leoni

22 vjet nga rënia e komandant Ilaz Kodrës me bashkëluftëtarë dhe masakrimi i popullatës shqiptare nga forcat serbe në Verboc

22 vjet nga rënia e komandant Ilaz Kodrës me bashkëluftëtarë dhe masakrimi i popullatës shqiptare nga forcat serbe në Verboc

22 vjet më parë, pas një beteje disa ditore, në Zonën Operative të Drenicës, më 30 prill të vitit 1999, në mbrojtje të popullatës, të cilën po e masakronte  mizorisht ushtria dhe policia serbe  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së: Komandanti i Brigadës 114, Fehmi Lladrovci në zonën Operative të Drenicës,  Ilaz Ismail  Kodra,  pastaj  luftëtarët: Antigonë Fazliu, Lutfi Avdush Musiqi, Bajram Mehmet Aliu, Ferat Xhafer Dvorani, Hamdi Kadri Ferati,  Hysni Xhafer Dvorani, Imer Fazli Dvorani, Isa Adem Ferati, Nuhi Lan Dvorani,  Sejdi Smajl Kralani, Afrim Krasniqi e shumë  e dëshmorë  e martirë të tjerë.

Po atë ditë, më 30 prill të vitit 1999 në altarin e lirisë së Atdheut janë ekzekutuar  edhe dy vëllezërit:  Xhafer Avdyl Gashi dhe Adem Avdyl Gashi. Ata ranë  në vendlindjen e tyre në fshatin, Verboc të Drenicës, ku serbët vranë e masakruan edhe qindra pjesëtarë të popullatës civile, e cila ishte strehuar në male.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, kërkon transparencë nga Qeveria për kushtet e Anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur në lidhje me parakushtet për anëtarësimin e Kosovës …