Brickos

Takimi i Procesit të Bërdo-Brijuni përfundoi pa deklaratë të përbashkët, për shkak të mosmarrëveshjeve

Takimi i Procesit të Bërdo-Brijuni përfundoi pa deklaratë të përbashkët, për shkak të mosmarrëveshjeve

Takimi i Procesit të Bërdo-Brijuni përfundoi pa deklaratë të përbashkët të Kroacisë, Sllovenisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për shkak të dallimeve dhe mospajtimit në qëndrime, konfirmoi presidenti slloven Borut Pahor sot në Bërdo afër Kranjës, raporton Anadolu Agency. Në konferencën e përbashkët për shtyp me bashkëkryesuesin e takimit, presidentin kroat Zoran Millanoviq, presidenti slloven Pahor deklaroi se Samiti i 11-të ishte i sukseshëm, duke theksuar se biseda e liderëve ishte konstruktive dhe se liderët diskutuan çështje që i afrojnë dhe jo që i ndajnë ata. “Megjithatë, ne duhet të kuptojmë se cilat dallime janë të pakapërcyeshme në këndvështrimet tona. Megjithatë, nuk ishte aq dramatike sa në fund të mos mund të miratonim konkluzione të caktuara. Ne nuk mundëm ta miratonim deklaratën, ne kishim hequr dorë prej saj që gjatë përgatitjeve, sepse gjatë përgatitjeve mbizotëruan dallimet, por në vetë konferencë mbizotëruan pikëpamjet e përbashkëta që ne të aprovojmë konkluzionet”, tha Pahor.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …