23 vjet nga rënia heroike e komandantit të UÇK-së, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci

23 vjet nga rënia heroike e komandantit të UÇK-së, Fehmi Lladrovci, Xhevë Krasniqi-Lladrovci dhe e dëshmorëve të tjerë

Sot mbushen 23 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i Zonës së Drenicës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëluftëtares e bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, po ashtu njëra ndër luftëtarët e para të UÇK-së. Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër personalitetet  më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, të cilët ranë më 22 shtator 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe, pas një qëndrese heroike të Fehmiut, Xhevës dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së në fortesat e ngritura në Çiçavicë. Bashkë me ta ra edhe studentja, Fatime Hetemi dhe studenti nga Prishtina, Shefqet Zeka. si dhe Milaim Karaxha  e Behxhet Karaxha. Po atë ditë, gjatë ofensivës që kishte marrë ushtria e policia serbe kundër luftëtarëve të UÇK-së,  në Drenicë  kanë rënë edhe Avni Dibrani e  Sadullah Dibrani, në pikë luftarake të Vaganicës.   Të nesërmen ka rënë duke luftuar  edhe xhaxhai i Fehmiut, Hamit Lladrovci. Fehmi Lladrovci ka qenë komandant i Brigadës 114 të UÇK-së,  e cila pas rënies, mori emrin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …