leoni

Demo Halilagiq: Beogradi po përpiqet të bëjë gjithçka për ta vënë Këshillin Kombëtar Boshnjak në duart e hoxhallarëve

Demo Halilagiq: Beogradi po përpiqet të bëjë gjithçka për ta vënë Këshillin Kombëtar Boshnjak në duart e hoxhallarëve

Që nga koha e Nikolla Pashiqit, regjimi i Beogradit po përpiqet të ulë boshnjakët nga Sanxhaku në një grup fetar. Pashiq shkatërroi Xhemijetin, i ndau  boshnjakët nga    organizata myslimane jugosllave dr. Mehmed Spahos dhe detyroi boshnjakët të jenë me Partinë e tij Radikale, ashtu siç bën edhe Vuçiq sot. Pashiq pastaj u mbështet tek myftinjtë. Këtë përpjekje e kanë zgjeruar   partizanët. U likuidua  Rifat Burxhoviq Trsho, i cili ishte një përfaqësues i boshnjakëve të Sanxhakut  ndërsa myftiu i kuq Murat Sheqeragiq mori vendin e tij. Në kohën e  Titos selia e bashkësisë islame ishte  e vendosur në Prishtinë dhe regjimi i Beogradit ishte mbështetur në poltronët e vet  komunistë  nga Sanxhaku, të cilët menduan dhe  punuan njëjtë si   Beogradi.

Në kohën e Millosheviqit, boshnjakët e Sanxhakut ishin vetëm masë biologjike.

Në përgjigjet dhe komentet në  raportet   ndërkombëtare për shkeljen e   të drejtave të njeriut, ata u paraqitën si qytetarë të besimit mysliman. Në kohën e Zoran Gjingjiq ata u trajtuan si një grup fetar që nuk ka të bëjë fare me boshnjakët e Bosnjës dhe Hercegovinës. Gjingjiq favorizoi udhëheqësit fetarë duke u dhënë atyre privilegje të ndryshme, duke i lidhur ata me Beogradin.

E njëjta praktikë e mori  Aleksandar Vuçiq në përpjekje të rekrutoj nga   Bashkësia Islame një lider gjithboshnjak.

Në nëntor do të ketë zgjedhje për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare. Beogradi do të bëjë gjithçka që Këshillin Kombëtar boshnjak ta  dorëzojë  në duart e hoxhallarëve  dhe në këtë formë institucionet  kombëtare  t’i shndërroj në ato fetare .  Nga 21 Këshilla Kombëtare në Serbi, kjo do të ndodhë vetëm me boshnjakët. Në këtë mënyrë, Beogradi do të marrë një udhëheqës suprem sipas vullnetit të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Gurakuç Kuçi: Zgjedhjet elektorale si gjeopolitikë: Maqedonia e Veriut drejt Perëndimit apo Rusisë dhe reagimi i Gjermanisë

Zgjedhjet elektorale më nuk janë thjesht një ndërmarrje demokratike e organizuar për të kahëzuar zhvillimin …