Sfishta: Institucionet përkatese duhet të japin dritën e “gjelbër”, se kur mund të pranohen studentët në konvikte

95 qytetarë të cilët po qëndrojnë të izoluar në konviktet e studentëve në Prishtinë, kanë rezultuar negativë

Kanë rezultuar negativë 95 persona të cilët po qëndrojnë të izoluar në konviktet e studentëve në Prishtinë. Testimi i këtij grupi u bë dje dhe ky është grupi i tretë nga Qendra e Studentëve. Izet Sadiku, infektolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka konfirmuar se grupi në fjalë lirohet sot në shtëpi. Karantina- COVID19 Sot është testuar edhe grupi i tretë i personave të vendosur në Karantinë në Qendrën e Studentëve. Janë testuar 95 persona 0për COVID19 dhe të gjithë janë negativ!Nesër (e dielë) ky grup lirohet në shtëpi!#rrinshpi“, ka shkruar Sadiku. Ndryshe, numri i të infektuarve me koronaivrus në Kosovë ka arritur në 140. Nga ky numër, 23 janë shëruar, ndërsa një ka ndërruar jetë. Ditë më parë të ndaluarit në këtë Konvikt kanë protestuar për shkak të mbajtjes një kohë të gjatë dhe zhagitjes së analizave.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu Kodra

Blerta Deliu-Kodra: Shkaktare për mos zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit është Vetëvendosja

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se shkaktare për mos zgjedhjen …