Brickos

Majlinda Bregu në Munich: Evropa të integrojë Ballkanin Perëndimor para se të jetë shumë vonë
20220219, MSC, Munich Security Conference, Hotel Bayerischer Hof, Garden Restaurant: Regional Cooperation Council

Majlinda Bregu: Procesi i Berlinit, lajm i mirë për infermierët, mamitë, farmacistët dhe veterinarët

Tiranë – Në kuadër të Procesit të Berlinit, samit i cili po mbahet në Tiranë, sot u firmos marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore, (CEFTA).

Edhe kjo marrëveshje u përgatit nga Këshilli për Bashkpunim Rajonal (RCC).

Sekretarja e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, tha se qytetarët e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, të cilët kanë një kualifkim të tillë, tani mund të nisin procedurat e aplikimit për të punuar në cilindo prej vendeve të rajonit nëse kanë një mundësi të tillë.

“Një tjetër ditë shumë e suksesshme në Tiranë, ku përmes katër profesioneve të reja, e kemi shtuar në shtatë numrin e kualifkimeve profesionale të cilat do të njihen gjithandej Ballkanit Perëndimor. Tani, natyrisht, procedurat do të nisin që këto kualifikime të njihen edhe nga BE dhe jo vetëm mes shteteve të Ballkanit. Natyrisht, e gjithë kjo punë ndihmon në afrimin e rajonit tonë me Bashkimin Evropian”, ka thënë Bregu.

Më tej, ajo ka shtuar se është shumë e rëndësishme që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të ratifikojnë marrëveshjet e arritura në kuadër të Procesit të Berlinit. Me këtë rast, ajo ka veçuar Malin e Zi dhe Bosnjën, si dy vendet e vetme të cilat nuk kanë ratifikuar akoma marrëveshjet e arritura më parë.

Ndërkaq, në kuadër të këtij aktiviteti, Bregu ka thënë se është e rëndësishme që Shqipëria po e bën traditë organizimin e samiteve të nivelit të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …