leoni

Ragmi Mustafa është zgjedhur kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Kosovën Lindore

Ragmi Mustafa: Respektojmë vullnetin e popullit për bashkim me Kosovën me Referendumin e vitit 1992

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare dhe kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, pas takimit me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ky është një takim i radhës, për të shpjeguar nevojën dhe domosdoshmërinë për zgjidhjen e çështjes së problemit të tri komunave shqiptare nën Serbi. Duam të konfirmojmë se shqiptarët e kësaj ane  kanë një kapital politik të cilin tani duhet të jetësohet dhe tani në vigjilje të përmbylljes së bisedimeve Prishtinë-Beograd, pse të mos zgjidhet edhe problemi ynë. Dhe në këtë fushë ne jemi të zotuar që të respektojmë vullnetin politik të shqiptarëve me Referendumin e të shprehur rë  1 dhe 2 marsit të vitit 1992 ku shumë qartë janë shprehur se janë për një autonomi politike-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën”. Tani është momenti i zgjidhjes së problemeve të grumbulluara, dhe madje ndoshta do të ishte një moment historik i zgjidhjes së problemeve në mënyrë paqësore”, ka thënë ndër tjerash Mustafa, derisa kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se respekton tërësinë territoriale të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 kanë sjellë një garë të ngushtë mes partive kryesore në vend

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 …