ISA FERIZAJ

Isa Ferizaj: KUSH PO I VRET SHQIPTARËT ?! II

 

 VRASJET QË KANË NDODHUR NË 27 VJET NË SHQIPËRI     (15/12/2017 – 08:07)

                                   

VITI

 

Të vrarë

VITI

 

Të vrarë

VITI

 

Të vrarë

1990  – 129 të vrarë 2000 – 275 të vrarë 2010  -118 të vrarë
1991  –  205 2001  –  208 2011  – 124
1992  –  251 2002  –  179 2012  – 126
1993  –  268 2003  –  144 2013  – 107
1994  –  265 2004  – 119 2014  –   98
1995  –  210 2005  – 131 2015  –   54
1006  –  248 2006  –   87 2016  –   71
1997  -1542 2007  – 103 2017  –   47
1998  –  573 2008  –   88 2018  –   68    ( INSTAT )
1999  –  496 2009  –   82 2019  –   63    ( INSTAT )

*Marrë nga interneti – www.ora news. Tv . article . raport – 1990 – 2017– vit – pas-viti”.

*  Për 30 vjet, 1990 -2019, na del se në Shqipëri janë vrarë 6479 njerëz, ose 216 njerëz në vit. Edhe po të kishte qënë situatë lufte, kjo shifër do të kishte qënë shumë e lartë.

Nga një burim tjetër, po për dukurinë e vrasjeve në Shqipërinë e demokracisë borgjeze kemi këto balance, të cilat ngjajnë si dy pika uji me bilancet në rrethana luftarake:

Gazeta  “TemA” (onlain)  – 10 janar 2014 :

VITI

 

Të vrarë

VITI

 

Të vrarë

VITI

 

Të vrarë

1990  –  205  të vrarë 2000 – 275 të vrarë 2010  -118 të vrarë
1991  –  205 2001  –  208 2011  – 124
1992  –  251 2002  –  179 2012  – 125
1993  –  268 2003  –  144 2013  – 120
1994  –  265 2004  – 119
1995  –  210 2005  – 131
1006  –  248 2006  –   87
1997  -1542 2007  – 103
1998  –  573 2008  –   88
1999  –  496 2009  –   82

*  Për 24 vjet, në Shqipëri, janë vrarë 6144 njerëz, ose 256 njerëz në vit. (!!)

*Në 5 muaj – janar – maj 2021 kanë ndodhur  27 vrasje.* ( TV Klan – “OPINION” – dt.07.06.2021).

Gazetari Marin Mema në emisionin“Gjurmë shqiptare” në ‘Top chennel. tv.’, me datën 27 mars 2021, në orën 21, thotë se që nga viti 1992 e deri në vitin 2000 u vranë në tokën greke 80 shqiptarë nga policia e ushtria greke. Nga viti 1992 e deri në vitin 2020 janë vrarë mbi 100 shqiptarë në tokën greke nga policia e ushtria greke e, shteti shqiptarë është mjaftuar me ndonjë deklaratë të rrallë e të thatë.

A nuk janë vrasje edhe vdekjet e njerëzve shqiptarë në këto vite të mbrapshta borgjeze, nga aksidentet automobilistike rrugore? Po! Ja disa të dhëna të tjera që flasin qart për natyrën kriminale të këtij rendi ekonomiko – shoqëror me emrin ‘kapitalizëm’, nga ky lloj krimi vrasës, krim që rrjedh nga mosvlerësimi i jetës së njeriut nga shteti dhe rendi shoqëror i sotëm borgjez, në vendin tonë:

– Vdekjet në aksidentet rrugore – *(Gazeta “SOT” 10.05.2013:  Shqipëria pa siguri rrugore, në 20 vjet ka mbi 18 mijë aksidente me  9710  viktima dhe 26 mijë të plagosur .

– Në 11 vite në Shqipëri (2010 – 2020) nga aksidentet automobilistike në rrugë, kanë humbur jetën: 3146 + 181= 3327  njerëzose afërsisht 302 njerëz në çdo vit. *(TVSH- Lajmet e orës 13.00, më 20.01.2020  + .   {INSTAT – Aksidentet rrugore mujore – shet. 1; (Nga viti 2010 – 2020 për çdo muaj)}.  

Aksidentet rrugore shkaktojnë më shumë viktima në Shqipëri sesa vrasje, apo edhe humbjet e jetëve nga sëmundjet kancerogjene.  *( abc news – 13:07- 27 tetor, 2019)

Në 65 ditë (2021) shenohen 88 viktima, nga aksidentet automobilistike rrugore !

          Nuk po e lodh më shumë lexuesin tim të nderuar me shifra dhe fakte rreth vrasjeve në Shqipërinë e këtyre viteve anarshiste e revanshiste, herë me ngjyra e me përmbajtje fashiste e, herë me ato liberalet që i lejojnë ekstremit djathtist të djegë e të vrasë sa herë të doje e, ku të dojë.

          Kushdo me arsye të kthjellët e të shëndoshë që ndalon gjykimin tek kjo dukuri turpëruese, ‘vrasja’, do të ndjejë se si nëpër damarët e venat e tij, do t’i vlojë edhe gjaku, nga turpërimi që ia riinjektuan, pas një harrese mbi 40 – vjeçare të kësaj plage, në kohën e Socializmit.

          Sot vriten shqiptarët me njëri – tjetrin, sepse kështu thotë (urdhëron) e dëshiron antishqiptarizmi që nga ai historiku e, deri tek ky aktuali; sepse, kështu e për këtë punojnë edhe mediat ‘shqiptare’, shpirtshitura tek djalli; sepse kështu, duke i nxjerrë shumicën e kriminelëve dhe të vrasësve si ‘njerëzme çrregullime mendore’, si njerëz ‘nën efektin e drogave dhe të alkoolit’, si njerëz ‘manjakë’, si njerëz ‘të vrazhdtë’, nuk bëjnë gjë tjetër veçse punojnë për vertetimin e platformave antishqiptare, të vjetra e të reja, të Çubrilloviçve të vjetër e të rinj.

Ky rend ekonomiko – shoqëror kapitalist është rendi që i ka në gjenezën e vet vrasjet, por edhe të gjitha plagët më të ulëta morale, njerëzore e shoqërore, pa të cilat as që mund të ekzistojë. Po të mos e shoqëronin këtë rend, në çdo hap të vetin këto dukuri e plagë, si pasaporta të identitetit të tij, me siguri që do të quhej, ose socializëm, ose komunizëm.

Natyra çnjerëzore e kapitalizmit vret çdo minutë, çdo orë e çdo ditë e, s’ndjen të ngopur. Natyrshëm del edhe përfundimi më se logjik e, si në dreitën e diellit se: Shqiptarët sot në këto tri dekadat e fundit i ka vrarë vetem një vrasës, që është tepër real e, ndaj të cilit duhet të kërkojnë marrjen e hakut e larjen e gjakut. Ky vrasës i shqiptarëve është vetem rendi kapitalist e, jo shqiptarët e trullosur nga ‘droga’ e politikës përçarëse e sunduese e këtij vampiri e gjakpirësi jetëvrasës! Mbështetja e këtij rendi çnjerëzor nga populli në shumicë, ngjan me një çmenduri, ku viktimat e dashurojnë viktimizuesin!

U ndala tek plaga e vrasjes, pasi kjo sot po merr  ngjyrat e një epidemie e, askush s’po mundet ta parandalojë, me masa diagnostifikuese, si në shëndetësinë e socializmit.

Mendoj se nuk e kemi kohën e, as luksin që ne shqiptarët, në këtë cak kohor historik, që të merremi me dukuri të kohërave të kalbura moralisht e politikisht, me ndarje e përçarje, shprehje e një mendësie atavizmë e kohërave të errëta të mendimit njerëzor, çka do të turpëroheshin edhe brezat tanë të njëmijë shekujve para nesh.

Sot shqiptaria e shëndoshë dhe qendrestare, atdhetare e mendjendritur kërkon mirëkuptim e bashkëveprim, progreside e gen shqiptar, që frymëzojnë, orientojnë e prijnë me veprime konkrete për kah ribashkimi i trojeve e i kombit tonë. Kur baballarët e këtyre ‘aleatëve’ tanë evropianë na ndanë e na përçanë barbarisht e çnjerëzisht, nuk na pyetën fare ne, as si qenie njerëzore. Përse u dashka që ne sot, t’i pyesim e t’iu lutemi këtyre bijëve të atyre mendjeplakurve antishqiptarë, kur jemi në rrethana mijëra herë më të volitshme për ne si komb, që të realizojmë kryeëndrrën tonë të të gjithë brezave që luftuan e ranë për realizimin e saj? Në se kjo politika e sotme përbetohet tek aleatja e saj më e madhe, SHBA, mos ta turpërojë aleaten e saj besnike, duke u sjellur si servile e saj, si e pazonja për të tentuar ta nxjerrë vetë qimen nga qulli në sahanin e vet, si një aleate që din dhe zotëron vetem profesionin e grindjes me vetveten, por edhe atë të vënies në sherbim të viktimizuesit shekullor. Këtë nuk e dëshiron as Amerika, por asnjë aleat serioz i shqiptarëve. Ndaj kësisoj sjelljesh ndjen neveri çdo aleat i yni, kushdo qoftë ai.

Rrethanat historike vijnë rrallë nga dera e atij që ka nevojë për ndihmën e tyre, ndaj ato kanë ardhur me kohë, por s’mund të rrinë pa pushim të na presin para derës tonë, sa të biem në ujdi ne me njëri – tjetrin e, të heqim dorë nga mistreclleqet banale politike në raport me dy shtetet tona shqiptare në Ballkan.  Kjo është koha e shqiptarëve, që poflet shqip dhe po frymon shqip, ndaj ndalojeni vrasjen e saj! Vetem bashkimi kombëtar shqiptar është arma që vret me leje e, me ligj, të gjithë vrasësit e kriminelët, politikat e pushtetet kriminale ndër shtetet e sotme shqiptare.

                                                                                                                 Tiranë, më 08.06.2021.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Kongresi amerikan ka votuar, pro intervenimit të NATO-s kundër Serbisë. Holbruk i ka dhënë autorizimet e caktuara Havier Solanës. (23 mars, 1999)

Ahmet Qeriqi: Kongresi amerikan ka votuar, pro intervenimit të NATO-s kundër Serbisë. Holbruk i ka dhënë autorizimet e caktuara Havier Solanës. (23 mars, 1999)

Sot është dita e katërt prej fillimit të ofensivës së përgjithshme të forcave armike. Luftëtarët …