Gjatë kësaj jave mbledhet Këshilli i BE-së, por nuk pritet që të merret vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën

Komiteti LIBE i Parlamentit Evropian sot do të diskutojë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Komiteti për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme i Parlamentit Evropian sot do të diskutojë për çështjen e vizave të Kosovës, ndërsa nesër anëtarët e këtij komiteti pritet të votojnë për këtë çështje. Derisa në Parlamentin Evropian pritet të diskutohet për liberalizimin e vizave, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka bërë të ditur se do të udhëtojë për në Bruksel, ku, siç ka thënë ajo, do të zhvillojë takime me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian. Ministrja është optimiste se Kosova do të marrë lajm pozitiv, përderisa përfaqësuesit e opozitës dhe njohësit e procesit të integrimit janë pesimistë, sidomos për shkak të zhvillimeve të fundit në sistemin e drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …