Arbëreshet e Sicilisë kanë qëndruar sot në Skenderaj dhe më pas e kanë vizituar Kompleksin “Adem Jashari”

Arbëreshet e Sicilisë kanë qëndruar sot në Skenderaj dhe më pas e kanë vizituar Kompleksin “Adem Jashari”

Një grup përfaqësuesish nga Arbëreshet e Sicilisë kanë qëndruar sot në Skenderaj, duke vizituar sheshin “Adem Jashari”, ku shëndrit shtatorja e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ku janë pritur nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Ramiz Shala, i cili në emër të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, iu ka dëshiruar mirë se ardhje në Skenderaj. Mysafirët arbëreshë kanë vizituar më pas edhe Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku kanë nderuar dëshmorët të rënë për liri dhe pavarësi të vendit, ndërkaq në fund të vizitës, gazetari dhe autori i librit “Shtegtimet e një gazetari”, Rexhep Rifati, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka dhuruar për kryetarin Jashari një libër me të dhëna historike dhe fotografi nga mbarë trevat shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …