leoni

25 vjet më parë në Gërlicë të Ferizajt u krye aksioni i parë i UÇK-së, kundër forcave policore serbe

25 vjet më parë në Gërlicë të Ferizajt u krye aksioni i parë i UÇK-së, kundër forcave policore serbe

25 vjet më parë në Gërlicë të Ferizajt u krye aksioni i parë i UÇK-së, kundër forcave policore serbe. Atë ditë krisi pushka e UÇK-së nga Rexhep Bislimi, Ferat Shala, Idriz Hajdari e Afrim Nuha. Këtë aksion para 25 vjetësh, më  12 shtator të vitit 1997, në fshatin Gërlicë e kishin ndërmarrë Rexhep Bislimi, tani hero i popullit, bashkë me Ferat Shalën, deputet i Parlamentit të Kosovës dhe dy bashkëluftëtarët e tyre Idriz Hajdari e Afrim Nuha, me 12 shtator 1997. Lajmin, për ngjarjen e 25 biteve më parë e ka bërë të ditur ish-i burgosuri politik,  Bajrush Xhemajli.

Postimi i plotë i Bajrush  Xhemajlit:

Nën udhëheqjen e Rexhep Bislimit, tani më hero i popullit, bashkë me Ferat Shalën, tani deputet i Parlamentit të Kosovës dhe me dy bashkëluftëtarët e tyre Idriz Hajdarin e Afrim Nuhën, këtu e 25 vjet më parë, 12 shtator 1997, në fshatin Gërlicë, u organizua me plot sukses aksioni  i parë i armatosur në Ferizaj e rrethinë, ku iu bë me dije okupatorit serb se, edhe në këto anë, më nuk do të durohet robëria, se ka djem që bëjnë sakrificën supreme deri në çlirimin e vendit. Në kujtimi të këtij sulmi, që ka rëndësi të jashtëzakonshme për këtë anë, këtu prej ku u sulmua punkti i policisë serbe, po ngritet një obelisk. Lavdi heroit të kombit Rexhep Bislimi, e respekt tre të gjallëve Feratit, Idrizit e Afrimit, dëshmitar të atij aksioni për të cilin sot rrëfyen momente trimërie që na bënë të ndihemi krenarë!

Lavdi të rënëve për liri!

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …