Dhuna ndaj femrave

Në Vushtrri do të mbahet marshi protestues: Stop dhunës ndaj gruas

Më 31.8.2018 (ditë e premte), në orën 12:15 në oborrin e objektit të Komunës së re, në Vushtrri  do të mbahet Marshi protestues, i cili parashihet të vazhdojë deri në fund të sheshit “Adem Jashari”  përballë shtatores së Legjendarit. Duke pasur parasysh rastet e fundit të dhunës ndaj gruas në Kosovë që madje përfunduan me fatalitet ku fatkeqësisht raste të tilla kemi pasur edhe nga Komuna jonë, ne si anëtare të Kuvendit Komunal të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në bashkëpunim me anëtaret tjera kemi marrë vendim që përmes një proteste të shprehim pakënaqësinë dhe indinjatën tonë ndaj sistemit të rendit dhe drejtësisë për mos efikasitetin e tyre ndaj këtyre fenomeneve. E drejta e gruas është e drejtë e njeriut dhe është si çdo e drejtë tjetër, andaj ne kërkojmë nga institucionet gjegjëse të ndërmarrin të gjitha masat e duhura që të parandalojnë këto dukuri, kurse ata që kanë neglizhuar rastet e tilla të vihen në përgjegjësi. Për këtë protestë jemi bërë bashkë nga te gjitha subjektet politike, aktiviste të shoqërisë civile, aktiviste të të drejtave të njeriut, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore dhe qytetarë të vullnetit të mirë me një kërkesë të vetme: STOP DHUNËS NDAJ GRUAS!

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …