Hadergjonaj: Vonesa për krijimin e institucioneve e dëmton kredibilitetin dhe ekonominë e vendit e rritë më shumë deficitin tregtar

Hadergjonaj: Vonesa për krijimin e institucioneve e dëmton kredibilitetin dhe ekonominë e vendit e rritë më shumë deficitin tregtar

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, ish-zëvendëskryetare e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Safete Hadergjonaj, në një intervistë për gazetën “Epoka e re”ka thënë se vonesa për krijimin e institucioneve të reja u dërgon mesazhe negative investitorëve, e dëmton kredibilitetin e vendit tek ndërkombëtarët, edhe ekonominë, e rritë edhe më shumë deficitin tregtar, rrezikon partneritetin me institucionet financiare ndërkombëtare, e dëmton zhvillimin e biznesit në Kosovë, si dhe thellon edhe më tutje shkallën e lartë të papunësisë.

“Gjendjen ekonomike jo të mirë dhe shkallën e lartë të papunësisë, mosfunksionimi i institucioneve e thellon edhe më tutje, sepse bllokadat japin efektet negative më së shumti në ekonomi. Ne kemi pasur një bllokadë institucionale tre vjet më parë dhe efektet e kësaj bllokade nuk janë evituar lehtë dhe janë bartur nga viti në vit. Në vitin 2014 vështirësitë në ndërtimin e institucioneve kanë sjellë deri te rënia e rritjes ekonomike, ulja e investimeve të huaja direkte, mosrealizim të investimeve kapitale etj. Askush nuk investon kapitalin e vet në një vend që nuk ka stabilitet politik. Secili investitor do që ta ketë të sigurt kapitalin e vet në atë vend ku investon. Bllokada institucionale e përsëritur tani pas tre vjetësh dërgon mesazhe negative te investitorët, dëmton kredibilitetin e vendit tonë tek ndërkombëtarët, dëmton edhe më tutje ekonominë, rritë edhe më shumë deficitin tregtar, rrezikon partneritetin me institucionet financiare ndërkombëtare, vështirëson investimet e huaja direkte, dëmton zhvillimin e biznesit në Kosovë, thellon edhe më tutje shkallën e lartë të papunësisë”, ka thënë Hadergjonaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …