Pastasel – Senoc – Drenoc – Rahovec. Pas rehabilitimit fillestar, do të vazhdohet me gërryerjen e shtresës ekzistuese dhe riasfaltimin e saj me shtresë të re asfalti. …

Më shumë...

Aktiviteti “Rrugëtimi drejt Pavarësisë” zhvillohet në shkollat e mesme të Ferizajt

Në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në disa shkolla të mesme të qytetit të Ferizajt u organizua aktiviteti edukativ me temën “Rrugëtimi drejt pavarësisë”. Ky aktivitet synoi të afrojë nxënësit më pranë historisë së shtetformimit dhe sakrificave të bëra ndër vite për liri dhe pavarësi. Përfaqësues …

Më shumë...

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për 45 vite burg secili për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Në një intervistë për TopChannel, Milo theksoi se qeveria e Kosovës duhej të kishte reaguar menjëherë pas arrestimit të kryetarit të …

Më shumë...

Përkujtohet në 35 vjetorin e vrasjes martiri vitias, Milaim Tahiri

Me rastin e 35 vjetorit të vrasjes së qytetarit vitias, Milaim Tahiri, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorë, familjarë të martirit dhe të tjerë kanë bërë të enjtë homazhe duke vendosur kurore lule të varri i tij në Gërmovë të Vitisë.  

Më shumë...

Nasim Haradinaj: Specialja përdor frikësimin dhe kërcënimin, kërkesa për 45 vjet burg shkel drejtësinë

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka kritikuar ashpër Prokurorinë e Specializuar në Hagë për qasjen ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë fazës së fjalëve përfundimtare të gjykimit. Haradinaj theksoi se Specialja po përdor “kartën e frikësimit dhe kërcënimit” ndaj të akuzuarve dhe gjithë atyre që i mbrojnë. Ai …

Më shumë...

Avokati Dixon citon Radio Kosovën e Lirë për të sfiduar akuzat ndaj Kadri Veselit në Hagë

Avokati mbrojtës i Kadri Veselit në Hagë, Rodney Dixon, gjatë mbrojtjes së tij ka cituar një material arkivor nga Radio Kosova e Lirë, duke theksuar se Kadri Veseli nuk ka qenë pjesë e ngjarjeve që pretendon prokuroria. Sipas raportit të Radio Kosova e Lirë, i cili mbulon periudhën maj-qershor, prokuroria …

Më shumë...

Arian Tahiri, figura më e votuar pas Bedri Hamzës, udhëheq grupin parlamentar të PDK-së

Sipas raportimeve në media, Arian Tahiri, deputet për herë të parë nga Mitrovica, do të udhëheqë grupin parlamentar të PDK-së gjatë legjislaturës së 10-të, duke u bërë një nga figurat kyçe të partisë. Tahiri, i cili mori më së shumti vota pas kryetarit Bedri Hamza, do të udhëheqë një grup …

Më shumë...

SHFMU “Agim Bajrami” shënon Ditën e Shkollës dhe ditëlindjen e Komandant Agim Bajramit

Me një program kulturo-artistik, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Agim Bajrami” në Stagovë shënoi Ditën e Shkollës dhe ditëlindjen e Komandant Agim Bajramit. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Kryetari i Komunës Sabedin Vishi, i cili uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për Ditën e Shkollës, ndërsa vlerësoi lart sakrificën …

Më shumë...