leoni

38 vjet nga vrasja vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në Untergrupenbach të Gjermanisë

40 vjet nga vrasja e tre militantëve të Lëvizjes Kombëtare, në Untergrupenbah, të Gjermanisë

Më 17 janar të vitit 1982, në Untergrupenbah afër qytetit Heilbronn, Landi i Shtuttgart-it, në Gjermani, në një atentat të përgatitur nga UDB-ja jugosllave u martirizuan atdhetarët shqiptarë të Kosovës: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. Jusuf Gërvalla u lind në Dubovik, më 1 tetor 1943.  Ka qenë veprimtar, shkrimtar dhe organizatori i Lëvizjes kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtar. Ishte themelues i Organizatës, Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e trojeve shqiptare. Shkollimin  lartë tij vijoi në Prishtinë e Ljubjanë, më pas punoi si gazetar në Shkup e Prishtinë. Ishte një intelektual dhe atdhetar  i zëshëm, i cili i shpëtoi arrestimit nga UDB-ja dhe kërkoi azil në Gjermani ku bërë përpjekje të sukseshme për bashkimin e grupeve të shqiptarëve që vepronin në mërgatë.  U vra nga UDB-ja më 17 janar të vitit 1982.

Kadri Zeka lindi më 25 prill të vitit 1953 në fshatin Poliçkë, Malësia e Dardanës. Shkollën fillore e mbaroi në Desivojcë. Meqë më 1968 familja e tij u shpërngul në Gjilan, këtu mbaroi shkollën e mesme. Më 1972 regjistrohet në Fakultetin Jurdik, në Prishtinë, dega e gazetarisë. Më 1973 Kadri Zeka u takon radhëve të organizuara të “Grupit revolucionar”. Ishte në një celulë me Rexhep Malën, Hilmi Ramadanin dhe Hydajet Hysenin, që ishte shoku i tij i pandashëm. “Në fakt ky katërsh ka funksionuar, po ashtu fshehtë, si një bërthamë gjysmë e organizuar, edhe gjatë viteve të mëparshme. U vra më 17 janar të vitit 1982.

Bardhosh Gërvalla u lind në vitin  1951, në Dubovik. Ishte tetëvjeçar, kur familja bashkë me të, mërgoi në Slloveni. Atje mbaroi shkollën fillore dhe të mesme në gjuhën sllovene Pastaj u kthye në Kosovë dhe u regjistrua në Universitetin e Prishtinës, ku studioi anglishten. Gjatë kohës së studimeve ai këndoi e komponoi këngë bashkë me të vëllain, Jusufin. Më 1974 shkoi në Gjermani, ku u punësua si punëtor social në Ludvigsburg. Aty pati rastin të takojë dhe të njohë shumë mërgimtarë nga Kosova, të cilëve vazhdimisht u doli në ndihmë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …