Brickos

Vuçiq e mbështet opsionin e marrjes së Veriut të Kosovës nga Serbia por jo në shkëmbim të Kosovës Lindore

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se e mbështet opsionin e ndarjes së Kosovës, marrjes së Veriut të Kosovës, duke reaguar kundër Peshkopit Teodosije i cili kundërshtoi këtë opsion duke  thënë se ndarja e Kosovës do t’i detyronte serbët e pjesës jugore të largoheshin dhe ndërkohë që ka shfaqur brengën edhe për shkak të manastireve. Vuçiq duke iu përgjigjur Teodosijes ka thënë se shpërngulja e serbëve tashmë është duke ndodhur. Nëse nuk do doni kufi me shqiptarët tani duhet të  përgatitemi ta mbrojmë edhe Vranjën brenda 40 vjetësh. Ai ka vazhduar sulmin duke thënë se Kisha po kundërshton ndarjen për shkak të 650 mijë eurove që i merr nga shteti i Kosovës. “Më mirë të marrim diçka se asgjë” ka thënë Vuçiq duke iu referuar ndarjes së Kosovës. Gjatë këtij muaji në Serbi është shpalosur një propozim që Serbisë t’i jepen 4 komunat në Veri të Kosovës në këmbim të normalizimit të raporteve dhe sipas këtij propozimi Kosova nuk do ta merrte tri komunat shqiptare në Serbi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …