(8. 11. 2007) Gëzim MEKULI: RETORIKA DHE POLITIKA

 


Sipas definicionit tradicional intelektualët janë një kategori mendimtarësh të cilët “kyqen” aktivisht në hapsirën publike. Kështu këta janë edhe shprehje e vetëdijes kritike të shoqërisë. Dhe, komunikimi është mekanizmi me i rëndësishem kontrrollues i një shoqerie demokratike.
Filozofët John Locke (1632 1704) dhe Rene Descartes (1556 1659) refuzojnë emocionet si mënyrë për të njohur vehten, të tjerët dhe botën. Arsyeja dhe të menduarit e arsyeshëm, sipas këtyre filozofëve, është e kundërta e emocioneve.
Thënja e njohur e Dekartit “mendoj pra ekzistoj”, ishte një tentim-përdallimi dhe diferencim i prerë i arsyes nga ndjenjat. Por në lidhje me përdallimin në mes të emocioneve dhe logjikës, hulumtimet në retorikën moderne dëshmojnë e tregojnë se emocionet janë këto që shpesh edhe u paraprijnë të menduarit dhe logjikës sonë. Shkak për këtë shkrim u bë deklaratat e politikanëve serb, në raport ndaj pavarësisë së Kosovës; Ishte saktesisht vetdeklarata e përsëritur e presidentit serb Boris Tadic. Politikat serbe janë duke përdorur me pompë retorikën religjioze. Religjioni është pjesë e diplomacisë së saj. E, kjo me qëllim që të legjitimizohet lufta, dhuna dhe neokolonializimi i Kosvës. Presidenti Tadiç, ka paralajmëruar së mund të këtë dhunë n.q.s. pavarësia e Kosovës është e njëanshme. Kosova është kinsedjepi i kulturës dhe religjinit serb, përsërit ai.
Një nga shkaqet e efektit të madh të retorikës së Tadicit është, se kjo deklaratë, duam apo s’duam ne, shkakton frikë dhe panikë. Nëse një politikan (retor) dëshiron të ndikoj dhe të bindë të tjerët, at’herë ky duhet të ketë njohuri të kënaqshme për natyrën biologjike të qenjes njerëzore dhe, mënyrën se si funksionojnë ndjenjat tek njeriu.
Që në antikë Aristoteli sqaroj se ndjenjat janë ndikuese shpirtërore, e, që “detyrojnë” njeriun të ndryshoj mendimin dhe veprimin. Ne gjykojme në mënyra të ndryshme e terësisht subjektive. Dhe, kjo varet shumë edhe nga ajo së në c’mënyrë jemi të disponuar; a jemi të kërcnuar? A jemi të kënaqur? Jemi miqësor apo armiqësor ndaj qështjes? Deklarata frikëprodhuese e Tadicit të përkujton përsëri mësimin e Aristotelit, i cili që moti thoshte: se janë tri gjera që një fjalembajtës duhet ti ketë parasysh n.q.s. këta dëshirojnë të zgjojnë dhe të luajnë me ndjenjat e masës, apo edhe në të kundërtën, nëse duan ti shtypin këto ndjenja. Për retorin, së parit, është me rëndësi të kuptohet, së në c’farë gjendje psikollogjike është populli, nëse zgjohen ndjenjat; pra duhet të kuptohet prapavija e ndjenjes. Së dyti kujt i drejtohen këto ndjenja.
Pra, kush është shkaktari i kësaj ndjenje. Dhe, së treti cila është arsyeja që kjo ndjenjë bënë të zgjohet e të përforcohet?
Po i lexuam në qetsi deklaratat e Tadicit kuptojmë se presidenti serb ka këshilltarë profesional nga fusha e shkencës së retorikës dhe medias. Këshilltar që shkencën e retorikës e përdorin më shumë për përfitime politike, e me pak për ato partiake.

Pse e them këtë dhe pse mendoj kështu ?

Tadici është një-politikan (retor) që njef shumë mirë këto tri veti ndikuese e bindëse të retorikës. Si njerëz që jemi, cdo ndodhi që për ne është e larget (edhe nëse kjo është e dhimshme dhe e dhunshme), nuk shkakton frikë. Por, nëse dhuna dhe dhimbja është e afërt, at’herë kjo prodhon panikë, frikë dhe pasiguri: ndjenjat e frikës janë të gjalla dhe nuk të lënë të qetë. E, pra është kjo arsyeja së përse për shqiptarët retorika e Tadiqit, (kupto e shtetit zyrtar serb) «keqkuptohet» e ka konotacione frike. Deklaratat e politikanëve serb nuk janë të rastesishme dhe të padjallëzuara; është krejt tjetra: këto janë të qëllimshme dhe të „djallëzuara“. Janë pjesë e «diplomacisë publike» (public diplomacy).
Frika përshpejtohet dhe fuqizohet nga «shteti i keq» dhe nga ATA që në mënyrë të drejtëpërdrejtë, përmes fuqisë së tyre, edhe mund të na dëmtojnë, shkatërrojne, apo të shkaktojnë dhimbje e trishtim. Po, qenja njerëzore e racionale i frigohet njerëzve që kanë shumfuqi dhe pushtet. Akoma më shumë; ne u frigohemi këtyre njerëzve të fuqishëm kurë kuptojmë se, këta nuk janë të logjikshëm, dhe, janë nacionalist të nevrikosur.

Spastrimi vullnetar i trurit

Sipas porosisë së deklaratave të Tadiqit, për të ndier frikën, ne duhet, përpos tjerash, të kemi edhe një qik shpresë, që të kemi mundësinë që ti shmangemi asaj që në i frikësohemi. Pra, nëse shqiptarët “duan ti ikin luftës” dhe përdhunimeve nga politikat serbe, at’herë këta ti vënë gishtin kokës e “mos të turren” e ta shpallin pavarësinë e njëanshme. Pra, shpresa “e vetme” për shqiptarët, nëse duan të jenë të qetësuar e të patrazuar, është që politikanëve mos t’u bëhet edhe aq shumë presionin nga populli për të kërkuar shpalljen e pavaresisë. Si rrjedhim i kësaj “logjike” del se, deklarata retorike e Tadicit, në këtë rast, nuk i drejtohet politikave të Prishtinës, por opinionit dhe popullit shqiptar.
Sepse përmes «popullit të frikësuar e të shqetesuar», dëshirohet të cimentohet bindja për «me ndejt urt, e mos me bo sherr» dhe, pasivizimin e «mendimit dhe veprimit tjetër». Kjo strategji retorike kërkon «spastrimin vullnetar» të trurit. Llogaria është e thjështë; Një popull që është i pashpresë dhe «i lodhur», është popull i dorëzuar dhe, nuk ndien frikë. Kështu retorika “profesionale” e Tadiqit ballafaqon luftën me paqen, miqësinë me armiqësinë, shkaterrimet me ndërtimet, lotin me gëzimin, gjakun me parfumin… Por, për të ndikuar tek njerëzit, përpos njohurive mbi ndjenjat e qenjes njerëzore, rëndësi të vecant kanë edhe njohuria mbi vetitë e grup-moshave; pra vetitë e të rinjëve, moshës së mesme dhe atyre të moshuarve. Secila grup-moshë ka vetitë e veta përdalluese. P.sh të rinjët janë më shumë e më lehtë të lakueshëm në qendrimet e tyre. Këta janë më emocional dhe më gjaknxehtë. “Hallakaten” shpejtë, e “ftohen” edhe me shpejtë.

Mirëpo këta janë edhe me besnik, sepse nuk kannë pasur mundesinë të mashtrohen nga të tjerët. Këta janë edhe me plot shpresë, sepse këta nuk kanë përjetuar shumë humbje. Grup-mosha e pjekur dhe ajo e moshuar janë më të kujdesshëm, sepse këta janë të sprovuar me dështime dhe me humbje. Këta e din fort mire së c’farë don të thot të “ngulesh” e të humbesh dikënd e dicka që dikur ka qenë e jotja dhe njëkohësisht aq e shtrenjët dhe dashur. E pra, ndjenja/emocionalja ka dimenzion racional dhe, racionalja, po ashtu, ka dimenzionin emocional.
Fjalia e Tadiqit, (ndjenjën dhe frigën që kjo ngjallë tek populli), i mirëpërshtatet qëllimit dhe pranuësit të tijë (kupto opinionit shqiptar). Për këtë politikan është me rëndësi që komunikimi dhe emocionet “ti përshtaten publikut të tijë”, e jo vehtes së tijë. Kjo «fjali e tmerrit» dëshiron të tregoj se, argumenti dhe logjika nuk mund të konkurojnë me frikën, panikën, pra retorikën: Këto të trija bashkë kanë monopol mbi «të vërtetën»: C’pordhja e retorikës së Tadiqit do të konkretizohej vetëm dhe vetem me shpalljen e pavaresise së Kosovës. E, ky do të ishte kunderargumenti i detyrueshem politik dhe, jo retorik i politikave dhe vetëdijes shtetformuese të shqiptareve të shekullit XXI.
Në shtetet demokratike qeveritë kanë frikë nga populli, ndërsa tek ne populli ka frikë nga qeveria. Dëshmojeni të kundërtën; Shpalleni! Mos u tutni!

Kontrolloni gjithashtu

Petkoviq ka thënë se Besnik Bislimi ka pranuar të flas për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Edhe takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, lidhur me dinarin përfundoi pa marrëveshje

Edhe takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, lidhur me dinarin …