Pjesëtarë të uniformuar të ushtrisë serbe

Partia e Aksionit Demokratik dënon manovrat e paparalajmëruara të ushtrisë serbe në Sanxhak

 Partia e Aksionit  Demokratik të Sanxhakut dënon ashpër demonstrimin e forcës  nga ushtria serbe,   fluturimin e sotshëm të avionëve ushtarakë serbë mbi Novi Pazar, në kohën kur kryetari serb Vuçiq vizitonte veriun e Kosovës. Përdorimi i avionëve ushtarakë mbi qiellin e Novi Pazarit është një kërcënim i hapur për të frikësuar qytetarët e Novi Pazarit dhe Sanxhakut. Ushtria serbe, policia dhe shërbimet e tjera të sigurisë kryen krimet më të rënda kundër boshnjakëve të Sanxhakut, për të cilët askush nuk i është përgjigjur deri tani dhe  këto krime as që janë ndriçuar.

Për këtë arsye, boshnjakët e Sanxhakut shohin ushtrinë serbe, policinë dhe shërbimet e tjera të sigurisë,  e përjetojnë si forcë kërcënuar i forcave e armatosura dhe një rrezik objektiv për jetën. Partia e Aksionit Demokratik e  Sanxhakut kërkon që presidenti dhe kryeministri serb të pezullojnë çdo përdorim të mëtejshëm të forcave të armatosura serbe në Sanxhak, dhe të njëjtat të largohen menjëherë nga territori i Sanxhakut. PAD e Sanxhakut  u bën thirrje përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që të marrin masat e duhura pa vonesë për të ndaluar kërcënimet dhe frikësimin  e boshnjakëve të Sanxhakut nga udhëheqja e shtetit serb dhe forcat e armatosura serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …