894 kontejner për Komunën e Hanit të Elezit

Nënkryetari i Komunës së Hanit të Elezit Mallzum Qajani, priti në takim pune zyrtarë nga Ministria e Ambientit, Abdullah Pirçe Zyrtarë për ndryshime Klimatike, Burim Cakolli Zyrtar Financiar dhe Agron Maloku Zyrtar i Logjistikës. Ata e njoftuan nënkryetarin se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe GIZ-in gjerman në kuadër të grantit të përformancës për mjedis të pastër, ka ndarë 894 kontejner për mbeturina me kapacitet prej 120 L për Komunën e Hanit të Elezit si shpërblim për organizimin e shumë aksioneve të pastrimit, aktivitete sportive e aktivitete të tjera ambientaliste në kuadër të aktiviteteve për mjedis të pastër.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …