21 Fëmijë do ta shpërfaqin talentin ne edicionin e 16 të festivalit të këngës për fëmijë “Fluturat 2016”

21 Fëmijë do ta shpërfaqin talentin ne edicionin e 16 të festivalit të këngës për fëmijë “Fluturat 2016”

Në Prizren çdo gjë është e gatshme, që sonte nga ora 20 e 30 në skenën e bukur, në qiellin e hapur, në kejin e Lumëbardhit, në Shatërvan të Prizrenit, të këndojnë 21 fëmijë të talentuar, këngët e reja enkas të krijuara  për edicionin e 16 të Festivalit të këngës për fëmijë “Fluturat 2016” të Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport të Kuvendit Komunal të Prizrenit që organizohet nga Studio Helix.. Organizatori i Festivalit, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura, për të ju krijuar kushte fëmijëve, që synojnë botën e këngës. Nga këngët e paraqitura në konkursin për edicionin e 16, janë përzgjedhur 21 kompozime që i përshtaten karakterit të festivalit, dhe sipas organizatorit ofrojnë vlera të mirëfillta muzikore.

Istref Krasniqi, drejtor i Studio Helix, njofton se çdo gjë është e gatshme, ndërsa njofton se renditja e paraqitjes së këngëve, do të hidhet me short gjatë provës gjenerale që mbahet nga ora 17, dhe sipas tij ky short të të behet që të mos ketë ankesa, në renditjen e paraqitjes së këngëve. Ai gjithashtu njofton se emrat e jurisë do të bëhen publike vetëm para fillimit të festivalit, me qëllimin më të mirë, që të mos ketë ndikime në juri, dhe që kënga më e mirë të fitojë. Në edicionin e 16 të festivalit për fëmijë “Fluturat 2016” do të paraqiten këta emra të talentuar që nesër do të jenë pjesë e skenës sonë muzikore: Dorina Elshani me këngën “Presidente 5 vjeçare”, Vesa Berisha me këngën  “S’je i vetëm”,Erina Baftijari, me këngën “Mami im”, Elsa Randobrava me këngën “Dua”, Ester dhe Gjina Kraki, me këngën “Edhe shoqe, edhe motra”, Embla Aliu dhe Puhize Nuhiu me këngën “Pianistja dhe Balerina”, Melosa Fazliu me këngën “Mos i braktisni”, Jora Lleshi me këngën “Tridhjetë e dy dhëmbë”. Luljeta Bega, me këngën “Qilimi Fluturus”, Olisa Lipoveci me këngën “Tomi dhe Xheri”, Sara dhe Hekuran Krasniqi me këngën  “Tre ishujt”, Klea Sinamati me këngën “Kurorë dëshirash, Dhurata Rada me këngën “Do ta pushtojë botën”, Ermira Kastrati me këngën “Kampionët”, Puhiza Shemsedini me këngën “Festivali i fëmijëve”, Ela Kazazi me këngën “Dede”, Eda Lecaj me këngën “Vëllai im”, Dribardha Krasniqi me këngën “Engjellusha”, Erëza Elshani me këngën “Mbretëreshë pa viza”, Marigona Imeri me këngën “Marigona i këndon kukullës” dhe Era Xhakli me këngën “Lule për mësuesen”. Drejtori i Festivalit Istref Krasniqi njofton de për tri vendet e para të jurisë do të ndahen këto çmime: Për vendin e parë 500 euro dhe Flutura e argjendtë, për vendin e dytë 300 Euor dhe për vendin e tretë 200 Euro. Do të ndahen edhe çmimet: debutuesi më i mirë, dueti më i mirë, paraqitja më e mirë skenike dhe çmimi i Studio Helix-it. Gjithashtu nga revista “Fidani” do të ndahen çmimi për tektin më të mirë të këngëve. Festivalin do ta hap kori i fëmijëve “Yjet” nga Prizreni.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …