Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Kuvendi i Kosovës qysh ne vitin 2013 kishte nxjerr një Rezolutë për Kosovën Lindore

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, thotë se kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në vitin 2011 kishte qëndrim ndryshe për tri komunat shqiptare të mbetura nën Serbi. Këtë qëndrim Thaçi e kishte shprehur gjatë kohës sa është diskutuar në Kuvendin e Kosovës për këtë pjesë. Haziri ka thënë se Kuvendi i Kosovës qysh ne vitin 2013 kishte nxjerr një Rezolutë për Kosovën Lindore. Tash presidenti Thaçi përmes një konference për media, deklaroi se kërkon respektimin e referendumit të vitit 1992 për bashkimin e kësaj pjese  me Kosovën, duke këmbëngulur se Kosova do të mbetet e pandashme, pa shkëmbim të territoreve. Duke u bazuar në Rezolutën e Kuvendit të Republikës për Kosovën Lindore, të cilën e kam sponsorizuar më 2013 dhe është miratuar me konsensus, ne duhet të punojmë shumë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve atje, duke u respektuar e drejta për referendum dhe duke u harmonizuar me bashkësinë ndërkombëtare. Por, Kosova duhet të ruhet në tërësinë e saj”, tha Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-zyrtari i lartë i EULEX-it: Hetimi ndaj Thaçit, Haradinajt dhe UÇK-së ishte politik, jo i motivuar gjyqësisht

Ish-shefi i Divizionit Ekzekutiv të EULEX-it në Kosovë, Mats Mattsson, ka ngritur dyshime serioze për …