leoni

22 vjet nga rënia heroike e komandantit dhe pjesëtarit të celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra

Në 22 vjetorin e rënies heroike sot nderohet komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra

Sot bëhen 22 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, i cili ka qenë pjesë e celulave të para të UÇK-së dhe pjesëmarrës i të gjitha luftërave në Drenicë dhe rrethinë. Me këtë rast, sot në orën 09:00, kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe me kryetarin e komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, vizitojnë Kullën e Ilaz Kodrës. Ndërsa në orën 09:30, bëhen homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë dhe në orën 10:00 bëhen homazhe për të rënët në Vërboc. Në organizim të komunës së Skenderajt dhe asaj të Drenasit dhe në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të mbahet edhe një turne në futboll në orën 12:00, në Klinë të Mesme.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …