Brickos

Varreza Masive

Beogradi zyrtar po përpiqet të fshijë gjurmët e krimeve kundër shqiptarëve në varrezat masive në Serbi

Qindra  trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës janë gjetur vite më parë në varreza masive në Batajnicë të Serbisë, por nuk ka asnjë gjurmë, asnjë mbishkrim apo pllakë që shënon vendin ku janë gjetur eshtrat e më shumë se 700 shqiptarëve. Institucionet e shtetit serb nuk pranojnë që vendet ku janë gjetur varreza masive me trupa të shqiptarëve të shënohen me “pllaka përkujtimore”, ani pse institucionet e Kosovës deklarojnë që e kanë bërë një kërkesë të tillë. Përveç në Batajnicë, as në Petrovo Selo, Peruçac dhe as në Rudnicë nuk janë lejuar të vendosen memoriale të tilla që tregojnë se në këto vende ka pasur varreza masive. Mos shënjimi i këtyre varrezave masive nga shteti serb, për drejtorin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut Behxhet Shala, është ikje nga përgjegjësia për krimet që janë bërë. Sipas tij, po të ndodhë shënjimi, atëherë shteti i Serbisë do të marrë përgjegjësinë për ato krime.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …