Henry Kissinger: Koronavirusi mund të shkaktojë një “katastrofë ekonomike” që mund të zgjasë për breza të tërë

Henry Kissinger: Koronavirusi mund të shkaktojë “katastrofë ekonomike” që mund të zgjasë për breza të tërë

Ish-sekretari amerikan i shtetit Henry Kissinger ka paralajmëruar se koronavirusi mund të shkaktojë një “katastrofë ekonomike” që mund të zgjasë për breza të tërë. Në një shkrim në “The Wall Street Journal”, Kissinger thotë se SHBA-ja duhet të mbrojë qytetarët e saj nga kjo sëmundje, derisa duhet që urgjentisht të fillojë punën për planet e një epoke të re. Ai thotë se tani vendimtare është ruajtja e besimit të publikut, dhe paqja ndërkombëtare. Kissinger shton se, “kombet bashkohen dhe lulëzojnë bazuar në besimin se institucionet e tyre mund të parashikojnë fatkeqësi, të ndalin ndikimin e tyre dhe të rivendosin stabilitetin”. Sipas tij kur të mbarojë pandemia e Covid-19, institucionet e shumë vendeve do të perceptohen si të dështuara dhe është irelevante nëse ky gjykim është objektivisht i drejtë. Tutje ai shkruan se koronavirusi ka bërë një goditje me forcë dhe egërsi të paprecedentë. Ai shkruan më tutje se udhëheqësit po përballen me këtë krizë kryesisht mbi baza kombëtare, por impakti i virusit mbi shpërbërjen e shoqërive, nuk njeh kufij.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …