leoni

Gjergj Dedaj

Turqit në Maqedoni nuk pranojnë që Gjergj Dedaj të emërohet ambasador i Kosovës, në Shkup

Partia për Lëvizjen e Turqve në Maqedoni i ka dërguar reagim me shkrim kryetarit të  Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe ministrit të  Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në lidhje me emërimin e Gjergj Dedaj në postin e ambasadorit  të Kosovës në Maqedoni. Jemi kategorikisht kundër që një person me mentalitet fashizoid dhe primitiv të jetë ambasador në vendin tonë, i cili në çdo segment maksimalisht mundohet të promovojë multietnicitetin. Jemi të bindur se pranimi i një personi të tillë si ambasador në Maqedoni, do të rezultojë negativisht në marrëdhëniet multietnike, por edhe në miqësinë mes Maqedonisë dhe Turqisë”, theksohet në reagimin e partisë turke në Maqedoni. Gjergj Dedaj deri para disa ditëve ishte zëvendës ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, por u detyrua të largohet nga posti për shkak të reagimit të turqve të Kosovës, të cilët edhe e kanë paditur për shkak të urrejtjes e përbuzjes në baza kombëtare e fetare.

Kontrolloni gjithashtu

Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Gjykata e Posaçme e Apelit sërish ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës për lirim nga masa “Arrest në shtëpi”

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka rrëzuar kërkesën e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha …