Posta e Kosovës ka promovuar dy pulla postare me imazhet e heronjve: Bekim Berisha dhe Bedri Shala

Posta e Kosovës ka promovuar dy pulla postare me imazhet e heronjve: Bekim Berisha dhe Bedri Shala

Në 20-vjetorin e rënies së dy prej eprorëve më të shquar të UÇK-së, Bekim Berisha dhe Bedri Shala, Posta e Kosovës ka promovuar dy pulla postare me imazhet e tyre. Kryeshefi i postës, Sejdi Hoxha, u shpreh krenar për promovimin e dy pullave postare për këta dy heronj të kombit, duke theksuar se me këto pulla postare po rritet edhe vlera e Postës së Kosovës. “Jemi krenarë që po promovojmë dy pulla postare shumë të çmueshme për dy heronjtë e kombit, Bekim Berisha-Abeu dhe Bedri Shala. Me rastin e 20-vjetorit të rënies po shprehim respekt, po nderojmë familjarët, por edhe njëkohësisht po rritet vlera e filatelisë së Postës së Kosovës. Bekim Berisha dhe Bedri Shala ishin dy ndër  eprorët më emblematikë  të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i, EULEX-i, FSK-ja dhe Policia e Kosovës përfunduan ushtrimin, “Shpata e Argjendtë 2”

KFOR-i, ULEX-i dhe Policia e Kosovës sot në do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët, në Kampin “Vrella”

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Misioni i Bashkimi Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX …