Brickos

Norvegjezi, Josef Martinsen, foli për dhunimet, masakrat e vrasjet e mizore që kryen serbët kundër shqiptarëve

Norvegjezi, Josef Martinsen, foli për dhunimet, masakrat e vrasjet e mizore që kryen serbët kundër shqiptarëve

Instituti Shkencor Kosovë – Suedez ka organizuar të hënën në Prishtinë një ligjëratë nga eksperti norvegjez Josef Martinsen, dëshmitar për veprimet gjenocidale të serbëve të kryera mbi popullatën shqiptare. Në këtë ligjëratë autori shpalosi krimet që janë bërë atëkohë nga forcat serbe. Ai ka përmendur dhunimet, masakrat e vrasjet e mizore ndaj shqiptarëve në atë kohë. Ai ka theksuar se pas përfundimit të luftës, 423 gra të dhunuara pranuan të dëshmonin para qeverisë së atëhershme dhe UNMIK-ut. “Ky problem i pazgjidhur ka të bëjë me gratë e dhunuara gjatë luftës, e kam përmendur këtë në librat e mi, por jo shumë është bërë nga qeveria, por edhe nga UNMIK-u për t’i ndihmuar gratë e dhunuara. Rasti i veçantë ka të bëjë me 423 gratë e dhunuara. Ato janë pajtuar me UNMIK-un dhe qeverinë e atëhershme që ta firmosin një dokument i cili tregon historinë e tyre. Me anë të nënshkrimit të UNMIK-u dhe qeveria e atëhershme kanë pranuar t’i ndihmojnë. Aty ishin veç 423 gra që pranuan të nënshkruhen dhe mijëra të tjera nuk pranuan”, ka thënë Martinsen.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …